Përballja, ish-vjehrra akuza ndaj familjes së nuses: Nipi i traumatizuar, gjyshi sheh porno në sy të tij

10 Shtator 2018, 13:27Kronika TEMA

Padyshim që historia e tyre bëri xhiron në rrjetet sociale, ku ish-vjehrra u përball live në një emision televiziv me ish-nusen, ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Ndonëse kanë kaluar disa muaj, historia e Elgantinës nga Kuçova dhe ish-vjehrrës së saj, Natasha, vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Natasha është përballur live me ish-nusen e djalit, ndërsa ka vijuar me dozën e fortë të akuzave për familjen e Elgantinës. 

Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. 

Madje ajo shkon edhe më tej, ndërsa shton se gjyshi sheh filma porno në sy të vogëlushit, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh. 

Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. Babai i Eglantiës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën. Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit. 

Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”, tha ish-vjehrra. /BW/

1 komente në “Përballja, ish-vjehrra akuza ndaj familjes së nuses: Nipi i traumatizuar, gjyshi sheh porno në sy të tij”

  1. degelisi says:

    cdo te there “Live”?
    Perdorimi i fjaleve te tilla tregon injoranen e artikull shkruesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje