MeToo “rrëzon” një tjetër burrë të pushtetshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një nga njerëzit më të pushtetshëm të televizionit amerikan, Les Moonves, është dorëhequr nga drejtimi i rrjetit CBS, për shkak të akuzave për ngacmim seksual. Vendimi i 68-vjeçarit erdhi në të njëjtën ditë kur gjashtë femra nga revista “New Yorker” denoncuan abuzimin seksual të menaxherit të përgjithshëm Moonves.

Mes akuzueseve është edhe aktorja dhe shkrimtarja Illeana Douglas, ish-partnere e regjisorit Martin Scorcese; skenografja Janet Jones dhe producentja Christine Peters. Në total janë dhjetë gratë që e akuzojnë Moonves se i ka sulmuar seksualisht dhe ka penguar karrierën e tyre kur ato nuk kanë pranuar ngacmimet e tij.

Në një letër, vetë Moonves pranon se ka pasur sjellje të pahijshme në të shkuarën, por mohon intimidimin dhe shantazhin. Ai pranon se disa prej takimeve me gratë që e akuzojnë kanë qenë konsensuale.

Moonves e ka drejtuar korporatën CBS për 15 vite me radhë dhe pas producentit Harvey Weinstein mund të jetë figura më e pushtetshme që bie pas “goditjeve” të lëvizjes #metoo. Bordi drejtues i CBS konfirmoi se dorëheqja e Moonves do të hyjë në fuqi menjëherë.

Grupi mediatik njoftoi se do të dhurojë 20 milionë dollarë për organizatat që mbështesin barazinë gjinore në vendin e punës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *