Kur qeveria shqiptare e Rexhep Mitrovicës në 1944-ën, punonte për demarkacionin me Malin e Zi dhe bënte demarshe për korigjimin e kufijve…?! (dhe fotot e panjohura)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ekskluzive / Zbulohen dokumentet arkivore të vitit 1944 me korespodencën e Ministrisë së Jashtëme shqiptare të kryeministrit Rexhep Mitrovica, të firmosura nga ministri Bahri Omari, me Zyrën Politike të Ministrisë së Brendëshme, lidhur me problemin e krahinave të Shestanit dhe Dobrovodës që ndodheshin nën Malin e Zi, ku popullsia e tyre kërkonte që të bashkohej me “mëmën Shqipni”

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Problemi i “demarkacionit” me Malin e Zi që ka prej kohësh në axhendë qeveria e Kosovës apo ideja e “korigjimit të kufijve” me fqinjët e tjerë që ka artikuluar për herë të parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para disa kohësh dhe që është bërë një “çështje dite” jo vetëm për politikën zyrtare shqiptare këtej dhe andej kufirit, por edhe për Serbinë dhe kancelaritë kryesore të Perëndimit deri në SHBA, duket se nuk është një gjë e re dhe e panjohur. Një tjetër kryeministër shqiptar, Rexhep Mitrovica, që kryesoi qeverinë e Tiranës nga nëntori i vitit 1943 deri në korrikun e vitit 1944, me kabinetin e tij dhe konkretisht Ministrin e Punëve të Jashtëme, Bahri Omari, janë marrë shumë me problemin e “demarkacionit” me Malin e Zi dhe gjithashtu kanë bërë demarshe edhe për “korigjim kufijsh”, duke iu përgjigjur kërkesës së krahinave të Shestanit dhe Dobrovodës që asokohe ishin nën Malin e Zi, për t’ia bashkuar dhe për të qenë “pjesë e pandame me mëmën Shqipni”.

Dhe për t’ia arritur kësaj, kabineti Mitrovica, nëpërmjet Ministrisë së Jashtëme të kryesuar nga Bahri Omari, ka bërë paraprakisht një studim të imët lidhur me këtë problem, ku përveç përgatitjes së terrenit nga ana e dy krahinave përkatëse, (Shestani ishte pjesë e Komunës së Krajës, ndërsa Dobrovoda, apo Ujmira, pjesë e Anës së Malit), duke filluar me kërkesën e tyre, gjetjen dhe sigurimin e hartave përkatëse, dokumentet e tjera të nevojshme, caktimin e kryenegociatorit etj, kryeministri Mitrovica dhe anëtarët e kabinetit të tij që janë marrë me këtë problem, filluan edhe demarshet diplomatike me kancelaritë e huaja, ku si mbështetje kryesore shikonin Gjermaninë naziste të Hitlerit. Si shëmbull të mirë për këtë hap që po ndërrmerte, qeveria shqiptare e Rexhep Mitrovicës, i referohej komunës së Rrozhajës në Malin e Zi, me të cilën afro shtatë muaj më parë, (dhjetor 1943), kishte ndodhur e njëjta gjë dhe ajo i ishte aneksuar Shqipërisë Etnike. 

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore që i përkasin gjysmës së parë të vitit 1944 dhe që janë të firmosura nga Ministri i Jashtëm, Bahri Omari, të cilat janë pjesë e një korespodence të gjatë lidhur me këtë problem. Në këto dokumente ai i drejtohet Zyrës Politike të Ministrisë së Brendëshme, fillimisht mbi problemin e formimit të një komisioni që do të merrej me caktimin e kufirit me Malin e Zi (demarkacionin) dhe disa muaj më pas, duke sugjeruar dhe orientuar mbi hapat që duheshin ndërrmarrë për t’ja arritur qëllimit që krahinat e Shestanit dhe Dobrovodës, t’i aneksoheshin Shqipërisë, duke korigjuar dhe vënë në vënd një padrejtësi që u ishte bërë atyre (dhe mjaft krahinave të tjera shqiptare nga Tivari në Prevezë) prej Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913.

 Por siç dihet tashmë edhe nga historia, punët e nisura nga qeveria Mitrovica apo dhe të tjera pas tij nuk u realizuan dot për shkak të problemeve të Luftës që percipitonin me orë dhe kështu problemi i “demarkacionit” me Malin e Zi apo dhe “korigjimi i kufijve” mbeti “zvarrë”…?! Për t’u varrosur përfundimisht, apo më saktë përkohësisht, për gjysëm shekulli me rradhë nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës që erdhi në pushtet në nëntorin e vitit 1944, e cila për ironi të fatit, Kryeministrin Mitrovica, apo Ministrin e Jashtëm Bahri Omari, etj, që deshën dhe punuan për Shqipërinë Etnike, t’i quanin “tradhëtarë të shitur”, e t’i shkonin në plumb, kurse veten, ta shpallnin “Heronj të Kombit”, edhe pse bënë pak apo aspak, për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Dokumente në fjalë publikohen të plota dhe ekskluzivisht për gazetën Tema.

LETRAT E MINISTRIT BAHRI OMARI PER MINISTRINE E BRENDESHME

K O N C E P T

SHTETI SHQIPTAR

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTEME Tiranë, më 3 Mars 1944

P.T.

MINISTRISE SE PUNEVE TE MBRENDESHME

T I R A N E

Në përgjegjie të shkresës Nr. 401/164 datë 3 Kallnor 1944, mbi nevojën e parashtruar për formimin e një komisioni që do të ketë për qëllim caktimin e kufirit Shqiptaro-Malazez, Ju njoftojmë se, me letrën tonë datë 15 po të këtij mueji, i jemi sjellë Kryesisë së Këshillit të Ministravet duke kërkuar të vendosë dhe të na japë udhëzimet e rastit mbi landë, mbasi çështja ka një rëndësi të posaçme dhe ka të bëjë si me komandën e Përgjithëshme të Mbrojtjes Kombëtare, ashtu dhe për atë Rojes së Kufinit.

Për sa u përket hartave që kërkohen me të sipërmen, Kryekonsullata Gjermane na njofton se ia ka përcjellë Komandës së Përgjithëshme të Mbrojtjes Kombëtare qysh më datën 20 të muejit të kaluem.

Shtojmë se nuk kemi munguar t’i drejtohemi Kryekonsullatës Gjermane mbi zgjidhjen e fatit të tri zonave asnjanjëse duke i theksuar pikëpamjen Shqiptare, e cila qëndron mbi një të drejtë të pamohueshme në mënyrë që për së shpejti të merren dispozita në përshtatëshmeni me interesat t’ona. Me datën 3 të muejit të kaluar i kemi çfaqur Kryekonsullatës Gjermane nevojën e shtrimjes, kjoftë dhe provizorisht, të reparteve të Rojes së Kufinit ndër zonat asnjajëse, por ende nuk kemi marrë përgjigjien përkatëse të cilën do të ju a njoftojmë në kohën e duhun.

3 Mars 1944 M I N I S T R I

Bahri Omari

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

K O N C E P T

SHTETI SHQIPTAR

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTEME Tiranë, më 19/VI/1944

P.T.

MINISTRISE SE PUNEVE TE MBRENDESHME

* Zyrës Politike –

T I R A N E

Tue iu referue shkresës së Juej Nr.429/1 Res datë 8 të muejit të kaluem, mbi dëshirën e shfaqun prej popullsis së krahinave të Shestanit dhe Dubrovodës për t’ia aneksue Shqipnis, kemi nderin t’ju njoftojmë se çashtja bani objektin e një studimi të imët të kësaj Ministrie dhe para se të bahen demarshet diplomatike për mbërritjen e këtij qëllimi, duhet që parija e krahinavet të sipërpërthanuna, të përpilojë një kërkesë të nënshkrume rregullisht me anë të së cilës të kërkohet të vihet në vënd dëshira e saj si përfaqësuese e autorizueme t’asaj popullsije.

Me këtë rast dhe pa humbur kohë, lutemi të ngarkohet personi i përshtatshëm për marrjen e kësaj nisjative. Kujtojmë se këtë barrë kish me e krye ma së mirit Komandanti i Baonit të Gjindarmërisë Shëtitëse t’Ulqinit.

Një arsye tjetër që na shtyn të sugjerojmë këtë mënyrë veprimi, të cilën, shpresojmë se ajo Ministri ka me e çmue për efektet e ma vonëshme, asht dhe ajo e patjes të nji dokumenti që mund të na hyjë në punë në t’ardhmen kur të bëjmë rivendikimet t’ona toksore.

Prandaj, tue marrë parasysh sa më sipër, lutemi të keni mirësinë të epni urdhërat përkatëse Prefekturës së Shkodrës që të veprojë sa më shpejt në kuptimin e sipërthanun, tue ndjekun në këtë rast, shëmbllën e Nënprefekturës së Rrozhajës. (Shkresa e Juej Nr.475/141 datë 4 dhetuer 1943 relative me kërkesën e Kryepleqësisë së Petnicës për të bamun pjesë e pandame me nanën Shqipni).

Në lutjen në fjalë, kishte me qenë e udhës të shënohen përveç konsideratave gjuhësore-kombëtare d.m.th. shqiptaris së krahinave Shestan e Dobrovodë edhe ato me karakter historik, gjeo-politik, ekonomik, shoqnuer etj. Njokohësisht duhet t’i kushtohet një kujdesi e veçantë vuajtjeve të kësaj popullsije prej malazezëve, me të cilët, këjo ka jetue në armiqësi të vazhdueshme.

Përfundimi, lutemi të na njoftohet, mundësisht sa më parë.

M I N I S T R I

Bahri Omari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

12 komente në “Kur qeveria shqiptare e Rexhep Mitrovicës në 1944-ën, punonte për demarkacionin me Malin e Zi dhe bënte demarshe për korigjimin e kufijve…?! (dhe fotot e panjohura)”

  1. kaloç kaluçi says:

    NEPER mbledhje shum gjera kan then pet te lar mutin me shurr tradhtaret dhe kuislinget e kti vendi , por me par se te benin kto mbledhje te luftonin pushtusin se ja kishin len nazifashizmit ne dorte ter SHQIPERIN , gjoia kekonin teritoret ,e per çfar i kerkonin tja jepnin gjermanit , pun plerash antishqiptare , qe antishqiptaret e sotem si ky kaloç kurva kerkojn ti shesin per atdhetar , pun mashtrusish tradhtaresh qe kan merituar plumbin per tradhtit ndaj kombit.

    1. Cjapi says:

      Injorant muzhik Kalluc.
      Nuk arrin, me dashje, te kuptosh per çfar flitet. Nuk di as te shkruash o kakadhi.
      Nuk je ti o malok jugu qe percakton se cilet jane shqiptaret dhe antishqiptaret.
      Ushtria gjermane ishte ne terheqje. Ato kerkonin te shtonin Shqiperine. Tradhetaret kusilinge si Enver Hoxhe muti, ishin zagaret e Dushan Mugoshes, Miladin Popoviçit, o injorant. Ato qe luftonin koleren lindore sllave-komuniste ishin atdhetaret dje dhe sot. Ti kopil i osmaneve-bizantineve-sllaveve ankohu tek ambasad ruse e serbe.

  2. Klimax says:

    Po keta kuislinga, keto kukulla te fashizmit e nazizmit, kishin shitur teresisht pavaresine e Shqiperise nje pushtuesi te huaj, nje pushtues (ne bashkepunim me keto funderina) qe digjte, shkaterronte, persekutonte, masakronte e vriste kedo shqiptar qe kerkonte lirine e vendit, kedo qe simpatizonte jo vetem ushtrine e kuqe te Stalinit, por edhe aleancen demokratike te botes me anglo-amerikanet ne krye.
    Heronj quhen ata qe luftojne pushtuesin dhe jo ata qe i sherbejne pushtuesve! Ata quhen tradhetare!
    Hero eshte Gjergj Kastrioti qe lufoi osmanet dhe jo pashallaret, ministrat e soj e sorollop qe i sherbyen Perandorise Osmane! Heronj jane po ata qe luftuan fashizmin e nazizmin dhe jo ata qe veshen uniformat naziste! Fundi i nazizmit ishte edhe fundi i tyre.
    Dhe normale, fundi i diktatures moniste ishte dhe fundi i pushtetareve te saj!
    Spurdhjak! Na hiqesh dhe nacinalist more zvaranik!!!! Po perse nuk munden te benin Shqiperine e pavarur e jo me “Shqiperine e Madhe” keta dhe te tjere “patriote” ne vitet 1912-1920 me ndihmen e osmaneve, ne 1940 me ndihmen e Italise fashiste, ne 1944 me ndihmen e Gjermanise naziste??!!
    Hajde! Po jeni te zotet beheni sot “Shqiperine e Madhe” me edvinjte, salinjte dhe minjte e tjere dhe leri kerkimet e fletushkave pa vlere nga arkivat e zyrave te nazizmit!

  3. Guri says:

    Keta kolaboracionistet, qe po na i shitni si patriote, kot e kishin qe merreshin me M. E Zi etj. Ata ishin aq bythelepires ndaj Hitlerit , saqe, ne gjendjen e trishtuar dhe te pashprese ku ndodhej ai ne ate kohe, ishte gati t’ia bashkangjiste gjithe Ballkanin “Shqiperise Etnike” per t’i bere ata edhe me shume vasale nga sa ishin ndaj tij. Po si nuk keni turp qe merreni me kesi paçavuresh!

  4. Peza says:

    E po qe te arrinte ky maskara,kelysh antishqiptar te mburrte edhe kriminelin kosovar Mitrovica,nuk eshte me faji i tij,por i prokurorise shqiptare,qe nuk e heton kete nxites te percarjes dhe urrejtjes etnike si te pandehur!
    Po aq fajtor bej edhe botuesin Mero Baze,qe i jep mundesine ketij banditi te perdore materialet e arkivit te shtetit per qellimet e tij armiqesore!
    Ne se mburret edhe krimineli kosovar,atehere Shqiperia ka rene ne duart e armiqve te saj!

    1. Bredhat says:

      Ore katnar peze. Pse i merr per te verteta keto qe shkruan? Nga i di ti, apo mos je 102.4 vjeç dhe gjate luftes ke qene 27.6 vje?
      Po shkruan fjalite e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviçit qe komandonin “çlirimin” e Shqiperise duke perdorur spiunet e tyre si analfabeti osmanlli Myslym Peza me banden e tij.

  5. Shkurrja says:

    O Gur ! O specie primitive!
    Perktheje ne shqip fjalen “kollaborracionist” o muzhik pensionist. O truthare gur. Akoma i lexon librat e Dushan Mugoshes, Miladin Popoviçit, Aleksander Rankoviçit dhe Napoleoon Zerves!?!? Si s’te vjen turp mor malsian?!
    HAHAHA
    O gurshyt, Shqiperia me mire te coptohet qe te mos jete vasale?!?!?!?
    HAHAHHA

  6. Tiku says:

    Rane malet dhe u ngriten halet pas 44. Enveri me karrocieret e tij ministra dhe analafabete.

  7. Vurkari says:

    Fara e qelbet Serbo Sllave ka 70 vjet që po mashtron injorantët e mjerrë se Dushani e Miladini u këputën duke punuar për interesat e shqiptarëve e po mundohet të na bindin se Bahriu, Midhati e Rexhepi qenë tradhëtarë se u bashkuan më Hitlerin për ta zgjeruar e forcuar Shqipërinë.

    100 herë më mirë me Hitlerin e Duçen se aleanca me antishqiptarët sllavë kundër interesave shqiptare.

  8. Tak tuk tik says:

    O Tak tuk tiku

    Po ku i gjete Male ti ATA koolaboracionist fashist bythpambuker mor tiktak?
    Po te ishin Male NUK ishin shkulur AS me Topa, Po iken me bishtin neper Shale.
    ATA s’ishin AS burra Pa Le Male qe s’ishin e s’ishin.
    Ca s’ishin burra se s’i lejonte veladoni e shkonin e cfryshin KE djemte e Pa ritur, te tjeret ja mbathen nga syte kembet Duke Lene bilebrapa Grate e femijet e tyre.
    Vetem shpetuan bithen e tyre. AS burra e AS baballare s’ishin Pa Le Male jo e jo.

    Hale ishin e Hale mbeten.

  9. Cjapi burri dhis says:

    O zhulca o cjeper tradhtaret ne ter boten shmerblim moren plumbin dhe kta kurvat tradhtar ne shqiperi moren ate qe meritonin dhe ju ben ju njetez o plera pa byth,o fshatar te degjenerum.mos hani mut kot se koken ne byth ja u futen 50 vjet dhe tani bridhni si alabak rrac letyrash.

  10. mik says:

    Ajo qeveri qe ju e quani Kuislinge, ne rradhe te pare i ka sherby popullit te vet. Pa qeveri nuk funksionon shteti. Kan qene vende ma patriotike se Shqiperia, dhe prap asht vendose qeveria kuislinge. Qeveria Kuislinge asht ndermjetes midis pushtuesve dhe popullsise se vendit, per me negociu mbi organizimin funksional te shtetit. Pra, dicka qe asht e pashmangshme dhe favorizuese per te gjitha palet, gjate kohes se pushtimit.
    Ashtu si dihet, ne luftene dyte boterore, Shqiperia ishte i vetmi vend i pushtuar nga fashizmi, dhe ma vone edhe nga nazizmi qe nuk dorezoi qofte edhe nje person cifut tek fashistet apo naziztet.
    E gjithe qeveria Kuislinge apo Kolaboracioniste ( quajeni si te doni ) ishte ne dijeni te ketyre rrethanave, e jo vetem qe nuk dorezoi asnje, por edhe i mbrojti ato deri ne sakrifice per jeten. A nuk asht ky nje shembull virtyti, jo vetem i popullit Shqiptare qe i strehoj, por edhe qeverise Kuislinge dhe Kolaboracioniste ( quajini si te doni ) qe i mbrojti ato ? Ky popull me brum fisnik, dhe ajo qeveri kuislinge qe e qeveriste, nuk ishin prodhim i ” njeriut te ri ” komunist, por ishte prodhim i atyre patriotave qe shumkush po i quan tradhetare.
    Le te kalojme ne nje krahasim te vetem : Masakra e Tivarit, ku 3000 mashkuj Shqipetare te Kosoves u masakruan nga Jugosllavet, si rezultat i tradhetise se vellezerve ” patriot ” Shqiptare, ne nje kohe qe Partia e ” patrioteve ” komuniste, kishte kontroll te plote te shtetit.
    Kush jane tradhetaret ketu ?!

Lini një Përgjigje te mik Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *