Skoci-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Panuçi i kthehet eksperimenteve, bën lëmsh mesfushën dhe konfirmon Mihajn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skocia dhe Shqipëria do të provojnë forcën në ndeshjen që nis vetëm pas pak në Glasgou.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim, nga një fitore në shtëpi ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa skocezët vijnë nga një humbje 0-4 në miqësore ndaj Belgjikës.

Sa i përket formacioneve, Panuçi ka vendosur të rrezikojë disi, duke lënë në stol më të mirin e takimit me Izraelin, Migjen Basha.

Edhe Hyka është në stol për këtë takim, ndërkohë që në fushë do të jenë nga minuta e parë Lilaj e Ndoj.

Edhe “tradhtari” Enea Mihaj, është në stol për këtë takim, ndërsa në tribunë ka përfunduar Besir Demiri.

Skoci: A. MekGregor, Tierni, Mulgreu, Sutar, Robertson, MekDonald, O’Donel, MekGregor,  MekXhin, Neismith, Rusell
Trajner. Aleks MekLish

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Gavazaj, Ndoj, Balaj
Trajner. Kristian Panuçi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Skoci-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Panuçi i kthehet eksperimenteve, bën lëmsh mesfushën dhe konfirmon Mihajn”

  1. Klaec Dega says:

    Suksese Shqiperia! Inshalla, gezjome dhe ndihemi per vetem nje dite krenare me ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *