Skandali me mishin që vjen nga Maqedonia, kjo është cilësia që u “serviret” shqiptarëve

10 Shtator 2018, 21:07Sociale TEMA

Fiks Fare zbulon rrugën se si hyjnë në vendin tonë mish i pakontrolluar, por me matrikullim të rremë. Fiks fare tregon mënyrën sesi viçat kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqipëri. Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumente false. Bëhet fjalë për një skandal në tregun e bagëtive.

Tashmë viçat kontrabandë kalojnë me furgona dhe hyjnë kryesisht nga Prespa dhe shiten në Shqipëri si mish BIO.

Këto fakte u zbuluan në Fiks Fare.

Gazetarët e ” Fiks fare” udhëtuan për në Tetovë të Maqedonisë, ku kërkuan të gjenin formën se si tregtarët maqedonas të lidhur me shqiptarë, sillnin në vendin tonë kafshë të pakontrolluara.

Gjatë bisedës me dy tregtarët që drejtonin punën në tregun e gjësë të gjallë në Tetovë, mësuam sesi përgatiten dokumentet dhe matrikulat false për viçat që hyjnë nga Maqedonia të pavaksinuar.

Sipas njërit prej pronarëve të këtij tregu “Për futjen e bagëtive në mënyrë jo ligjore, kontrabandistët kanë zgjedhur t’i kalojnë nga Struga, dhe Prespa me furgona, pak nga pak.”

Ndërkohë që të siguron për dokumentet e çdo bagëtie që do marrësh rregullimin e tyre sipas procedurave që kërkohen dhe e gjitha kjo kundrejt pagesës prej 15 euro për çdo krekë bagëti.

“Unë kam 16 vite që merrem me këtë punë dhe punoj me Shqipërinë. Nëse e vendos të punosh me mua , çdo dokument i mbyll unë” , i drejtohet ai gazetarit të Fiks Fare.

Mënyra ishte e thjeshtë, në treg blihen viça të pa matrikulluar dhe tregtari maqedonas i matrikullon, i pajis me certifikatë nga veterineri dhe me anë të mashtrimit plotëson edhe dokumentet për doganë. “Me të gjitha këto s’ka kush të ndalon ty”, shprehet tregtari maqedonas gazetarit të Fiksit. “Çdo gjë hyn në sistem” vazhdon ai.

Gazetarët i kanë kërkuar tregtarit maqedonas që të kalojnë të paktën 20 viça, ku pesë prej tyre ishin të pamatrikulluar ,dhe pa raportin e veterinerit.

“Të thashë një herë për atë mos u mërzit, i bëj unë të gjitha punët. Unë të thashë çdo gjë që hyn tek unë edhe jo legale, del legale këtë ta dish dhe jam i vetmi në Maqedoni që e ushtroj këtë aktivitet me Shqipërinë.”, tregon tregtari i bagëtive në Tetovë, duke shtuar se ka marrëdhënie të tilla tregtie me të gjithë tregtarët shqiptarë të mishit.

8 komente në “Skandali me mishin që vjen nga Maqedonia, kjo është cilësia që u “serviret” shqiptarëve”

  1. Kalec Dega says:

    Se mos shani Sali Berishen, se na turperuat, o kacaket e RamUTIT…….

  2. Lemza says:

    Te gjjtha jane shpifje!
    Fiksi para se ta transmetonte pamjet duhet te denonconte tek “Shqiperiaqeduam” ose te komunikonte ne facebook me Ramen e jo keshtu se nuk jemi si kembet e dhise!
    Se po na del qe me shume po kap kontrabandiste ,hajdute e te korruptuar fiksi se sa vete shteti!
    E gjitha kjo behet qe te njolloset bashkeqeverisja me qytetaret!
    Kush i ndaloi qytetaret qe te denoncojne mishin e kalbur tek facebook-u i kryeministrit?
    Se ju nuk e dini qe Rama punon 24 ore ne dite per popullin!
    A nuk e keni vene re qe per cdo wc alo bojatisje kopshti del Rama dhe Veliaj ne interviste?
    Doemos se vetem keta te dy punojne!
    Pse nuk dalin edhe ministrat,drejtoret etj ?
    Se e ndjejne veten eksiq dhe turperohen para kryeministrit se ai i ka ndjekur te gjitha punimet ( kuptohet online) e jo ministrat e drejtoret!
    Pra edhe kaq sa eshte bere,ka qene merita vetem e Rames dhe Veliajt!
    Po per mos realizimet kush mban pergjegjesi do thoni ju?
    Nuk do mend qe per ato do shkarkohen te tjeret?
    Pse me te gjitha vetem Rama dhe Veliaj do merren?

  3. Satrapi says:

    Te isha kryeminister ne raste te tilla do te shkarkoja ministrin e Bujqesise,por Rama nuk e ka bere kete se ka heshtur per buken qe behet me miell kanceroz serb!
    Bravo Rama se je kryeministri me i mire ne keto 1 mije vitet e fundit!
    Po e con ne varr kete popull se je i pa afte dhe arrogant!

  4. Arbeni says:

    O kalec I saliut,dukesh që je tope gomari.Ai ka vite te tera që e bën atë pune,nuk e ka nisur sot.Shumica e doganiereve nuk kane levizur prej gati 17-18 vjetesh,por po te mendosh me koken e vogel në perfundime te tilla do arrish.Une nuk jam tifoz I askujt sepse is bëra topin ne koke te gjitheve duke ikur që aty,por me vjen keq me tifoz si ty që jane bythegrisur dhe ushqehen me politike.Degjo mua mos prit te fitoje me saliu apo lulushi që te te bejne doganier ty,por vure mendjen ne pune te nxjerresh lekun per familjen.As sali malokut as ketij ramutit që thua ty nuk I bie ndermend per shqipetaret.Te bie ty ndermend se a ka fqinji jot per tu ushqyer apo jo,aq u behet edhe saliut turimiut per ty,po ashtu edhe ramutit.Thirri mendjes…e mos bridh mitingjeve te plakut Mere.

  5. Jomore says:

    Nuk ekziston shtet gjekundi ketu,prandaj mos u habitni!
    Suksesin me te madh e kane ne luften kunder komunizmit qe i …hengren mune!
    Keta zbatojne parimin e Shvejkut “cfare me duhet mua se cfare bej une”!

  6. Rrena says:

    Pse i zmadhoni gjerat kot?
    Ky nuk eshte skandal,por nje gje e zakoneshme ne Shqiperi per te gjitha ushqimet,ilacet,farerat,pijet etj!
    Ne nuk kemi kontroll shteteror qe ne dogana e deri cdo dite neper magazina dhe dyqane!
    Kontrolli i shtetit per ushqimet duhet te jete prezent kudo dhe njerezit qe shesin duhet te dridhen nga frika e ndeshkimit ne se kapen qofte edhe me nje kg ushqim te skaduar apo te fallcifikuar!
    Kjo ndodh pervec te tjerave se Rama eshte komplet i pa afte per menazhimin e shtetit duke mbushur administraten me militante te pa afte qe nuk punojne per shtetin ligjor por per partine dhe veten!
    Fakti qe Fiks Fare ka informacione me te sakta dhe me te sigurta se shteti,verteton se e pjella amorfe e Rames “bashkeqeverisja me qytetaret”,jo vetem ka deshtuar plotesisht,por as ka funksionuar ndonjehere!
    Ajo eshte nje mekanizem komunist dhe kurre nuk mund te vleje edhe ne kapitalizem!
    Por Rames i intereson spektakli e jo ekzistenca reale e shtetit!

  7. Leon Rrapini says:

    Edhe ne Maqedoni, partite merren me sharje te tjetrit dhe mburje te vetes, dujke shperfillur angazhimin per progresin e ekonomise dhe funksionimin e shtetit.

  8. Klea says:

    Kimio terapi do i behen leket te gjithe politikaneve legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje