Paganini shkodran fiton medaljen e artë në konkursin botëror të Belinit

10 Shtator 2018, 14:32Kulturë TEMA
Paganini shkodran fiton medaljen e artë në konkursin botëror

Elvin Hoxha, violinisti i njohur me origjinë shqiptare, i cili cilësohet si një nga më të famshmit në botë, ka marrë çmimin e parë apo medaljen e artë në Konkursin Ndërkombëtar të Berlinit që është mbajtur më 5 shtator.

Ky është vetëm çmimi i fundit i artistit, i cili performon pa u ndalur në skenat më prestigjoze të të gjithë botës.

Elvini është i biri i Hajredin Hoxhës, një muzikanti nga Shkodra, pinjoll i një familje të njohur intelektuale, i cili jeton në Ankara ku është pjesë e Filarmonisë Republikane të Turqisë.

Një vit më parë, Hajredin Hoxha dhe i biri Elvini, dhanë një koncert madhështor në Shkodër ku performuan së bashku ajkën e këngëve qytetare shkodrane.

Elvin Hoxha është një nga talentet botërore të violinës dhe çmimi i marrë në Berlin është vetëm njëri prej të tillëve që fiton çdo vit.

Elvini, mamanë e ka me origjinë nga Azerbaxhani, presidenti i të cilit i ka dhënë “Paganinit shkodran” një medalje të rëndësishme.

3 komente në “Paganini shkodran fiton medaljen e artë në konkursin botëror të Belinit”

  1. Roberto says:

    Bravo.Dini miku yne i vjeter.Muzikant dhe instrumentist shume i talentuar por mbi te gjithe djale flori,Respekte Din Hoxha dhe urime per talentin e djalit. ? qe normal do te ngjante ty por me nje ndryshim :-).Eshte akoma me i talentuar se sa ty :-). Respekte dhe perqafime. :-).

  2. Brravo na nderove shkodren e shqipnin , urime te perzemerta nje talenti kaq te madh po ky eshte lajm por derrat komentojn vec per ligesi jo per miresi.

  3. KORÇARI says:

    I lumtë djalit që na bën të NDJEHEMI KRENARË, JU JENI KRENARIA E KOMBIT ,JU LUMTË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje