SPECIALE / Njihuni me kundërshtarin e Shqipërisë, sfida e analizuar në pesë pika…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria do të ndeshet me Skocinë për Nations League, të hënën në mbrëmje në “Hampden Park”. Kundërshtarët, e drejtuar nga Alex McLeish, vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 4-0 në miqësoren kundër Belgjikës, të premten në mbrëmje. “Press Association Sport” analizon pikat kyçe të kësaj sfide, të cilën e cilësojnë si vendimtare për skocezët. “Telesport.al” po ja u përshtat në shqip…

Shkatërrimi në Belgjikë

Humbja turpëruese, 4-0 ndaj Belgjikës së mbushur me talente, ishte humbja më e madhe në shtëpi për skocezët në 45 vitet e fundit. Pavarësisht se McLeish ia vuri fajin disa gabimeve individuale, që mund të ndreqen në çdo moment, ky rezultat do të ndikojë në moralin e lojtarëve. Në periudhën e tij të dytë si trajner i Skocisë, McLeish ka pasur jo pak probleme me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit. Ndeshja ndaj Belgjikës duhet të anulohet menjëherë vetëm duke fituar ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Në një grup me tre ekipe dhe pasi Shqipëria fitoi ndaj Izraelit, duke mund të bëhet asgjë tjetër.

Matt Phillips has scored the only goal of Alex McLeish´s second spell in charge of Scotland (Tim Goode/PA).

Nga do të vijnë golat?

Skocia ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit, atë që i ka dhënë fitoren e vetme, të realizuar ndaj Hungarisë, nga Matt Phillips në muajin mars. Leigh Griffiths është riaftësuar nga një goditje e marrë në ndeshjen ndaj Belgjikës, ku u zëvendësua nga Steven Naismith, i thërritur vetëm në momentet e fundit, i aktivizuar në pjesën e dytë. Me vetëm katër gola të shënuar, sulmuesi i Celtic është golashënuesi më i mirë i ekipit. Gjithë të tjerët së bashku kanë shënuar pesë gola dhe nuk është ekzaktësisht e saktë se nga do të vijnë këto gola. Nëse skocezët nuk fillojnë të shënojnë nuk kanë asnjë shans të jenë në fazën finale të Euro 2020.

Napoli´s Elseid Hysaj plays for Albania (Scott Heavey/PA).

Po Shqipëria?

Nuk kanë të grumbulluar asnjë futbollist që luan në Britani, pasi edhe sulmuesi Eros Grezda që sapo është blerë nga Rangers, apo mesfushori i Livingstone, Egli Kaja, janë lënë jashtë nga trajneri Christian Panucci. Gjithsesi, Shqipëria ka një grup të mirë lojtarësh me në krye mbrojtësin e Napoli, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka i Bazel, autor i golit të fitores ndaj Izraelit. Shqiptarët, që kryesojnë Grupin 1 në Ligën C të “Nations League” udhëtojnë me besimin për në Glasgow, sepse në europianin e fundit ata ishin të pranishëm, ndërsa skocezët jo.

Albania boss Christian Panucci scored a winning goal for Italy at Hampden in Euro 2008 qualifying (Andrew Milligan/PA).

Panucci kthehet në “Hampden”

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, do të rikthehet në “Hampden”, 10 vjet pasi shënoi një gol i cili nuk do të harrohet lehtë nga skocezët. Ish-mbrojtësi realizoi për Italinë, në kohën shtesë të eliminatores ndaj Skocisë, e cila u mposht 2-1 nga “axurrët”, duke i dhënë fund ëndrrës për të qenë në Euro 2008. Edhe atëherë ishte trajner McLeish, i cili protestoi ashpër sepse sipas tij Luca Toni kishte bërë faull, pak sekonda para golit, ndaj Allan Hutton. Gjyqtari spanjoll Manuel Enrique Mejuto Gonzalez akordoi një goditje dënimi për miqtë, nga ky Panucci shënoi me kokë, pas krosimit të Andrea Pirlo, atë që ai vetë e ka cilësuar si një nga golat më të rëndësishëm të karrierës të tij.

Celtic goalkeeper Craig Gordon started against Belgium (Jeff Holmes/PA).

Gordon apo McGregor?

Portieri i Celtic, Craig Gordon, luajti si titullar në humbjen 4-0 ndaj Belgjikës dhe faktikisht janë ngjallur disa dyshime për formën e tij, sidomos te goli i shënuar nga Eden Hazard. Nga ana tjetër, Allan McGregor i Rangers, është shfaqur në formë të shkëlqyerë, që kur u kthye në “Ibrox” gjatë verës. Nuk i dihet nëse ai do të rikthehet titullar në portën e Skocisë, pikërisht nga porta lindin dilemat e trajnerit McLeish, që më pas vazhdojnë në të gjithë këtë skuadër. (Telesport)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *