Matteo Salvini i Suedisë: Një profil i Jimmie Akesson, nga varësia e lojërave të fatit, te “lufta” me emigrantët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në fjalorin e tij politik nuk ka asnjë fjalë raciste, por në programin elektoral të partisë së tij parashikohej pezullimi total i të drejtës për të kërkuar azil në Suedi dhe shkurtim buxheti për të huajt që jetojnë atje. 

Në fushatën elektorale, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson, propozoi daljen e vendit nga BE-ja. Idetë e tij gjetën mbështetje te 1 në 5 suedezë. 

Këtë treguan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të të dielës, që e rendisin të dytën partinë e ekstremit të dhjathtë (me 18% të votave).

“Il Messagero” ka bërë një profil të 39-vjeçarit suedez, që synon t’u bashkohet figurave të njohura populiste në Europë si Metteo Salvini dhe Viktor Orban.

Thembra e Akilit për Akesson është pasioni për videopokerin. Sipas Radios Suedeze, në vitin 2014, ai ka humbur në lojën online plot 70 mijë dollar. Akesson e ka akuzuar radion se ka tentuar t’i prishë imazhin me lajme të tilla.

Para se t’i hynte politikës, Akesson ishte një dizajner rrjeti. I biri i një menaxheri dhe një asistenteje sociale, ai e nisi universitetin por nuk e mbaroi.

Kundërshtimi me forcë i emigracionit ka qenë për vite me radhë kali i tij i betejës. Megjithatë, është gjithnjë i kujdesshëm që ky qëndrim i tij dhe partisë që drejton të mos hyjë në terrenin e racizmit.

“Nuk jemi racistë, nuk jemi ksenofobë. Të gjithë ata që mbanin qëndrime ekstremiste janë larguar nga partia që në 2010-n”, thotë ai.

I rritur në një vend që mirëqenien e ka pasur gjithnjë pikën e fortë, Akesson ka një tjetër ide për shtetin social. Ai mendon se duhet një shtet ekskluziv, që e vë theksin te mbrojtja e qytetarëve skandinavë.

Të tjerët jashtë. Duket se ky qëndrim ka gjetur mbështetje në vendin me 10 milionë banorë, që në vitin 2015 u hapi derën 160 mijë emigrantëve.

Rritja e partisë së tij shënon nisjen e një periudhe pasigurie në Suedi.

Me një qeveri të dobët që pritet të formohet, mundësia e zgjedhjeve të reja dhe rreziku që nacionalistët e Akesson të ndryshojnë ekuilibrat mbeten reale në muajt e ardhshëm.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Akesson rrezikon qeverinë.

Në vitin 2014, kur kishte më pak vende në Parlament, partia e tij bllokoi një ligj të propozuar nga qeveria e kryeministrit Lofven dhe vendi rrezikoi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.  (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Matteo Salvini i Suedisë: Një profil i Jimmie Akesson, nga varësia e lojërave të fatit, te “lufta” me emigrantët”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    PLEHRA SUNITE,kur dikush u mbyll porten ju e citoni si extrem,SS,te djathte,jo human etj,etj….kesisoi pordhe me rigon!!!!
    dhe te gjitha keto kunder nje……………suniti te piset!

  2. Merlin says:

    Ku eshte komenti im ketu???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *