U akuzua nga SHBA për korrupsion të frikshëm, Lulzim Basha i beson deputetit ‘vettingun’ në politikë (kabllogrami)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe pse nga lideri i demokratëve vettingu u pa si zgjidhje e të gjitha problemeve që sipas tij kanë bllokuar Shqipërinë, duket se përgatitja e opozitës për propozimin e saj është shumë e dobët, natyrisht per faktin se vete Basha nuk e do ate sic e tregoi edhe kur refuzoi propozimin e Rames qe vertingu te ishte edhe per familjaret.

Por per te vazhduar lojen e nisur, sot Basha ka ngritur grupet e punës, ku kryesorja është edhe pika e vettingurt të politikanëve, shkruan Lexo.al.

Në grupin e punës që do të udhëheq aksionin për vetingun në politikë është edhe deputeti Xhemal Gjunkshi.

Gjunkshi eshte ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, qe në kabllogramet e Ambasadës amerikane, publikuar ne 2011, akuzohej nga ambasada e SHBA ne Tirane, për korrupsion të frikshëm, pasi kupola e institucionit qe drejtohej prej tij u merrte deri në 7 mijë dollarë ushtarëve shqiptarë që shkonin me mision në Irak dhe Afganistan.

Ja çfarë ka shkruar Ambasada amerikane për deputetin në fjalë:

“Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë. Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim”

Pra Basha ka futur në listën e deputetëve që do të merren me vetingun deputetin i cili ishte koka e institucionit te akuzuar nga SHBA për korrupsion. A eshte kjo sfide ndaj SHBA-se? Sepse tallje me shqiptaret eshte dukshem.

Kabllogrami i plotë i Ambasadës:

1. Ministria e Mbrojtjes u zhgënjye kur mësoi se misioni i saj në Irak do të përfundonte në fund të dhjetorit, pasi Shqipëria nuk u përfshi në listën e vendeve të koalicionit ku qeveria italiane do të kërkojë të qëndrojë. Një arsye mund të jetë vazhdimi i praktikave për të kërkuar ryshfet kur përzgjidhen oficerët për vendosjen e trupave jashtë vendit. Kjo praktikë korrupsioni nuk është e re dhe oficerët deklarojnë se është ulur disi qëkur qeveria amerikane e trajtoi këtë problem pak vjet më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston ende, dhe kjo e bën të vështirë formimin e një njësie koherente ushtarake. Praktika kohët e fundit është bërë shkak për ankesa nga oficerë të nivelit të ulët. Ambasadori Withers do ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, javën e ardhshme.

2. Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë. Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim.

3. Kontingjenti i fundit në Irak është dërguar në shtator, që do të thotë se ata e përfundojnë misionin e tyre më herët se afati gjashtëmujor dhe nuk do të jenë në gjendje që të përfundojnë së paguari borxhet e tyre. Kjo mund të jetë një arsye që Ministria e Mbrojtjes po konsideron vendosjen e grupit nga Iraku në Afganistan menjëherë pas kthimit të tyre nga Iraku, në mënyrë që ushtarët të përfundojnë periudhën e tyre gjashtëmujore dhe të përfundojnë pagesën e borxheve.

4. Një nga shumë pasojat negative të kësaj praktike korrupsioni është se meqë vetëm oficerët që paguajnë ryshfetin përzgjidhen për vendosjen jashtë vendit, dyshohet se ata mund të jenë persona të trajnuar pak, apo të patrajnuar.

5. Kur ne i pyetëm punonjësit e Ambasadës për këtë praktikë, u informuam se ka pasur një rënie të saj qëkur ambasadorja Marcie Ries e ngriti këtë çështje dy vjet më parë. Oficerët pranuan se që prej dy vjetësh praktika ka pësuar rënie, por ekziston ende. Punonjësit deklaruan se kjo praktikë është rezultat i pagave të papërshtatshme që marrin oficerët, gjë që krijon nxitje për korrupsion, dhe se problemi nuk do të zgjidhet derisa pagat e ushtarëve të rriten në një nivel të përshtatshëm.

6. Ambasadori Withers planifikon ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, të programuar për më 20 nëntor. Withers.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “U akuzua nga SHBA për korrupsion të frikshëm, Lulzim Basha i beson deputetit ‘vettingun’ në politikë (kabllogrami)”

  1. Kombi says:

    PO KUSH TE LE MORE IDIOT !!😏

  2. Zigur Qarri says:

    Edi Rama akuzohet nga SHBA-të për korrupsion.Akuzat për korrupsion për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk vijnë më vetëm
    nga kundërshtarët e tij politikë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një kryeministër shqiptar është akuzuar drejtpërdrejtë për
    lidhje me korrupsionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raportet konfidenciale të ndërkombëtareve, Edi Rama figuron si një
    njeri me pasuri të dyshimtë.Raporti konfidencial i OSBE, i tetorit të vitit 2014, i botuar ekskluzivisht nga Lapsi.al, fliste për një pasuri
    prej 200 milionë eurosh që kryeministri shqiptar Edi Rama ka në kompani offshore dhe që menaxhohet nga vëllai i tij Olsi Rama.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Kurse une lexova te kalemi.im qe Olsi eshte menaxher I zoti…

    2. X Shkerdhatat e Sali Qenit says:

      Or Zigur koqja, akoma nuk e ke marre vesh qe ne komentet e tua nuk i lexojme fare, maksimumi mund te fshijme prapanicen. Ti mor i shkrete do vdesesh nga marazi, sepse EDI Rama do te vazhdoje te qeverise, ndersa bejleret e tu Sali Qeni dhe Lulezime Basha do te perfundojne ne burgun e Reçit, po ashtu edhe Shkerdheni e Argjita!

    3. FRANKFURT / Deutschland says:

      Zigur ,
      une mendoj se ty nuk te del Pensioni……po sikur ta organizoja une , nepermjet disa Fondeve , nje ” pension ” per te permiresuar ate qe merr momentalisht , por me kusht te vetem qe te mos tregosh nga ajo dite e mbrapa asnje nga ” SEKRETET ” dhe ” HISTORITE INTERESANTE ” qe di per sejcilin Politikan te atij Vendi , sidomos per keta qe kane Pushtetin sot………..?????????
      Me shume Respekt
      U N E
      ps. do te te lutem mos flit me njeri per kete Propozim . ” TOP SEKRET “

    4. Zigur shkrimi qe ti i referehohesh eshte nje deklarate jo zyrtare e osce qe ska lidhje me amerikanet…kesjtu qe informohu perpara se te shkruash…dhe po ti krahasosh ishte nje deklarate me te njejtat shifra qe dearonte edhe opozita…dhe nuk ishte as deklarate por komunikim mes tyre..pra po ti njohesh shkresat zyrtare e kupton fare lehte…ishte nje material pa koke(pra kujt i dergohej dhe perse) por ishte komunikim mes tyre rreth fjaleve qe qarkullonin(nga opozita)Jo per te mbrojt Ramen, por kabllogramet qe referohet shkrimi jane emaile zyrtare te ambasades dhe per takime te fixuara ne date dhe per cfare teme do flitete…pra ka pas reagime…puc puc zigur

  3. says:

    Të tillë janë kolegët e Bashës.

  4. Kris says:

    Do te deshiroja qe t’ju them dy fjale njerezve, qe vetem shajne Edi Ramen,te cilin nuk e ka njohur kurre por di historine e Shqiperise! Korrupsioni dhe vjedhja me krimin nuk filloi me Edin! Filloi me heret! Tradhetia filloi me saliun dhe vjedhjet e medha pa ju trembur syri! Vrasjet filluan pothuaj ne nje kohe para ardhjes dhe pas ardhjes ne pushtet te sales! Sa per dijeni jo me teper! I uroj shendt andit,tosit,ngjeles,zhejit ,yllit etj se per gazetari e kane shitur trupin dhe shpirtin tek saliu!

  5. mikojani says:

    O milet,jane te gjithe hajdute dhe batakcinj.Nuk ka ne Shquperi ,poletikan,qe muti mos ti kete shkuar deri ne fyt,nuk ka parti politike,ka banda politiko-ekonomike.Mus u zini per mutra.

  6. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    zedhenesi i shtepisese bardhe, zi gur qorri ,deklaron korrupsionin e edi rames ne emer te presidentit dixhital.

  7. Kurva e Vicidolit says:

    Xhemal Bajga, ky katnar i pashprese Dibre qe i pagoi Shkerdhenit 100 mije euro per tu bere Shef Shtabi i FA.. pas ca vitesh pasi vodhi skrapin se bashku me kelliren Arben Imami pagoi Bashen 200 mije euro per tu bere deputet

  8. Jimi says:

    Me duket kohe e humbur te merresh me kete debil!

  9. Gri says:

    Zigur, te huajt nuk e thone dote Q, por Q e thone K.

  10. Komando says:

    Fiks si vjedhen sot Bardhi Kacaku! Vjedh Bardhi, vjedh Bajloza e ministrise! Holta del e palare! Hajdute njesoj te gjith

  11. "BOHOTINA" says:

    Eshte njolla me e zeze qe ka njohur ushtria shqiptare. Nenshkroi vjedhjen e ambenteve te klubit ushtarak dhe ia fali argites, sala kete kokebosh e shperbleu,

  12. alphade says:

    po per Sali Vicidolin,familjen e tij, Zenin dhe Giten ke per te thene gje more
    “Zigur Merda” ?! Ne se po, na thuaj edhe per Bashicin apo Ilir Floririn e
    Fytyrbreshken e LSI-se. Dhe pastaj ke te gjithe te drejten unuversale te fla-
    sesh edhe per Edi Ramen,kryeministrin aktual. Thjeshte je nje mjeran fana-
    tik i verbuar sepse je kuar me luge te madhe nga bandat mafioze- terroriste
    te Monstres se Vicidolit !
    Pfftttuuuuuuu race me te ndyre nuk gjen ne kete plsnet…..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *