Nedved: Kur mora vesh klauzolën e Ronaldos, e dija se ai do të ishte lojtar i Juventusit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Legjenda e Juventusit, tashmë si drejtues në klubin bardhezi, Pavel Nedved tregoi prapaskenat e transferimit të “CR7” dhe tha se idenë e transferimit të portugezit ua dha presidenti Perez i Realit.

Klauzola e re e Ronaldos në Madrid, për vetëm 100 milionë euro, bëri që Juventusi të bësojë realisht për ta kryer këtë lëvizje dhe kjo është ajo që thotë dhe Nedved.

“Kur dëgjuam për klauzolën e Ronaldos, ne e dinim se duhej të përpiqeshim ta nënshkruam me atë,” tha ai. “Gjithçka filloi pas një ideje të drejtorit tonë sportiv.

Ne ishim në shtëpi kur ai propozoi idenë për mua dhe presidentin Anjeli. Ne me të vërtetë i pëlqente ideja, ishim të ngazëllyer dhe e dinim se po bëjmë gjënë e duhur”.

Nedved beson se 105 milionë euro të shpenzuara për të sjellë Ronaldon në Itali do të jenë të vlefshme dhe ai shpreson se 33-vjeçari do të jetë në gjendje të çojë Juventusin drejt trofeut të Champions League.

“Ky ishte një transferim i domosdoshëm për të shkuar një hap më tej dhe pas 7 titujsh Serie A, duam dhe synojmë edhe Champions League. Ne do të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe ky kompeticion është objektivi ynë kryesor.

Ronaldo ende nuk ka shënuar në tri ndeshje në Serie A për Juventusin dhe do të synojë të shënojë në ndeshjen e katërt, kundër Sasuolos.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *