Kthehen qokat e frikshme të Alban Bushit, merr në Kombëtare lojtar nga kategoria e 6-të gjermane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çudirat dhe të papriturat e futbollit shqiptar, nuk do të marrin fund asnjëherë dhe qokat e shumta që bëhen në Kategorinë Superiore, kanë nisur të marrin jetë edhe në Kombëtare.

Kështu, Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U21 vazhdon të dhurojë “magji” me listën e të grumbulluarve për ndeshjen miqësore që Shqipëria ka nesër ndaj Italisë.

Pak ditë më parë, Shqipëria luajti ndeshjen zyrtare ndaj Spanjës duke humbur me rezultatin 3-0 dhe në publikimin e listës, binte në sy që një ndër talentet më të vlerësuara në kampionatin shqiptar, Esat Malaj nuk ishte grumbulluar fare në këtë takim.

Sakaq, ditët e fundit është larguar edhe Emir Sahiti nga skuadra, duke qenë se Hajduk Split II kishte ndeshje në Kroaci.

Ky largim, nuk u njoftua nga askush brenda Federatës, por duhej që të shpërndante një lajm portali “Vipsport.al”, që sot të vinte njoftimi nga FSHF-ja.

E keqja nuk përfundon këtu, por te lista e bërë publike nga Bushi për miqësoren me Italinë.

Në listë rezulton që është grumbulluar edhe një futbollist që vjen nga Kategoria e gjashtë në Gjermani.

Bëhet fjalë për Ronaldo Ndreun, për të cilin vetë Alban Bushi në konferencën para ndeshjeve miqësore me Bjellorusinë, shprehej se atë lojtar nuk e njihte dhe se e kishte grumbulluar vetëm nga sugjerimet.

Deri aty, duke gjithçka mirë pasi flitej për miqësore. Bushi shtonte se nëse ky lojtar do ta bindte në ato takime, do ta mbante sërish, në të kundërt nuk e grumbullonte më dhe në fakt tekniku shqiptar ka harruar diçka.

Ronaldo jo vetëm që nuk luajti asnjë minutë në ato dy ndeshje për ta, por është sërish në listë për ndeshjen ndaj Italisë, duke u lënë jashtë lojtarë të tjerë të cilët mund t’i duhen Shpresave për të ardhmen.

Ndreu është 21-vjeç dhe në eliminatoret e radhës, nuk mund të luajë për Kombëtaren, pasi ka kaluar moshën limit.(Vip Sport)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Kthehen qokat e frikshme të Alban Bushit, merr në Kombëtare lojtar nga kategoria e 6-të gjermane”

  1. Xhaxhi Ariu says:

    Alban Bushi nuk duhet te qendroj me ne kete detyre! Ai dhe Duka kane instrumentalizuar “Gjoba Bushi”! Qe te jesh pjese e ekipit U21 Shqiptar duhet te paguash Bushin (jo direkt). Ka plot raste dhe bile persona qe po t’a shikojne qe sistemi i denimit funksionon dhe nuk do kete nxjerje inatesh, nuk kane per tu stepur por do deshmojne per “Gjoba Bushi”!

  2. Hiqeni ket jevgjit ku ka ra Kombetarja jone ne duart e ketij pordhes me rigon

  3. Xhaxhi Ariu says:

    Alban Bushi nuk duhet te qendroj me ne kete detyre! Ai dhe Duka kane instrumentalizuar “Gjoba Bushi”! Qe te jesh pjese e ekipit U21 Shqiptar duhet te paguash Bushin (jo direkt). Ka plot raste dhe bile persona qe po t’a shikojne qe sistemi i denimit funksionon dhe nuk do kete nxjerje inatesh, nuk kane per tu stepur por do deshmojne per “Gjoba Bushi”!!

  4. Arber Iliri says:

    Po ky nuk eshte per trainer edhe si lojtar kur ishte ne Turqi vinte baste me 500 mije dollare ne Shqiperi kur shiste ndeshjen andej.Ky eshte alabak, kush e ka bere kete tip trainer, edhe si lojtar nuk ka qene kushedi se cfare, I mire por jo talent.

Lini një Përgjigje te Arber Iliri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *