Peter Crouch kujton historinë e sikletshme te Liverpool me gruan e Xabi Alonso

10 Shtator 2018, 17:44Sport TEMA

Sulmuesi i Stoke City, Peter Crouch, vazhdon të tregojë përmes një kolone në “Daily Mail” anekdotat më të veçanta të karrierës së tij të gjatë, tashmë të mbledhura në autobiografinë “How to be a Footballer”.

Crouch nuk e dinte se ajo që takoi në hotelin e tij ishte Nagore Aramburu, gruaja e shokut të grupit, dhe e gjitha mund të ishte kthyer në një situatë gabimi të pafalshëm, shkruan Telesport.

“Kur kam nënshkruar me Liverpool, në vitin 2005, – thotë anglezi 37-vjeçar, – u sistemova në “Hope Street Hotel”.

Në recepsion ishte një vajzë e bukur, e cila më tërhoqi shumë me mënyrën e buzëqeshjes.

Unë pastaj e ndava këtë histori me disa nga shokët e skuadrës, gjatë trajnimit: Është vërtet shumë e bukur, mendoj se isha me fat që qëllova atje.

Carragher, në fakt, pasi e kuptoi situatën në tërësi, tërhoqi vëmendjen e disa veteranëve të tjerë të klubit, duke përfshirë edhe Xabi Alonso, duke më kërkuar mua për ta treguar të gjithë historinë.

Unë i thashë se vajza kishte flokë të errët dhe dukej pothuajse spanjolle, – kujton ende Crouch. – Më vonë kuptova se ajo ishte gruaja e Xabi Alonsos.

Në fakt ajo ishte spanjolle dhe punonte si recepsioniste për të praktikuar anglishten.

Ishte një situatë e turpshme për mua, por të dy, ajo dhe Xabi, e morën mirë, pasi iu shpjegova se nuk dija gjë për lidhjen e tyre”.

Duhet thënë, megjithatë, se një vajzë e bukur, më pas, ia mori zemrën Crouch, me të cilën u martua në vitin 2011: modelja Abbey Clancy, me të cilën ka tre fëmijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje