Po braktisen qytetet, Tirana “mban” 30% të popullsisë shqiptare

10 Shtator 2018, 18:56Sociale TEMA

Shqipëria është shteti i 11 në Europë (madje përpara Austrisë, Gjermanisë), por edhe të gjithë vendeve ballkanike, me përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në kryeqytet (metropol).

Në një hartë të përpiluar nga Jakubmarian, me të dhënat nacionale të çdo vendi në Europë, tregohet popullsia e zonës metropolitane të kryeqytetit të çdo vendi si përqindje e popullsisë së përgjithshme të vendit.

Sa më i madh numri, aq më shumë vendi është i centralizuar rreth kryeqytetit të tij.

Sipas shifrave të 2016-s, në kryeqytetin shqiptar jeton 30% e popullsisë totale.

Ndërsa në Ballkan, e ndjek Mali i Zi, me po të njëjtën shifër, Kosova me 28%, Maqedonia dhe Serbia me 24% dhe Bosnjë – Hercegovina me 11%.

Shteti më i ‘centralizuar” në Europë dukshëm është Malta, me 90% të popullsisë që jetojnë në kryeqytet; ndjekur nga Luksemburgu 76% dhe Islanda 65%.

Vendet me më pak përqindje të popullsisë së tyre që jetojnë në kryeqytet janë Ukraina 7%, Zvicra dhe Gjermania 5%.

Zona metropolitane e një qyteti është vetë qyteti dhe zona që kryeson si qendra ekonomike e një vendi.

Gjithashtu nganjëherë quhet edhe “rrip i udhëtarëve”, sepse zakonisht përkufizohet si zona përreth një qyteti ku është praktike për njerëzit që të udhëtojnë për të punuar në atë qytet.

Zona metropolitane është një karakterizim më i mirë i shtrirjes së vërtetë të një qyteti, sesa popullsia e qytetit, sepse kufijtë e qytetit shpesh përcaktohen në mënyrë arbitrare.

Çuditërisht, Zvicra ka përqindjen më të ulët të “kapitalizimit” në Europë (në vetëm 5%).

Arsyeja është se Berna, kryeqyteti i Zvicrës, nuk është as qyteti i saj më i madh, as qendra e tij ekonomike.

Ky ‘titull’ shkon në Zyrih, zona metropolitane e së cilës përmban 15% të popullsisë zvicerane.

Ndërsa po t’i hedhim një sy të dhënave për të gjithë shtetet në botë, përqindja më e madhe ishte në Monako, Singapor, Vatikan, Hong Kong dhe Makao, të gjitha me 100%. Më e ulëta ishte në SHBA, me vetëm 0.21%. (Monitor)

5 komente në “Po braktisen qytetet, Tirana “mban” 30% të popullsisë shqiptare”

  1. ME EMER says:

    kjo ndodh ne ato vende ku qeverisin njrezit pa mend ..!atdheu , jo vetem shqiperia , eshte kudo , nga lindja ne perendim apo nga veriu ne jug ,! investimet duhen bere te njellojta qe zhvillimi te jete normal ..! ne demokraci nuk ka prej babe apo prej njerku ..! keto jane turpe ..!

  2. Lela says:

    Sepse te gjitha bizneset jane perqendruar ne Tirane . Ne kohen e Enverit industria ishte shperndare nga veriu ne jug. Populli do pune

  3. Kalec Dega says:

    gjith ky milet ku do hane, ku do pjerdhin……apo do ti sherbejne si skllever xhaxhi erit, rames e metes……u prish kjo dynja….. Tirona e byth kimave dhe selia e Partise Punes Shqiperise….

  4. Leksi says:

    Genjeshtra!
    Ne Tirane shqiptaret vijne se ketu gjejne mireqenie,heqin xhubletat,citjanet,brekushet,qeleshet dhe veshin minifunde,tanga,vene kollare,lyejne floket,gjejne dashnore pa fund,thone se punojne naten pjatalarese,por ne fakt lajne pjeshken pas cdo sherbimi etj!
    Eh sa zhvillim ka Tirana ku nuk njihet baresha e dikurshme me modelen e sotme!
    Dhe burrat e tyre shkojne te qete ne emigrim se grate e tyre e fitojne lekun me djerse dhe mbajne familjen te bashkuar rreth …palles se komshiut!
    Do thoni ju se shumica e te ardhurve punojne ne te zeze!
    E ce pastaj?
    Pushtetaret mbushin xhepat me miliona ,se po te ishin te siguruar,ke do kercenonin ata me gjobat qe te merrnin ryshfet?
    E keni degjuar Ramen kur tha se 422 zyrtare te 9 ministrive as e kishin care trapin per bashkeqeverisjen,qe do te thote se minimalisht ata u kishin bere padrejtesi 422 qytetareve duke u marre ryshfet 422 shkelesve te ligjeve!
    Por Rama nuk e rruajti me shume kete gje se u mjaftua vetem me mufken e shpalljes se ketyre shifrave!
    Se Rames nuk i duhet te mbroje qytetaret,por te beje show dhe te kercenoje zyrtaret e tij militante qe i duhen per zgjedhjet e ardheshme!

  5. Leksi says:

    Genjeshtra!
    Ne Tirane shqiptaret vijne se ketu gjejne mireqenie,heqin xhubletat,citjanet,brekushet,qeleshet dhe veshin minifunde,tanga,vene kollare,lyejne floket,gjejne dashnore pa fund,thone se punojne naten pjatalarese,por ne fakt lajne pjeshken pas cdo sherbimi etj!
    Eh sa zhvillim ka Tirana ku nuk njihet baresha e dikurshme me modelen e sotme!
    Dhe burrat e tyre shkojne te qete ne emigrim se grate e tyre e fitojne lekun me djerse dhe mbajne familjen te bashkuar rreth …palles se komshiut!
    Do thoni ju se shumica e te ardhurve punojne ne te zeze!
    E ce pastaj?
    Pushtetaret mbushin xhepat me miliona ,se po te ishin te siguruar,ke do kercenonin ata me gjobat qe te merrnin ryshfet?
    E keni degjuar Ramen kur tha se 422 zyrtare te 9 ministrive as e kishin care trapin per bashkeqeverisjen,qe do te thote se minimalisht ata u kishin bere padrejtesi 422 qytetareve duke u marre ryshfet 422 shkelesve te ligjeve!
    Por Rama nuk e rruajti me shume kete gje se u mjaftua vetem me mufken e shpalljes se ketyre shifrave!
    Se Rames nuk i duhet te mbroje qytetaret,por te beje show dhe te kercenoje zyrtaret e tij militante qe i duhen per zgjedhjet e ardheshme!p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje