Starova: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, ja defektet e Kombëtares

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, bëri një analizë të shkurtër të humbjes së Shqipërisë ndaj Skocisë me rezultatin 2-0 duke treguar pikët e dobët të skuadrës si dhe gabimet e trajnerit Panuçi.

“Objektivi i skuadrës u lexua. Ishte të mbroheshim me shumë forca, për të marrë një pikë dhe për të goditur me kundërsulm.

Skuadra vuajti shumë me rreshtimin 4-3-3. Panuçi nuk diti të lexonte lojën. Robertson vinte pa pushim. Gavazaj ishte i pamundur.

Më pëlqeu paraqitja e Ndojit. Memushaj në sulm e kishte të vështirë. Në minutën e 37-të për herë të parë gjuajmë kornen e parë. Momenti kur pësojmë një gol, edhe për mungese të lojtarëve të rinj.

Binaku nuk mbulon dot linjën. Pas golit, fillojmë të reagojmë, u bëmë më trima. Strakosha që na dha fitoren me Izraelit, sot ka përgjegjësi te goli i dytë. Më pas skuadra u dorëzua komplet.

Panuçi të kritikojë veten. Nuk është i qartë në kokën e tij, për skemat dhe për të ardhmen. Skuadra pa Mavraj, Agollin, Kaçen dhe Grezdën ka probleme. Populli duhet të dijë objektivin. Kjo ndeshje na uli me këmbë në tokë, për të analizuar mirë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Starova: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, ja defektet e Kombëtares”

  1. Na myten karnat says:

    Populli?!
    Ik o bole!

  2. Don Kishoti says:

    Une nuk mbroj Panucin ne gabimet e tij por Starova nuk ka te drejte morale dhe profesionale te japi mendime per kombetaren dhe tranierin e saj pasi ai eshte tranieri me i keq. Ai e fundosi Partizonin sa u be lolo nje here e hiqnin nje here e vinin tranier dhe kosovaret e zbuan per rezultate shume te dobeta.

  3. tifozi kmtares me zemer. says:

    O SUL bjeri drejt mer burr , te dy golat ishin per faj te portierit ,nuk rri portieri ne vijen fatale kur topi qe vjen nga krosimi gati i fshin qyrret pastaj shkon ne koken e kundershtarit dhe portieri si firaun nuk del te kapi topin ne ajer se zona 7 metra esht e portierit prandaj quhet zona e tij , ti portieret i njef mir se ke par MUSTEN LUARASIN JANI KAçIN e shum te tjer qe nuk linin top ne ajer ne zonen e vet , tek goli dyt kur portieri nuk duhet te dilte se topi ishte ne kufijt e zones tij dhe ishte rremuj ,portieri jon atehere doli prap beri gabim ,esht shokuse kur degjon FOTON te thot qe kam humbur vite nga jeta ime duke stervitur djalin ,nuk i ke mesuar gjen me fillestare o njeri qe te kapi krosimet ne ajer brenda zones se tij se e kap me duar topin dhe plus qe esht dhe i gjat , e ke msuar te fshihet mas shtylles ne vijen fatale ky esht difekt skandaloz , e dyta pjesen e par hysaj ishte faqe zez duhet te nderrohej urgjentisht ishte shum dobet as nje top nuk kapi asnje duel nuk fitoj ,ai BALAJ esht gjyna ti thuash futbollist me te luan me nje lojtar mangut ,lojtar pa intuit i pa aft kerkund per te ber gol dhe vetem kerkon te justifikohet duke vrapuar kot pa arsye ,per mendimin tim ky nuk duhet te grumbullohet me me komtaren nuk ka çi jep me kti ekipi , dhe me e forta se lam ne stol nje BASH qe luan topin dhe godet porten dhe nje KAçE qe esht i domozdoshem ne fushen e lojes se esht lojtari me i mir me luftaraku dhe e gjuan shum porten plus qe esht i sakt ne pasim dhe teknik me topin e hap bukur lojen , dhe e fundit ne kemi nje trajner komtare qe nuk e kontrollon dot lojen nuk ka aftesin te shikoj difektet e lojtarve dhe nuk esht i aft te bej ndrrim , nje trajner qe i fiket truni fare gjat lojes dhe nuk ka ortak ta shkundi ta sjelli ne vete ,te rri trajneri si gomar te shikoj si ekipi vet e kthen topin nga mesi fushes tek portieri ne 95 perqind te rasteve sikur esht ne avantazh dhe nuk reagon vizitoeni kte trajner ose largoheni se po na heq petllen ky njeri me gomarllikun e vet , dhe qershia mbi tort i fut dhe nje ndrrim ne minuten e 90t sikur desh te vononte lojen ket kurr nuk e kuptova pse e boni , dhe ti SUL nuk duhet ta kesh kuptu kjo esht komtarja jon me nje trajner inegzistent qe nuk ka haber nga trajnimi.

  4. Partizoni says:

    Po si mund te merni mendime nga nje “trajner” se nuk eshte i tille qe nu ka as nje jave qe eshte shkarkuar se e mori ekipin ne vendet e para dhe qe tu e nxjerre nga kategoria me 11 barazime se ai muk di tjeter gje vec llogarit sa kohe do qendroje dhe sa lek do mari.Sa per ekipin mbreme eshte gjynah ti thuajsh lojtare dhe nuk eshte faji i trajnerit se keto palo lojtare nuk bejne dot nje pasim te sakte per 90 minuta..Sa per balajn nuk kam cfar ti shtoj komentuesit me lart.keta lloj lojtaresh duhen zhdukur nga kombetarja.

  5. Bujar Kanapari says:

    PROBLEMI ESHTE KY
    PANUCI KERKON TE NDERTOJE SKUADREN E TIJ, DHE JO TE LUAJ ME FORMACIONIN E DE BIAZIT, PER TE MARRE MERITAT.
    SIKUR XHERDAN SHAQIRI TE KISHTE QENE NE FORMACIONIN E DE BIAZIT, NUK DO TE LUANTE ME PANUCIN.
    LUAN VESELI DHE XHIMSHITI, QE KANE RRITJE, SEPSE ME DE BIAZTN KANE ME PAK NDEHJE SE MAVRAJ DHE AJETI,
    CIKALLESHI NUK PREFEROHET SEPSE KA QENE TITULLARE NE NDESHJET KUALIFIKUESE ME DE BIAZIN,
    TRAJNERI RI, MUND TE AFRONTE 2-3 LOJTARE ME TE ARSHME DHE JO TE BENTE SKUADER TE RE.

Lini një Përgjigje te tifozi kmtares me zemer. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *