Shqipëria largohet kokëulur, Skocia fiton bindshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skocia ka mundur me rezultatin 2-0 Shqipërinë në Glasgou, ku vendimtarë kanë qenë dy golat e shënuar nga Neithsmiht me kokë që të dy. Disa herë, Shqipëria është munduar të dalë para për të rrezikuar, por Balaj dhe Memushaj kanë humbur disa rastë të pastra, duke mos arritur të shënojnë.

Me këtë humbje, Shqipëria kalon në vendin e dytë në grup, me 3 pikë në dy ndeshje, duke i lënë vendin e parë Skocisë, dhe lë mbrapa Izraelin. Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë e luajnë në 10 tetor ndaj Jordanisë në miqësore dhe 4 ditë më vonë, udhëton drejt Izraelit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Minutë pas minute:

90+3′ Mbyllet sfida, Skoci-Shqipëri 2-0.

90+2′ Largohet Frederik Veseli dhe vendin e tij e zë Enea Mihaj.

90′ Akordon 3 minuta shtesë.

85′ Skocia duket se është e kënaqur me rezultatin, pasi në këto minuta po menaxhon vetëm ndeshjen.

80′ Herdi Prenga shkakton faull në hyrje të zonës, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Zëvendësim te Skocia. Largohet MekGregor dhe në lojë është MekTominei.

76′ Goditje dënimi në sulm për Shqipërinë. Xhaka nis një top për Memushajt, por ky i fundit gabon në krosim.

70′ Mbrojtja shqiptare është inekzistente dhe në kushte të tilla, skocezët sillen si të duan në sulm.

68′ GOOOL Skocia! Shënon sërish Neithsmith pas një goditje nga këndi, duke dyfishuar rezultatin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Shqipëria largohet kokëulur, Skocia fiton bindshëm”

  1. tifoz says:

    E pabesueshme !!! Nje loje super skandal e kombetares dhe asnje nderhyrje e hajrit nga ana e trajnerit
    Duhet te nderhyje urgjentisht federata per te bere nje zgjidhje

  2. Kalec Dega says:

    Titulli jo i sakte” Skocia na ndeshkon me gol te parregullt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *