Kotzias: Së shpejti mbyllim negociatat me Shqipërinë për paketën me 10 cështje

“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 cështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias nga Norvegjia, teksa mbajti një fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit,

Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.

Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë Helene u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...