Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Reagimi i vonuar i Brukselit për ligjin e shumëdebatuar për shembjen e Teatrit Kombëtar, i është servirur publikut në mënyrën më ekstreme të mundshme, aq sa një lexues i pavëmëndshëm zor se kupton dot diçka. Të gjitha mediat pranë qeverisë, në një kor të unifikuar, kanë nënvizuar në titujt e tyre faktin se Ligji special, Edi Rama- Shkëlqim Demir Fusha nuk shkel angazhimet e Shqipërisë në kuadrin e Marrëveshjes së Asocimit.

Ndërsa të gjithë ata që kanë qenë në barrikadën e kundërt, pra që kanë kanë denoncuar një aferë korruptive, ku një kryeministër i jep një klienti të vet, një truall publik dhe lejen e ndërtimit për 6 kulla, pa garë dhe pa tender, kanë nënvizuar dënimin e kësaj praktike nga Brukseli dhe thirrjen që ligji special të amendohet.
Pikërisht për të kthjelluar këtë informacion partizan, që më shumë sesa informimit, i shërben propogandës, duhen shpjeguar fillimisht disa gjëra.

Po, është e vërtetë që opozita, kundështarët e shembjes së teatrit dhe madje edhe media të huaja kanë mbajtur qëndrim se ky ligj special është në kundërshtim me marrëveshjen e MSA.

Po, është gjithashtu e vërtetë se letra e e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjen në Drejtorinë për Negociatat dhe Zgjerimin, Michela Matuella e hedh poshtë këtë pretendim.

Por, ky fakt i vënë si titull në të gjitha mediat e dyshes Rama – Veliaj, është vetëm një detaj në thelbin e qëndrimit që ka mbajtur Brukseli. Sepse që të kuptohet ai, duhet vënë në kontekstin e debatit që është zhvilluar në Shqipëri.

Nga njëra anë këtu u renditën: Edi Rama që prezantoi edhe godinën e re të projektuar nga Bjarke Ingels, Erion Veliaj që s’la aktor të ri dhe burrë plak pa korruptuar, dhe shumica e deputetëve socialistë që votuan ligjin sepecial. Të gjitha ata pretendonin se po i bënin vendit një të mirë publike. Se duke mos pasur para në buxhet, po i jepnin Tiranës një teatër modern që kushtonte 30 milionë euro.

Ndërsa në anën tjetër, qëndronin ata që bërtisnin se kjo është një vjedhje. Një akt i mbyllur që në 2016, mes një kryeministri dhe klientit të tij që ka marrë deri më tani 80 milionë euro para publike. Këta të fundit, ngrinin disa pyetje të thjeshta: Mirë doni teatër të ri (pavarësisht nga mashtrimet që u thurën për godinën historike), mirë s’keni para t’a ndërtoni, po pse ia jepni një firme të vetme? Pse një studioje arkitektonike pa konkurs? Si është e mundur që në këtë biznes, fitimi i të cilit përllogaritet afro 200 milionë euro të mos ftohen edhe kompani të tjera?

Pikërisht, për këto dy pozicione diametralisht të kundërta do të gjykonte Brukseli.

Dhe aty, në qendrën e BE, ku nuk përdor dot as mediat që janë në gjendje t’a bëjnë të bardhën të zezë, ku nuk nxjerr dot as aktorët lapangjozë që lëpijnë natën atë që pështyjnë ditën, qeveria nuk ka pasur asnjë mundësi t’a mbronte pozicionin e saj. Ajo nuk ka qenë në gjendje të argumentojë, se si ka mundësi që parlamenti i këtij vendi, ka bërë një ligj special me emër të veçantë, se i ka falur një biznes 200 milionësh një kompanie pa garë, se i ka dhuruar tokë publike një biznesmeni, duke shmangur votimin e këshillit bashkiak për këtë.

Prandaj, po të lexohet me kujdes letra e ardhur nga BE, aty kuptohet se qeveria shqiptare është tërhequr para zyrtarëve europianë. Ajo nuk ka pasur fuqi t’a mbrojë para tyre një zullum kaq të trashë. Prandaj në përgjigje thuhet shprehimisht: “Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.

Pra i lexuar kështu, qëndrimi i Brukselit është një fitore e qartë e të gjithë atyre që kishin denoncuar tentativën grabitqare Rama, Veliaj, Fusha.

Zbythja e qeverisë para zyrtarëve europianë dhe theksimi prej tyre i domosdoshmërisë për amendimin e ligjit special dhe domosdoshmërinë e garës, i ka dhënë të drejtë të gjithë atyre që kanë denoncuar vjedhjen.

Por, sado i bukur qoftë, ky triumf mbetet vetëm një sadisfaksion moral. Një kënaqësi, që ishin në anën e së drejtës e të gjithë atyre që treguan me gisht këtë mega aferë.

Vetëm kaq, asgjë më shumë.

Sepse praktika e deritanishme na ka treguar se as Rama dhe as oligarkët e tij nuk dinë të ndalen pasi kanë ndjerë erën e milionave. Në ato 80 milionë euro para publike, që qeveria i ka dhënë “Fushës”, ka vërtet prokurime të drejtpërdrejta, por ka gjithashtu edhe plot gara që kanë qenë të tilla vetëm në letër.

Prandaj, nuk do të jetë çudi që edhe me teatrin të ndodhë pikërisht kështu.

Të bëhet një ligj që i hedh hi syve BE-së, por përsëri, gjithçka të përfundojë sipas planit Rama – Fusha.

Pikërisht për këtë, fitorja e lajmit të sotëm është vetëm morale. Ajo tregon se ata që denoncuan grabitjen skadaloze, kishin të drejtë, por ajo nuk garanton asesi, se godina e Teatrit Kombëtar është shpëtuar./Lapsi.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja”

  1. kaposhi says:

    Rama per mendimin tim ka shansin te terhiqet nga kjo sipermarje naive qe mund te jete e sinqerte por teper e atakushme nga opozita qe e ka mare si flamur por qe mund te jete teper e piste kur behet fjale per emra te pervecem. Me normalja do te ishte te fillonte tratrin e me fonde buxhetore per aq sa e lejon mundesija dhe le te zgjatej deri sa te behen leket. Ne nuk u merzitem per rrugen Tirane-Elbasan qe ka 10 vjet e nuk po mbaron jo per pune tratri qe ne fund te fundit e kane “turbinen”. Keshtu i lihet pergjegjesija opozites dhe i mbyllet goja zoraxhinjve si puna e ketij nipi te fisit te krimineleve Kapo, qe minimalisht duhet te kerkonte falje per vrasjet e gjyshit

  2. mirel says:

    Perderisa shqiptaret nuk ngrihen ne kembe kunder korrupsionit, nukka ligj ne BE ta ndaloje hapin e nje despot hajduti qe po e perdor vendin si feud personal.
    Shpejt do mbylli dhe dhenien e detit per Greqine. Dhe kete e konfirmon Kotcia, sepse Ramuti e mban cdo gje ne heshtje te plote

  3. Arber Iliri says:

    aNALIZE KOTI DHE E PA BAZE.gEZOHEMI ME PRISHJEN E TEATRIT TE KALBUR.

    1. Labi says:

      Po ti je serb me fytyre Erdogani

  4. Besnik says:

    Oh shyqyr qe na tregove se nuk po me shijonte kjo birre!

  5. Juri says:

    Po mer debili i Hysni Kapos po pse ben sikur se di se pjesa private e prones ku do ndertohet kullat e teatri e ka mbyllyr kontraten e tokes me Cim Fushen plus Cim Fusha vete nje pjese te tokes private (ngjit me Gjergji Center ) e ka blere ka kohe ( nuk jam kundra se e ka ble brenda rregullave te zoteve historike te tokes) .pra kush bisnesmen mund te futet tjeter ne garen qe pretendon ti dhe BE ne kto kushte . Si mund tja marresh token Cim Fushes ne jeto kushte .Ti thuash qe un do ndertoj ne token rende e mos nderto ti .Atehere kjo gare eshte nul e fituesi eshte paracaktuar.Po qeveria do amendoje ligjin ne parlament ketu do jemi do shpalli edhe garen e fitues do jete Cim Fusha normal se ka token e tij .Keshtu dhe ti qe ben hipokritin ketu te kapesh .pse se ben Cim Fusha vetem teatrin e jo kullat .Pse nuk ngulni kembe qe vetem Teatri te behet bile po pranojme te prishet i vjetri po ama kurre beton e kulla ne ate pak vend qe i kishte ngel qendres ????

    1. e tatepjeta says:

      Se c’paskam nje parandjenje qe ti nuk jeton ne Tirane. Nuk ka me vlere sepse e gjithe Tirana eshte bere beton e kulla , edhe me do behen , perdite ngrihen. Eshte nje urugan betoni qe nuk e ndalim dot me ligj special pa ligj special ai do i marre perpara te gjithe. Mire bete qe iket , mos ktheni me koken mbrapa. Keto nuk behet me as me apo pa BE. e tatepjeta eshte shume e forte. Nuk ka asgje me qe ta ndaloj…..

  6. rroku says:

    E kur flet dhe HYSNI MEDI ANDI BUSHATI besnik te partise brez pas brezi…..

  7. Keta idiote mercenare kane marre kot! BE thote qe teatri te prishet por tenderi te behet me pjesemarres me te shumte! Por andi eshte nje sherbetor i saliut!

  8. Si i kupton te gjitha ky idioti,mire qe te kemi ty more ish bllokmen i hysniut.
    Ky ta kap pa dalur.

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Teatri nuk ka shpetuar nga shembja???
    Po pse,cfare kujtoje ti???
    Ta ka thene gjyshi ate parrullen “Mbi germadhat e Botes se Vjeter do te ngrejme Boten e Re”!???
    Edhe ne,mbi germadhat e Teatrit te Vjeter do te ngrejme Teatrin e Ri!!!
    Ti vazhdo vajtimin e kukuvajkes…

    1. mirel says:

      O zot, ku jane mbledhur gjithe tycat dhe budallenjte rreth Rilindjes.
      Prona publike o rrote b.the, per ate po behet lufta dhe jo per Teatrin.
      Teater te ringreje Ramuti, por jo te grabise pronen publike per Fushen.

  10. Labi says:

    Bravo Andi, respekt.

  11. Korabi says:

    Shkelqim Demir Fusha, Edvin Kristaq Rama, Kallam Deshtaku,. Pse duhet pa tjeter emri i babait? Pse kur nuk arrin dot nivelin e kundershtarit, kalon ne fyerje te ulta, qe tregojne nje defiçit te madh edukate. Nuk mendoj se do na sbpetojne nga vjedhsit ata qe jo vetem kane vjedhur, por edhe kane rrahur kundershtaret, si dhe kane vrare te pa fajshem per interesat e biznesit te tyre.

Lini një Përgjigje te undefined Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *