Qysh nji leje me shku në nevojëtore më bani kush jam sot

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ardiana Shala Prishtina

Si parathanje:

Fëmija: e masnesër kena me shku…

Baba: pasnesër. pasnesër kena me shku…

Fëmija: pasnesër kena me shku…; po njejt asht. masnesër. pasnesër.

Baba: pasnesër duhet. jo masnesër.

Fëmija: (tue folë vetmevete e tue e shtramu krytë herë kah nji vesh, herë kah tjetri) masnesër. pasnesër. masanej; pasanej. (tani tue i drejtue babës me vetull të çume nalt e sytë e hapun; shum serioz): e bab’ pse nuk thojna pasanej?

Më kujtohet klasa e pestë në shkollë fillore. Klasa jonë, për fat të mirë tonin, u konsiderojke klasë problematike. Nji arsimtare e gjuhës shqipe, të cilës mjerisht ia kam harru emnin, por nuk kam me ia harru kurrë fëtyrën e amël, na pranoi si klasë të veten. Më duket që as nuk e pyetën, na dhanë në dorë të saj sikur me dashtë me e dënu se dyqysh ajo i turpnojke mësimdhanësit e tjerë që s’i vijke marre me folë gegnisht në orë të mësimit. Kur na kapke shurra në mes të orës, e na si qytetarë që ishim nuk dijshim a me thanë «a ban me shku në ‘toalet’ a në ‘wc’? », ajo na thojke: nuk e di çka asht as njona as tjetra, nëse don me shku në nevojëtore, çu e shko.

Kjo fjalë prej gojës të saj, në orë të mësimit, tue qenë se mësuesët i shifshim me admirim si autoritet të dijes (bile edhe kur nuk nuk na dojshin), për mu ka qenë po aq e fuqishme sa ka qenë revolucioni francez për rendin e ri botnor. Me shku në nevojëtore nuk ish ma kërkesë për çlirim prej shurrës a kakës, ish çlirim prej komplekseve snobiste të nji sistemi që kish pasë ba be dikun përmes gjuhës me na zhveshë prej çdo aspekti të mendimit të lirë. Nji sistemi që mbi robnimin e mendimit tonë të lirë, na mësojke përmes gjuhës që prindërit tanë ishin katunarë, e që me qenë katunar në vetvete ishte krim që s’falet, e ishin të mosditun e të prapambetun (ishin pra katunarë), sepse mutin e bajshin në nevojëtore e jo në «wc» ose «toalet». Për fatin e keq tonin, kjo arsimtare nuk e di a nejti nja gjashtë muej me ne, sepse e pensionunë.

Klasa jonë mbet pa kujdestarë për disa javë, sepse atë kohë, sikur sot, mësimdhanësit zgjedhshin nxanësit. Pas saj si kujdestare na erdh nji tjetër që gjithashtu folke gegnisht pa fije kompleksi. Ndoshta menojshin që po na dënojnë me kujdestarë që folin gegnisht. Kujdestarja jonë e re, tue qenë se ish arsimtare e edukatës fizike, si duket nuk vujke prej komplekseve gjuhësore, sepse bazën e komunikimit e shihke përmes sportit, por ndoshta edhe tue qenë nji prej pak grave në këtë lami, betejat e tabuve i kish thy si grue në përzgjedhje të profesionit e kjo gjuhësorja ish ba tash dytësore për me ia nxanë për të madhe najkush.

Sidoqoftë, për landën e gjuhës shqipe na erdh nji idiot, që krejt orët e gjuhës dhe letërsisë i ka kalu tue na shti me recitu, jo me recitu, por me piskatë vjersha, tue u ulë në bankë e tue na hangër farrat që i blejshim te Cubi. Udhëzimet natyrisht në «standard». Nji herë të vetme nuk e mbaj në mend që kena diskutu për përmbajtjen e atyne vjershave, përveç definicioneve hazër: «autori me këtë deshi të thotë këtë e atë… », të cilat u detyrojshim me i recitu njajtë si vjershat, tue u gërvallë.

E mbaj në mend, që pas pushimeve verore së paku nji javë rresht na fëmija nuk folshim për kurrgjo tjetër mes vete pos qysh i kena kalu pushimet verore. Jena konë te dajtë, aty këtu najnji ish konë në deti, ose në Ulqin ose në Shqipni. Ata që ishin konë në Shqipni, na u dokshin shum interesant. Se u konë krim me shku në Shqipni në atë kohë, e kushtimisht trimni e madhe nëse ke shku. Dikush kallxoje për kafshët e shumta që i kish pa e besa edhe hangër në katun te dajtë; dikush për pemët e ndryshme që i kish vjelë me durë të veta. Edhe un u bajsha njifarë tregimi interesant, se dajtë i kisha në Shkup, e përveç që kur u kthejsha nja dy muej në vijim autobusit i thojsha avtobus, e mollës modhë, kur ata keshshin me mu që nuk i dijsha çka asht viçi, iu kallxojsha që kam pa gjirafa e luanë e majmunë përnime, dhe shkallë elektrike ma shum se nji, e kjo nuk ish e vetkuptueshme për neve qytetarët e këtij shehri të madh që folshim «katunarski» në shpi. Qeshtu ia plotësojshim botën e vogël njani tjetrit.

Natyrisht në orën e gjuhës nji prej detyrave të para mas pushimeve verore ka qenë me shkrujtë nji hartim me titullin «si kalova pushimet verore». Dhe mas krejt asaj që ia tregojshim njani tjetrit qysh i kena kalu pushimet verore, tue mos dijtë me u nalë tue folë, në letër menxi i qitshim nja pesëdhetë fjalë. Pse? Sepse, iu tutshim vijave të kuqe që e dijshim që kanë me shkallavitë mbi kujtimet tona të kandshme, nëse nuk dijna knusit me i thanë «gjel», Anes me i thanë «gjyshe», e katunit me i thanë «fshat» etj. etj. Kushtimisht, njoh bashkëmoshatarë që shkollën e mesme e kanë fillu tue mos dijtë me shkrujtë as nji mendim të thjeshtë. Në mesin e tyne edhe disleksikë (fjalë që mungon në fjalor) që janë dënu me nota të këqija e ngelje, pa u folë kurrë për disleksinë e tyne.

Un, nevojëtoren (gjithashtu, fjalë që mungon në fjalor) nuk e kam harru kurrë ma. Sot e kësaj dite, për mu, kjo asht fjala ma e amël e gjuhës shqipe. Nevojë-tore!  Ndoshta në mendjen tem, kjo nevojëtore ka ba lidhje me shum nevoja tjera çlirimi prej krejt asaj çka nuk i duhet ma as trupit e as mendjes tem. Ndoshta ka nxanë vend në botëkuptimim tem si shpresë dekontaminimi prej komplekseve të shoqnisë që e dijsha që jam e vogël me i luftu krejt, por përderisa e kisha «nevojëtoren» si shembull, kisha arsye me besu që nuk kam me mbet e vogël përgjithmonë.

Sot, un ndërkohë e rritun dhe me pesë gjuhë të hueja në bagazh, e pasigurinë ma të madhe në shkrimin e gjuhës amtare, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, e konsideroj mjerim të madh sa pak ka ndryshu shkolla prej kur un isha fëmijë. Shkollave vazhdon me iu ardhë era shurrë e mut korridoreve, si atëherë, por asht fjala «nevojëtore» çka definon «prapambetuninë» e njeriut hala sot e kësaj dite.

E që shum prind sot kanë frikë me i çu fëmijët në shkollë asht nji ndryshim i vogël, sepse sot përmes kësaj frike sëpaku vjen në shprehje nji zgjim i nevojshëm që shkollën nuk e konsideron ma të pakritikueshme, e as mësuesit të «shejt». Këta prind me të drejtë shqetësohen, sepse, mësuesit/mësueset e fëmijëve të tyne, me nji shansë të madhe mujnë me iu qëllu budallë/budallica. Për arsye të shumta, por un do të ndalem te gjuha, sepse me gjuhën fillon çdo kuptim. Sepse, në shkolla tona hala fëmijët korrigjohen kur folin gegnisht. Sepse, fëmijët në klasë të parë hala pa nisë me i mësu germat e mësojnë që s’po dijkan shqip; iu mësohet që gjuha që e folin në shpi asht «katunarçe» nëse fjalët nuk përfundojnë me «uar», pra nëse nuk folin si mësuesja, e cila folë shqip si fjalor i programuem në nji robot.

Tani, nuk asht çudi, qysh na dëshmoi PISA, që fëmijët tanë nuk dijnë me riprodhu me fjalë të veta kuptimin e nji leximi, sepse riprodhimi i kuptimit asht proces që duhet me ardhë përmes mendimit kritik e analitik i cili në formim ka me përdor krejt çka njeh prej botës që e rrethon; e kur fëmijës i mbetet me riprodhu vetëm përmes definicioneve të diktume tue lanë anash krejt njohuritë e fitume prej përvojave të jetës të botës që e rrethon, sepse janë grumbullu në nji gjuhë që nëse aj fëmi nuk mundet me e përkthy në gjuhën e rregullave të standardit, mësuesja i vlerëson ulët, natyrisht që ka me vujtë mendimi kritik. Pra fëmija jonë mësohet, kushtimisht, jo me ba lidhje mes çka e rrethon, por me i këput lidhjet që i krijon natyrshëm si bashkëbanues i kësaj toke, për me e pasë ma lehtë «me e dashtë» mësuesja. Pra, pasojat janë të mëdhaja, dhe un besoj fort që shkojnë aq larg sa ndikojnë direkt edhe në formimin e mentalitetit tonë nënshtrues, që un mendoj se e kemi si shoqni.

Kur gjuhën që e folë ta mveshin me komplekse të katunarizmit, të të mosditunit, të të prapambetunit etj. mendimi kritik nuk mundet me u zhvillu, në vend te saj vjen në shprehje nji përkufizim i të mendumit inferior vs. superior, në bazë të së cilës edhe notohesh. Sa ma saktë riprodhon të diktumen, aq ma e naltë nota. Pra sa ma shum nënshtrohesh, aq ma shum vlerësoshesh. Superioriteti, vjen në shprehje veç si riprodhim gjuhësor, jo i kuptimit.

Un personalisht nuk e njoh as nji njeri që e ka shqipen gjuhe amtare, e e folë «standardin» në shpi ose në shoqni. Por shoh përditë qysh të njajtit njerëz, kur dalin në TV bahen horë e menxi e thojnë nji mendim, sepse ma shum se tue mendu cka dashtën me thanë, janë në ankth qysh me e thanë «korrekt».

Këtu në Kosovë, të sakatumë qysh jemi prej komplekseve gjuhësore, si e nijmë dikend të Shqipnisë tue folë mjafton theksi me qenë i Shqipnisë, edhe sen mos me e marrë vesh, thojna: «ooh sa bukur po folë»; «po çka tha? »; «jo, s’di, ama a e pa sa mirë foli.» Para do muejve u ba hallakamë interneti tue keshë me Mihrije Brahën, e cila prej «korrigjimeve» të moderatores në nji emison shqiptar, e cila fjalët shqip ia korrigjojke në italisht, shum shpejt e kapi atë çka çdo i dyti, për mos me thanë secili, shqiptar i Kosovës e ndjen shpesh në bisedë me nji të Shqipnisë: kompleksin që ka me u dokë i prapambetun nëse folë gegnisht; e u munojke e shkreta qaq shum me folë «ma shqip» sa që për nji kohë të shkurtë gati e nijshe në krye të vet tue e përkthy veten «shqip-shqip». Edhe kur kanë mendime të mirëinformume për nji temë të caktume, pavarësisht çka asht tema, se gjithkush di diçka, tingëllojnë si të paditun. Këta i prodhon shkolla jonë. Jo kushtimisht njerëz të paditun, por gjithësesi njerëz inferiorë. Nga ky inferioritet nuk janë të mbrojtun as mësimdhanësit. Qysh na tregoj PISA, rezultati i dobët i nxanësve nuk kishte qysh me u sqaru ndryshe pos me cilësinë e dobët të mësimit, i cili pavarësisht kushteve teknike etj. në fund mvarej prej aftësisë së mësuesit. E mësuesët tanë në këtë test dolën që janë jashtzakonisht të dobët.

Patriku, nipi jem katërvjeçar, ish rrxu nji ditë në çerdhe, e pveta qysh je rrxu zemër, ke ngajtë a? Tha: jo, mësuesja ka thonë «vlapual». Dhe çka asht ma e keqja, nuk e kish përqafu me e qetësu, por ia kish tregu gishtin. Budallica e budallë të tillë ka plot në shkolla tona.

Shkolla nuk guxon me qenë nji vend ku gjuha që folet aty nuk e reflekton botën që të rrethon, sepse shkolla e ka për detyrë me i përgaditë fëmijët me u ballafaqu me botën që i rrethon. Gjuha s’guxon me qenë pengesë e mendimit kritik, e aty ku gjuha e folun kufizohet brenda nji rregulli drejtëshkrimi, dhe mësuesja të korrigjon për me të korrigju e të thotë «vrapuar» kur ti nganë, un nuk pres zhvillim të mendimit kritik tek fëmijët e forcim të vetëbesimit të tyne, që si shoqni na duhet shum.

Nji ditë isha dëshmitare qysh nji vajzë e vogël po pvet nanën e vet, e cila folke me babën e fëmisë dhe mu në tavolinë gegnisht sa s’ka ku shkon ma: mam’ çka po thot gjyshja se nuk e kuptoj dot? Gjyshja me nji shami me ojna në krye e do kule të hinta me lule edhe ma të hinta, do metra ma andej mes do luleve në nji kopsht të vogël, ish tue e thirrë vajzën «hajde pak, këqyr çka gjeta». Mami po ia përkthen vajzës: po thot, eja këtu, shiko çfarë kam gjetur. Nuk asht faj i gjuhës që mesa e gjyshja s’mujnë me komuniku mes vete pa ndërmjetësim, asht kompleksi i prindërve me i luftu kulet e gjyshes përmes «modernizimit» gjuhësor. A po e kuptoni sa larg mujnë me shku komplekset?

Sot ndjej me prindërit që s’ka me i marrë gjumi prej shqetësimit që nesër, dashtën a s’dashtën, fëmijën duhen me ua lanë në dorë këtyne mësuesve të kompleksumë. Këtyne mësuesve që s’kuptojnë kurrgjo prej psikologjisë të fëmisë e nuk e kanë problem me i kompleksu e me ua hupë besimin qysh në ditët e para të shkollës, për me i ba si vetja. Tue ia dhanë si mësim të parë nji shuplakë gjuhësore që asht rezultat i drejtëpërdrejtë i inferioritetit të tyne. Nji shuplakë gjuhësore, fëmijëve të cilët deri në atë ditë qysh prej ditës kur linden, ishin të mrrekullueshëm me e mësu gjuhën vet tue ndërvepru me botën që i rrethon, këtë sistem kaq kompleks, saqë as shkencëtarët hala nuk e kuptojnë fort mirë qysh ndodhë.

Urime dita e parë e shkollës voglushave, e mes tyne lumit ata që kanë prind që kanë me i inkuraju mos me u nalë tue ngajtë, me ngajtë për me u liru e me ikë prej gjykimit të mësuesve në nji botë ma të dashtun të librave që s’ti jep mësuesi/mësuesja, e bile nashta as nuk ka ni kurrë për to. Lumit ata fëmijë që kanë prind që nuk u vjen marre që shurrën e kakën i bajnë në nevojëtore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

36 komente në “Qysh nji leje me shku në nevojëtore më bani kush jam sot”

  1. Ndjehesh krenar me shqipen e Ardiana Shales! Sapo lexova disa komente, diku ne nje gazete dhe u skandalizova me analfabetizmin e shqiptareve! Ardiana ka shkrojtur sakte me gegnishten e saj! Pa gabime ortografike,qe nje deputet shqiptar i PD ,i ben kur flet! U ndjeva vertet mire per kete shqipe te bukur te shkruar! Urime!

    1. Rrushi says:

      Te dhjefsha krenarine tende o idiot shkodran!
      Ti si edhe Adriana (alias Mrika) jeni shpellare qe ju duket shqipja moderne letrare si e huaj,ndersa nuk ju duket e tille cdo gjuhe e huaj kur shkoni e mesoni,punoni apo kurveroni neper bote!
      Hyyyy, plehra serbe!

    2. Thanasi qe ta plasi says:

      Gabime ortografike kur flet? Hahahaha o kokrra e injorantit qe do te japesh patjeter mendim ik dhe meso cdo te thote ortografi. U ndjeve mire me kete shqipe te shkruar. Po normal qe u ndjeve mire se eshte e nivelit tend.

    3. Hosteni says:

      #Syri i Shkodres….Thjesht ke kompleks inferioriteti .

      1. Ecaty says:

        Pse duan te na terheqin 100 vjet prapa keta injorantet e Kosoves?
        Pse nuk e ben kete debat me koleget ne Kosove ti por e ben me ne?
        Gjeje zgjidhjen aty e jo ketu!
        Boll kemi malokerine qe duan te ndryshojne historine e gjuhes,por na duheni edhe ju kosovaret!
        Nuk doni shqipen letrare,pune per ju!
        Beni cfare te doni!
        Ju jeni mesuar me serbo-kroatishten ndaj gjuha shqipe ju duket e huaj!
        Shkoni te gjithe ne nevojtore qe te ndriconi mendjen me prodhime bio!

      2. Nje pergjigje per disa injorante komentues! Kur isha ne shkolle te mesme kishim nje mesuese letrisie prej Shkodret! E bukur,t’i keputje koken, e zgjuar si shkodranet dhe ta degjoje kishte lezet! Ishte merzitur me gjuhen qe flitej ne Tirane dhe na thote se “na kemi shkodranishten e bukur si s’ka ma”! Por nuk mund te fliste sepse nuk ishte gjuha zyrtare! Shteti nuk flet dhe mban dekumenta me gegnishte por me gjuhen zyrtare! “Gabime ortografike- ka thene Flamur Noka- bejme te gjithe kur flasim” ! Une vetem sa kam cituar ate si nje injorant te saliut! Veshtirsia e te kuptuarit, qendron ne formimin e njeriut! Lexoni me shume qe te kuptoni! C’do njeri ka te drejte, qe ne shtepi ne jeten private te perdore dialekti,n qe deshiron! Ndryshime qendron ne organet shteterore! Komentues gjysem analfabete nuk jane ne gjendje te kuptojne!

    4. Gjeloshja says:

      Qysh kur u martova mesova me i thane seksit….Q….je!

    5. Peza says:

      Kur mbarova se lexuari kete xhgarravinen e kesaj katundareje te Kosoves u ligeshtova se ne se intelektualet e Kosoves do jene te nivelit te kesaj mjeraneje,atehere Kosova qenka 100 vjet prapa ne te gjitha drejtimet e qyteterimit europian!
      Kjo mburret me prapambetjen e saj,me injorancen e saj,me analfabetizmin e saj dhe nxjerr si mburoje e kesaj injorance gjysherit e ssj!
      Po cilet gjysher,perfshi edhe kokat e medha te shkences e politikes,kane qene,jane dhe do jene me te arsimuar,me te kulturuar,me te afte se nipat e mbesat e tyre?
      Cdo brez automatikisht e con zhvillimin me lart e jo e kunderta!
      Qe ne titull kjo katundare r prezanton veten dhe e kondideroj turp per nivelin e gazetes te pranoje botimin e ketyre nevojtoreve me mut e shurre te kesaj dhjeraneje nga Kosova!

  2. Lexues says:

    Po prandaj s ben perpara ai vend, se eshte mbushur me njerez qe shohin vetem prapa si puna jote. Gegnishten fole sa te duash ke shtepia jote. Por nje shkolle publike nuk eshte shtepia jote. As zyrat e administrates shteterore dhe as ky organ shtypi ku po shkruan zoterote. Ne shkollat e shtetit, ajo mesuese derdimene qe ti po i thur lavde, duhej t ju mesonte gjuhen e shtetit.
    Po ca mjerane meskine si puna jote, nuk kane artitur ende zhvillimin e duhur celebral per te kuptuar qe gjuha shqipe nuk eshte vetem nje mjet komunikimi. Po eshte mbi te gjitha llogjike. Ju nuk keni probleme me ghuhen shqipe, as me dialektin, po me llogjiken.
    Me mendjen tende une nuk shkoj as ne hale, se keshtu i thone ne dialektin tim nevojtores. Po ti e ke kuptuar edhe vete se aty e ke vendin, deri sa e konsideron fjale kaq te embel. Edhe mizave u pelqen muti, fundja

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po ti oj rrushja e Kosoves fol e shkruaj sic ta do menderja ty, kush po thote gje. Shurren e mutin a kaken i paske per gje te madhe. Qe ta dish zotrote nevojtores ne i themi edhe hale, apo qenef, keshtu sa per larmi gjuhesore, kurse toaletit i themi edhe tualet kur grate lyejne surratin qe te duken ashtu sic nuk jane. Shenet e te mira dhe ndihu e lire te pjerdhesh si te duash.

  4. artiles says:

    S’po e kuptoj cila eshte ideja e artikullit.
    Ndoshta do te thote qe ne shkolle duhet te mesohet dialekti lokal (ne rastin konkret i dialektit te Kosoves – dhe jo gjuha letrare), me argumentin se femijet nuk do i kuptoje gjyshi, gjyshja, lagja apo mehalla?!
    Per mua kjo eshte njelloj si te shikosh deri tek gardhi i shtepise tende.
    Gjuha letrare duhet mesuar ne Kosoven shtet dhe te perdoret ne komunikimin zyrtar (me shkrim dhe me goje) me qytetaret e vet por edhe me te huajt.
    Mesimi i gjuhes eshte njelloj si mesimi i shkencave, matematika, fizika, kimia, etj qe mesohet per te kuptuar fenomenet e natyres, dhe sejcila ka gjuhen e vet, pra ujit i referohesh me formulen “H2O”, apo renies se lire te gurit nga lartesia me formulen “mgh”.
    Kur flet ne oren kimise dhe fizikes do flasesh me formula qe eshte njesoj si kur nga zyra e shtetit i drejtohesh qytetarit me gjuhen letrare; ndersa kur flet ne shtepi apo do te besh poezi, fol me gjuhen apo dialektin qe di apo te kupton bashkebiseduesi.

  5. Illyria-Shqiperia says:

    Te gjitha dialektet e gjuhes shqipe jane pasuri kombetare. Duhen mbrojtur dhe zhvilluar.

    1. Kula says:

      Kjo na flet per dialektin geg pa qene as gjuhetare e pa patur asnje propozim per te bere!
      Po a e di kjo sharlatane se gjuha e nje kombi nuk ndryshohet ne cdo brez dhe se nuk eshte nje kend lojrash per femije?
      A e di kjo idiote se gegerisht flasin edhe tropojanet,shkodranet,dibranet,durrsaket,kavajasit etj,por shumica e tyre nuk e marrin vesh njeri tjetrin po te flasin me dialektet e tyre?

  6. BRSS says:

    HAJT ROBET KU TI KESH ME GJITH SHKRIM

    1. Ypxhixhi says:

      A a a aaaaa!
      Vetem tek seksi mos e ngacmo,se ai eshte internacional dhe nuk ka nevoje per emer se mjafton nje “heeee” dhe “luli i vocerr” mbaron pune!

  7. Migjeni says:

    Mirboll, cuca ka shkrujt n’dialekt t’vet, anipse nuk m’ngja me shkrimet e Migjenit.
    Duket qe cuca ka trashigue deficenca nga edukimi manget qe ka marre ne shkollen e vet, e noshti kjo prej asaj msuses s’gegnishtes e jo te gjuhes zyrtare.
    Ne shkolla zoj, msohet gjuha zyrtare, edhe ne Itali qe cdo katun ka dialektin e vet, prep msojne gjuhen e Dantes.
    Ate gjuhe e kan vendose ne nje Kongres do burra ma t’dijshem se na e na duhet me i rrespektu rregullat t’cilat ata kan vendose, derisa te mlidhet noi kongres tjeter e te vendosi per do rregulla te tjera.

    1. Blini says:

      Ah more Migjen i vogel,se po te ishte gjalle Migjeni i Madh,me siguri do thoshte :-“Qenkan ba serbe keta kosovaret”!
      Cdo komb ne bote ka gjuhen e vet letrave,e vendosur nga korifenjte e gjuhes te cdo kombi e jo me ligj shtetetor!
      Edhe alfabeti qe kemi sot nuk eshte me ai arab apo gjuha shqipe nuk eshte ajo turke,ndonese Shqiperia ka qene e sunduar per 5 shekuj nga ata!
      Kudo ka mijra dialekte dhe kjo si rezultat i jetes se prapambetur,te varfer,te imponuar nga pushtuesit dhe banimit te vecuar ne maje te maleve,pa rruge komunikimi,pa mjete etj
      Por me zhvillimin e shoqerise njerezore,standatizimi i gjuhes letrare eshte pjese integrale dhe tregues emancipimi i cdo shoqerie,ndersa kembengulja tek dialektet eshte shfaqje e prapambetjes dhe injorances se atyre we e kerkojne ate!
      Gjuha eshte simboli me i rendesishem i nje kombi dhe lind,zhvillohet gjate shekujve ne menyre progresive,te njetrajteshme ne perputhje me zhillimet pozitive te vet shoqerise!
      Te kerkosh dot,pas 50 vjetesh qe eshte vendosur kjo gjuhe standarte shqipe,eshte jo vetem vetvrasje,por edhe nje mine me sahat per ecjen perpara te krejt kombit!
      Autorja e shkrimit te mesiperm e shfaq haptas dhe me urrejtje te madhe pranimin,medimin fhe perdorimin e gjuhes letrare shqipe ne shkollat e Kosoves,me pretendimin idiot se ai nuk perdoret ne shtepi etj!
      Po miliona refugjate shqiptare,afrikane,kineze etj qe jetojne e punojne neper bote,mos valle andej kundershtojne gjuhet e huaja dhe kembengulin qe te komunikojne atje ne gjuhen e tyre?
      Nje shkrim idiot,ngs nje idiote qe akoma jeton me mentalitetin e shpellarit!
      Dil nga shpella,moj Dilice,vish xhubleten,ver shamine ne koke,vish opingat dhe shko neper bote se argetosh kureshtaret me primitivizmin tend?
      Nje pyetje ne fund:
      -Po kur do te besh seks ti si i thua patnerit
      bio kosovarce?

  8. Feniks says:

    Bravo Adriana ( pse jo Gjyste)!
    Ju kosovaret keni 100 vjet ,qe ne shkolla,pune,maredhenie me shtetin jugosllav,me UDB-ne,etj keni mesuar,menduar,perdorur dhe nuk i jeni ankuar askujt vetem gjuhen dhe shkrimin cirilik dhe doemos qe ate e konsideroni me te afert me ju se sa shqipja letrare moderne!
    Ju keni 100 vjet qe punoni e mesoni neper bote gjuhen standarte te vendit ku keni shkuar,pra sot shume prej jush qe femije ka mesuar e perdorur gradualisht italishten,gjermanishten,frengjishten,greqishten,turqishten,spanjishten,anglishten etj dhe as u ka shkuar nder mend te ankoheni se pse te gjitha keto shtete ju kane detyruar te mesoni me zor gjuhen e tyre kur ju keni gjuhen kosovare(jo shqiptare) me te cilen flisni me njeri tjetrin!
    Ju e pranoni se Shqiperia ka qene dhe eshte dheu ame i te gjithe shqiptareve,se para 100 vjeteve te gjithe e quanin veten shqiptare e jo kosovare,maqedonas,myzeqare etj kur vinte puna tek kombesia!
    Ju sot kerkoni qe bota te ndreqe padrejtesine shekullore te coptimit te trojeve shqiptare me dhune duke u bashkuar me Shqiperine,por gjuhen e saj standarte e perbuzni,historine e saj nuk doni t’ia dini,se ju duket ajo juaja me e ndritur,se ne fakt ju nuk mburreni me Bajram Currin,Hasan Prishtinen,Adem Jasharin etj,por me Rexhep Mitrovicen e Xhaferr Deven,dy kriminele qe i dhuruat Shqiperise ne sherbim te pushtuesve naziste.
    Ju mburreni sot me divizionin nazist “Scanderbeg”,qe eshte turpi dhe njolla me e zeze ne krejt historine mijravjecare te kombit shqiptar bashke me ballistet e zogistet e Shqiperise,qe kane 28 vjet qe kujtojne te mbulojne tradhetine e tyre duke baltosur Luften Antifashiste te popullit shqiptar ne perberje te Koalicionit fitues boteror Anglo-Sovjeto-Amerikan,qe derguan prane Shtabit te Pergjithshem perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh!
    Kurse ne Kosove ,ish partizanet kosovare,qe luftuan ne perberje te brigadave partizane vetem me kosovare dhe qe arriten deri ne 70 mije luftetare,akoma nuk kane arritur te mbrojne luften e tyre se sot ne Kosove sundojne kelyshet e ish nazisteve dhe udb- asheve!
    Dhe ju ne keto kushte nuk keni se di ta pranoni historine tone te lavdishme.
    Nga Lufta e Dyte Boterore,me e pergjakeshmja ne historine e njereximit, juve,si asnje popull tjeter europian,pervec gjermaneve dhe italianeve,nuk keni me cfare te krenoheni,prandaj xhelozoheni dhe doni ta injoroni kete epope te lavdishme te popullit tone!
    Sidoqofte ju kosovaret keni nje rruge fare te lehte te shpetoni nga kjo e keqe e madhe (sipas jush) e te meduarit “dhunshem” te gjuhes letrare shqipe:-Hiqni dore nga mendimi se keni qene dikur shqiptare dhe pranoni se keni qene gjithmone vetem kosovare.
    Kjo do t’u qetesoje shpirtrat tuaja,deri tani te trazuar dhe te vendosni pergjithmone krijimin dhe petdotimin e gjuhes kosovare!
    Askush nuk ju ndalon ta beni kete,prandaj mos na beni ne fajtore se vete jeni te kompleksuar nga paragjykimet dhe prapambetja e juaj gjuhesore,kulturore,historike,politike,industriale,ardimore,shkencore etj ne krshasim me Shqiperine!

  9. Andi says:

    Gegërishtja është një pasuri kulturore, siç është toskërishtja dhe dialekte të tjera brenda Shqipërisë, apo Kosovës. Autorja sërisht bie në grackën e “fshatarizimit” për shkak të dialektit. E folura në dialekt ka bukurinë e saj kur je në restorant, viziton një fshat, apo del dhe viziton farefisin. Por në shkollë mësohet gjuha zyrtare, gjuha standarte. Nuk ndodh vetëm në Shqiperi, por në çdo vend të botës. Gjuha standarte është amalgamimi i dialekteve krahinore. Bastardimi i gjuhës zyrtare është një fatkeqësi që po ndodh në viset e banuara nga shqiptarët. Të ashtuquajturit moderatorë dhe gazetarë jane bastarduesit kryesorë. Shkolla ka rolin e madh për të mbuarjtur të rinjtë me gjuhen zyrtare, veçanërisht në shkrimin e gjuhës.

  10. AA says:

    Eshte nje brez i tere kosovaresh qe per arsye nga me te cuditshmet (dashakeqe?) e ka me organike t’i thote gjyshes “ane” (turqisht), apo ne vend te mbareses -isht, t’i perfundoje fjalet me mbaresen “-ski” (sllavisht), se sa t’i pergatise femijet qe te shprehen me shqipen e Konices, Nolit, apo Adem Demacit e Jusuf Gervalles… Gegnishtja eshte pasuri e kombit. Ashtu sikurse eshte dialekti i Shqiperise se Mesme apo sic jane variacionet gjuhesore te jugut. Edhe nona ime tironce me thonte “a do buke me t’lyne mi non”, po kjo nuk ishte arsye qe une te mos dija se ne gjuhe letrare i themi “gjalpe”. Ne shkolle kisha shume veshtiresi me fjalet e Fishtes, nuk i kuptoja, nuk i ndjeja, por me detyrim i mesova, dhe ja sot jam ne gjendje te kuptoj shkrimin tend, Ardiana. Bashkohem me cdo fjale te shkrimit per sa i takon psikologjise se femijes e paaftesise se mesueseve te diteve tona, por kjo nuk ndodh vetem ne Kosove. Arsimi i keq fatkeqesisht eshte drame e te tere Shqiptarise.
    Te thuash qe na mjafton gegnishtja, s’ka c’na duhet “letrarja” e atyre matane kufirit, eshte si te kerkosh shkeputjen, te mos duash te merresh me vesh me te tute. E aty une them, te te rrojne ato pese te tjerat gjuhe qe ke futur ne bagazh.

  11. Aranit says:

    Do të dëshiroja shumë që këtë koment ta shkruaja në gegërisht, por duke qenë se nuk e zotëroj mirë atë variant të shqipes, për të mos u dukur totalisht “katunar” po e shkruaj në shqipe letrare.
    Jam shumë pro mendimit që varianti kosovar i gjuhës shqipe të ketë standardin e vet. Është totalisht e palogjikshme që të detyrojmë dikë nga Mitrovica të flasë dhe të komunikojë njësoj si dikush nga Saranda. Sado që ky standard na detyrohet për kuptimin e përgjithshëm, përsëri cilido nga ne flet më së miri në dialektin e vet.
    Në këtë gjendje ne kemi dy mundësi, ose të modifikojmë gjuhën letrare dhe ta përshtasim edhe “kosovarçen” brenda, që të jetë realisht një shqipe gjithëpërfshirëse, ose të punojmë me dy standarde dhe në të dy vendet njerëzit të mësojnë ndryshimet e variantit tjetër…

  12. tropojani 100 says:

    gjithe kane dialekte,ndoshta gjitha shtetet dhe une jam per gjuhen standarte e sidomos neper institucione.Tjeter gje eshte pastaj qe kjo “gjuha standarte” u vendos te jete me shume si me thene toskerisht ose e jugut dhe ok nuk eshte problem,por jugoret e kane me te lehte ose fare te lehte te ambjentohen apo ta flasin e shkruajne gjuhen standarte shqipe,ndersa ata qe jane gege e kane me te veshtire dhe ketu kjo autorja e shkrimit ka te drejte per veshtiresite qe paraqer per ata qe kane gegerishten dialekt…po sikur te ishte gegerishtja gjuhe standarte dhe ne te ofendojme jugun apo femijet ne shkolla se jane fshatare katundar te pa ditur sepse nuk flasin gegerisht? jo aspak ,por mendoj qe mesuesit duhet te kene kujdes t’u mesojne femijeve gjuhen standarte shqipe me shume kujdes qe ne….shkolle institucione etj etj duhet te perpiqen te mesojne kete gjuhe ose keto fjale ndoshta si nje gjuhe te huaj…dhe ne shtepi ose me shoke etj etj le te flasin si te duan…sepse eshte e vertete qe kur perpiqesh te thuash nje mendim ide etj etj duke u perpjekur ta shprehesh mire e bukur si gjuhe si fjale…ndodh qe ja humbet dhe esencen ose nuk e thua sakte ate qe mendon njelloj sikur ne nje gjuhe te huaj,normal kjo eshte shqip por flas per femijet kryesisht dhe une jam perseri per gjuhen stndarte por jo te ofendoni ose te shani ata qe flasin ose shkruajne gegnisht ne shyqyr qe kemi disa dialekte dhe duhet kultivuar e ruajtur me fanatizem.

  13. K9 says:

    Proceset qe ka ndjekur gjuha shqipe, Jane procese qe ka ndjekur cdo gjuhe tjeter e kombeve moderne. Eshte shkence dhe quhet Glotologji. Gjuha letrare perfaqson gjithe kombin dhe i ndan shqiptaret nga rendi i tyre klanor, tribal, familjar, mesjetar, duke i rreshtuar midis kombeve moderne qe i pershtaten nevojave te evolucjonit. Perfaqson shtetin, kombin, gjuhen administrates shteterore dhe komunikimin zyrtar.
    Dialektet, pakicat, religjonet, etj, jane vlere, per sa kohe nuk tentojne te dominojne mbi njera tjetren apo vlerat e perbashketa universale si gjuha letrare, laicizmi i shtetit, harmonia sociale, etj. Ndryshe perpjekje te tilla kthehen ne antivlera qe destabilizojne dhe i kthejne shqiptaret ne mesjete.
    Gjuha letrare perfaqsohet nga nje gjuhetaret me gjeniale te te gjithe kohrave, Eqerem Cabej, perfaqsohet personalitete te jashtezakonshem intelektuale, si Rexhep Qosja, perfaqsohet nga shkrimtari shqiptar me i madh i te gjithe kohrave, Ismail Kadare, perfaqsohet nga kushtetuta e dy shteteve shqiptare.
    Nese ne te ardhmen intelektuale te tjere te ketij kalibri mes nesh, qe mund te ofrojne argumenta shkencore, politike dhe kulturore te nivelit te Qoses, Kadarese, Cabeit, per permiresimin e gjuhes, eshte mese e mirepritur, por perpjekjet e zonjes i shoh si perpjekje orientale dhe tribale.
    Gjuha shqipe ka deshmore; Papa Kristo Negovani, Stathi Melani, Pandeli Sotiri, Dhaskal Todri. Ka martire qe sakrifikuan gjithe jeten si Adem Demaci. Ka gjithe ajken shqiptare ne kongresin e Manastirit (Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi.)
    Ka rreth 80 intelektuale, nga e gjithe bota shqipfolese( arbereshe, arvanitas, kosovare, etj) ne Kongresin e Drejtshkrimit.
    Ka qindra vjet lufte ne perkthimin ne shqip te Bibles e Kuranit, qe besimtaret shqiptare te falen shqip, jo greqisht e turqisht.
    A do kthehemi prapa zonje e nderuar? Mendoj se parashtrova mjaftueshem argumenta, qe tju vije turp, nese gjithmone keni minimumin e ndregjegjes, per gjerat qe keni shkruar.

  14. Gjeloshja says:

    Qysh kur u martova mesova me i thane seksit….Q….je!

  15. Peza says:

    O tropojan!
    Po kur do te flasesh ti me nje shqiptar qe flet dialekt tjeter,mos duhet te merrni perkthyes?
    Dialektet jane rudimente te prapambetjes ekonomike,arsimore,kulturore dhe sociale!
    Mbivleresimi i dialekteve dhe injorimi i gjuhes letrare eshte injorance,prapambetje!
    Gjuha letrare duhet per t’u perdorur ne shkolla,administrate,ne gjykata,ne perkthime,ne art,kulture,letersi,per komunikimet ndershtetetore,per komunikimi e te huajve me shqiptaret,pet promovimet e Shqiperise neper bote etj etj!
    Ne se nuk do kishte nje gjuhe standarte atehere si mund te realizoheshin te gjitha keto?
    Sifoqofte une e kuptoj se pse media e nxit kete lloj lufte te ndyre gjoja per mbrojtjen e dialekteve!
    Nuk jemi tani ne kohen e fiseve primitive,por ne jeten moderne dhe kur eshte sanksionuar shkencerisht gjuha letrare shqipe,eshte idiotizem qe botuesit,per interesat e tyre te pranojne shkrime te tilla qe nxisin regresin dhe percarjen ne popull!
    Kosovaret jane te lire qe me boten te komunikojne ne serbisht sic kane bete tere jeten,prandaj ju duket e huaj gjuha shqipe!
    Ne esfel vafshin se ne gen kane serbin e jo shqiptarin!

  16. Altin says:

    Nuk e di perse kerkojm medoemos te prishim ca eikuilibre tashme te pranuara dhe qe fatmiresisht eshte punuar gjate dhe me rezultate pozitive. Nuk mendoj se problemi i kultures eshte dialekti, problemi real eshte analfabetizmi dhe mardhenia tejet e percipt me gjuhen ne vecanti, qe rendom ndeshet ne te gjitha nivelet si ato politike, shteterore, kulturore e per te mos e ulur steken me poshte ne mardheniet e perditeshme ku komunilimi esht plot zhargone e remujra dialektikore apo huazime banale edhe fqinjesh kufitar.
    Personalisht e pelqej tingullin gegeror mbasi jemi ritur me Migjeni, Pashko Vasen etj por nuk do te thote qe duhet te bejme 3 gjuhe shqipe, nje zyrtare, nje gege dhe nje toske….cmendurira!
    Ne per nje date clirimi kemi 27 vjet e spo merremi vesh lere pastaj ti futemi ketyre temave ku natyrshem grupet e analisteve, gjuhtareve dhe historianeve do fillojn brockullat e zakoneshme nga llogoret perkatese.

  17. UT says:

    Ordinere, vulgare dhe fshatare.

  18. xhemal says:

    nese do kuptimin shkencetare shqipetare at a jane krijuesit e alfabetit shqip.dhe ata qe njehesuan gjuhen shqipe .dialektet jane pasuri per historine .te foluren e perditeshme por gjuha e njesuar eshte nje kapercim i madh per nje komb ne kulture.shkence.ne menyren e te berit gjerave.ne pasurimin e gjuhes e thjeshtesine e perdorimit te saj keshtu ka ndodhur ne itali e shume vende te tjera uroj mirekuptimin e zonjes qe ka shkruajtur bukur ne gegenisht e cila eshte pjese e gjuhes njesuar.sic kemi nje flamur kemi dhe nje gjuhe .besoj se na bashkojne ju uroj cdo te mire cdo shqipetari

  19. Tajari says:

    Ju moj e nderuar zone mund te flasesh sa gjuhe te huaja sa te duash por…… Me se pari me so gjuhe Shqipe.
    Tung

  20. Vlora says:

    Kjo artikullshkruesja mendon se u ka shpetuar njehere e pergjithmone kthetrave te Serbise, prandaj nuk i duhet me gjuha shqipe letrare. Ose i perket asaj kategorie kosovaresh qe nuk e kane dashur kurre bashkimin me Shqiperine dhe punojne qe nje dite dy shtetet shqiptare ti kene marredheniet si Serbia me Kroacine.

  21. Aixa says:

    Per qef rruges, ne shtepi, ne rruge, me shoke fol çfar dialekti te duash ti, ne institucione (siç eshte edhe shkolla) duhet te flasesh shqipen zyrtare, çdo tendence tjeter (veriore, jugore, Korçare, durrsake etj.) eshte gabim.
    Shkrim shume pa vlere.

  22. ILIRET says:

    Ardiana mos u shqeteso shume, sepse jo vetem gegnishtja por edhe toskerishtja nuk flitet ne Shqiperi.
    – I thote gjyshja e dhendrrit, nuses:
    – Capu n’cik gjer te lesa te rezi dhe m’bjer burullukun dhe podhiqen.
    (Shko pak deri tek porta tek gardhi dhe me sill shamine e kokes dhe perparesen).
    Mbeti nusja e habitur
    – E me korbe, c’mi zgurdullon xixat si hubape.
    (He moj e zeze pse i hap syte si hutaqe.)
    Kjo ka qene gjuhe e myzeqese. Eshte zhdukur . Cfare te bejne myzeqaret, te protestojne?

  23. mik says:

    Gjuha standarte asht gjuhe e cungume, asht sakate, e varfer. Te gjith e dime qe si baze e gjuhes standarte asht marre dialekti Toske, ne kurriz te dualektit Gege. Dialekti Gege asht i pasur po aq sa dialekti Tosk ( mos ma i pasur).
    Dialekti Gege asht fosile e gjuhes Shqipe.
    Injorimi , tallja, percmimi i duakektit Gege, asht sabotim i gjuhes Shqipe. Mos-aktivizimi i saj, le ne harrese 70% te literatures Shqiptare te para viteve 1945.
    Te gjith e dim qe Eqrem Cabej ishte nje nga levruesit me te medhenj te gjuhes Shqipe. Nje here Lasgush Poradeci i jep Eqrem Cabejt Lahuten e Malcise per ta lexuar. Mbasi ai e lexon ate, i mahnitur nga pasuria e gjithaneshme e dialektit Gege, Cabej i shkruan Poradecit : Per hir te Gjergj Fishtes un do isha bere katolik.
    Kjo thanje lapidare nga Eqrem Cabej, tregon shume .

  24. P. Gjakova says:

    Eshte muhabet i vjeter ky i kesaj copes se mishit me dy sy. Kishte kerma dhe injorante si kjo edhe para 150 vjeteve, kur ca kerkonin alfabet turk dhe ca grek, ca kerkonin turqishten gjuhe letrare, ca greqishten, sepse shqipja ishte gjuhe barinjsh sipas tyre. Ca kerkonin Shijakun kryeqytet , ca Stambollin dhe ca Malin Atos.
    Tani qe gjuha Shqipe triumfoi dhe shqiptaret konsiderohen komb, injorante, haxhiqamiliste, serbofile , turkofile, grekofile kerkojne qe ta percajne dhe minojne me sa munden per ta hedhur kombin shqiptar ne kaos dhe urrejtje brenda llojit.

  25. Ashkalia, Pejë says:

    Në shkolla dhe administë duhet të flitet dhe shkruhet gjuha letrare si ne Kosovën ashtu në Shqipërinë, ndërsa privat bëni çfarë të doni lale.

  26. A. Gervalla says:

    Gjuha letrare e beri Kosoven me universitet, i barazoi kosovaret me gjithe popujt e tjeret te Jugosllavise, e detyroi Titon te jepte autonomine, i mblodhi kosovaret rreth nje tempulli, fakultetit te gjuhes Shqipe, duke i larguar nga xhamite dhe partita komuniste serbomadhe.
    Gjuha letrare eshte arma me e fuqishme qe Enver Hoxha i dha Kosoves dhe pavarsise se saj, po ashtu si propaganda e tij agresive ne mbrojtje te Kosoves apo armet me te cilat UCK patì mundesi ti bente rezistence historike makines kriminale serbe.
    Edhe pse jo e persosur, gjuha letrare betejen me historine e fitoi, por jo me injorancen.

Lini një Përgjigje te Plaku Xhuxhumaku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *