Thertore brenda “lavazhit” të makinave!

10 Shtator 2018, 21:04Sociale TEMA

Fiks Fare, ka denoncuar disa herë tregtimit e kafshëve të pakontrolluara dhe që theren në kushtet skandaloze dhe jashtë thertoreve. Ndërkohë që vazhdon edhe sot pothuajse e njëjta situatë.

Fiksi Fare ka vëzhguar në disa rrethe të vendin tonë, për të parë se si paraqitet kjo situatë. Fillimisht gazetarët e këtij emisioni u ndaluan në Shijak, ku pasi kontaktuar në një dyqan mishi, i cili ndodhej anash një rrugës në dalje të qytetit të Shijakut.

Gazetarët i kanë kërkuar kasapit, të blejnë një qingje për ta theruar në dyqanin ditën e nesërme, pasi ishte edhe Bajram. Sipas kasapit ” mjafton që nesër në mëngjes në orën 7.00 të sjellësh qengjin në dyqanin e tij dhe do e therte pa asnjë problem. Gjatë bisedës kasapi është i përgjegjshëm se therja e bagëtive nuk lejohet në dyqanin e tij, “nëse bagëtive do që të kontrollohen nga ana e veterinerit ata duhet të theren në thertore dhe jo në dyqan” shprehet vet ai.

E megjithatë atë se pengon askush që të tregtojë në dyqanin e tij, kafshë të pakontrolluara, në një ambient i cili duket edhe me sy të lirë që nuk plotëson kushtet higjienike sanitare, pasi mizat kanë mbuluar mishin që ai po tregtonte. Pak kilometra larg Shijakut, në hyrje të qytetit të Durrësit, pikërisht në fshatin Xhafzotaj, gazetarët kanë ndaluar në një tjetër dyqan mishi. Pasi kanë kërkuar të blejnë mish qengji, pronari i dyqanit u ka kërkuar gazetarëve që të prisnin, pasi për pak minuta, djali i tij do sillte disa qengja për therja, të cilat do t’i tregtonte. Pa kaluar as dhjetë minuta, është djali i pronarit të dyqanit të mishit, i cili mbërrin me një mjet tip benz, ku në bagazhin e tij e kishte mbushur me qengja. Asnjë nga kafshët që ai solli nuk ishin të matrikulluara.

Ndërsa gazetarët zgjodhën një nga qengjat, duke asistuar në therjen e tij, në një dhomë pas dyqanit të mishit. Edhe në këtë dhomë e cila ishte kthyer në thertore, vihej re mungesa e kushteve higjienike, ndërkohë që nuk kishte asnjë veteriner për kontrollin e bagëtive para dhe pas therjes ashtu sikurse ligjërisht duhet të ishte. Pas therjes pronari i dyqanit të mishit, ju ka shitur mishin e qengjit të pakontrolluar gazetarëve. Ndërkohë që po therej mishi, një nga punonjëset e dyqanit, pa doreza, vijonte punën për prodhimin e qofte.

Më pas gazetarët mbërritën në rrethin e Dibrës, fillimisht gazetarët u futen në një dyqan mishi në Maqellarë. Ndërsa një punonjëse e cila po merrej me pastrimin e lokalit dhe thertores. Në mbishkrimin e saj, punëtorja që po pastronte lokalin mbante mbishkrimin ” punonjëse e njësisë bashkiake”. Gjatë bisedës punonjësja ka treguar se ” mishi shitet pa vulën e veterinerit, por kasapi është shumë i njohur pas të gjithë e marrin mishin tek ai. Sipas saj kasapi i therte vetë bagëtitë, në dhomën ngjitur me dyqanin, ku vetëm një derë i ndante. Ndërsa kasapi nuk ndodhej për momentin pasi kishte vajtur të falej në xhami.

Ndërsa në qytetin e Dibrës gazetarët kanë konstatuar pothuajse në qendër të qytet anash rrugës nacionale në një pikë lavazhi, qytetarët po thernin e tregtonin mish. Kafshët edhe këtu shiteshin të pa matrikulluara dhe pa kontrollin e veterinarit.

2 komente në “Thertore brenda “lavazhit” të makinave!”

  1. Kalec Dega says:

    Hajde Albaniston, hajde…..e ka fajin shpellari Sali Berisha!

    Imagjino, cfare gatuhet ne Bunkerin e Rames ….ose ne Cadren Basha……

  2. Didi says:

    O gazetar leshi…..po per ta theruar apo therur do e conin qingjin te kasapi o gazetar dele….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje