Tirana, Stalingradi i koalicionit PD-LSI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Eduard Zaloshnja

Pas një viti sulmesh të përditshme kundër Moskës, kryeqendrës së qeverisë sovjetike, strategët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore, vendosën t’i përqendrojnë forcat e tyre drejt Stalingradit – pikë strategjike në jug të Moskës. Marrja e tij do ta bënte të sigurt rënien e kësaj të fundit, e cila nuk kishte rënë nga sulmet e drejtpërdrejta ndaj saj. Strategjia ishte më e mira e mundshme në ato kushte, paçka se forcat gjermane nuk arritën ta marrin Stalingradin – beteja ishte e përgjakshme për të dyja palët, por rusët e fituan atë, duke i hapur kështu rrugën fitores së luftës.

Në një situatë të ngjashme (në përmasa e kushte krejt të tjera), ndodhet sot opozita shqiptare. Pavarësisht sulmeve të përditshme të drejtuesve dhe eksponentëve të PD-së e LSI-së ndaj qeverisë qendrore, ajo nuk duket se do të bjerë prej tyre. Por në nëntë muajt në vijim, ata kanë mundësi të zhvillojnë betejën për bashkinë e Tiranës, të cilën po e fituan, mund t’u hapë rrugën për marrjen eventuale të qeverisë qendrore.

Përqendrimi i energjive të opozitës për marrjen e Tiranës, duket strategjia më racionale, por kjo nuk do të thotë se marrja e saj është e sigurt. Përkundrazi, marrja e saj është shumë në diskutim.

Është e vërtetë se, në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, PS-ja mori vetëm 51% të votave në territorin e bashkisë Tiranë, por 49% u morën nga 16 parti me axhenda dhe elektorate të ndryshme. Kështu, PD-ja e PR-ja morën 28% të votave në territorin e bashkisë Tiranë, LSI-ja mori 13%, PDIU-ja mori 3%, LIBRA 3%, dhe të tjerat (së bashku) morën 2% të votave (shihni grafikun 1).

Që strategjia e opozitës për marrjen e Tiranës të jetë e suksesshme, duhet që ajo t’i bindë të gjithë votuesit e vjetshëm të PD-së e LSI-së, (por edhe të PDIU-së, LIBRA-s dhe partive të tjera më të vogla) që të votojnë për kandidatin e përbashkët të opozitës. Dhe prapë, kjo s’do të mjaftonte.

Strategjia dhe kandidati i përzgjedhur nga PD-ja dhe LSI-ja, duhet të sjellin në kutitë e votimit edhe ata që nuk morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme. PD-së i munguan vjet në kutitë e votimit rreth 30 mijë vota, nga ato që kishte marrë kandidati i saj për Tiranën (Halim Kosova) në zgjedhjet e 2015-ës.

Duke llogaritur 88 mijë votat që mori vjet në bashkinë Tiranë PD-ja (plus PR), 42 mijë votat që mori LSI-ja, 25 mijë që morën partitë e tjera të vogla dhe 30 mijë opozitarët që nuk morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme, mund të thuhet se rezervuari potencial i kandidatit të përbashkët të opozitës është rreth 185 mijë vota (shihni grafikun 2). Ndërkohë, rezervuari natyral i kandidatit socialist është 165 mijë vota (kaq mori vjet PS-ja, e cila garoi e vetme kundër të gjithëve).

Kuptohet që llogaritë në letër janë shumë më të lehta se sa beteja në terren. Ndërkohë që kandidati i opozitës e ka një rezervuar potencial prej 185 mijë votuesish, kandidati kundërshtar dhe makineria elektorale e tij do të mundohen që sa më shumë prej tyre të mos shkojnë në kutitë e votimit, e madje t’u prishin mendjen disave të votojnë për të. Për ta arritur këtë objektiv, ai mund të sulmojë kandidatin e opozitës te pikat e dobëta, duke i nxjerrë në pah të meta, të qena e të paqena. Dhe meqenëse partia e tij është në pushtet, ai mund të përdorë forcën joshëse të pushtetit, për  të shkaktuar sa më shumë dezertime në radhët e elektoratit opozitar.

Duke patur parasysh vështirësitë e mësipërme, drejtuesit e opozitës duhet që, përveçse të mendojnë për aksionet e tyre ditore, të mendojnë edhe strategjikisht për zgjedhjet e Tiranës. Ata nuk duhet ta bëjnë këtë gjë, duke u bazuar në hamendjet e kafeneve të Tiranës, por duke pajtuar sa më shpejt një sondazhist serioz, tek i cili kanë besim të plotë. Ky i fundit duhet t’u zhvillojë një sondazh të detajuar në terren (jo elektronik ose me telefon), nga i cili drejtuesit e opozitës mund të mësojnë se ç’strategji mund t’u shërbejë më mirë për fitoren në Tiranë, e për më tepër, cili kandidat apo kandidate mund të marrë më shumë vota nga rezervuari potencial i 185 mijë votuesve të mundshëm të saj…(AFP.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

20 komente në “Tirana, Stalingradi i koalicionit PD-LSI”

  1. Shqiptar says:

    Opozita PD plus LSI nuk fiton dot ne asnje bashki te Shqiperise. Do humbin dhe Shkodren. Tirana dhe gjithe Shqiperia nuk i jep vote Lulzimes dhe Monikes.

  2. eduard says:

    O Zaloshnja. Mos u bej naiv. Ne zgjehjet vendore nuk sheh njeri se sa i bukur eshte kandidati, po si ka punuar. Ne kete aspekt Veliaj eshte nje elefant perballe miut te opozites.

  3. Qytetar says:

    Opozita eshte vetem me shifrat,pa kandidat !!!
    Rrjedhja e LS I dhe PD nuk eshte ndalur,faktor qe ne zgjedhjet e kaluara ishte pozitiv,deri ne fund te fushates.
    Sjellja e opozites prej “te forti” nuk ofron votues,duhen alternativa dhe candidati.
    Ne Tirane opozita nuk ka kandidat potencial,Dashi e la gjetur justifikimin per humbjen,” reforma zgjedhore” !

    1. Edi says:

      Nese kandidon znj Jorida Tabaku , shitesi i fiqve do kthehet ne origjinen e vet

  4. Bayern says:

    Kush te tha ty qe do jete e vetme ne zgjedhje? Ki durim se s’ke pare gje akoma.

  5. Olimpia says:

    Ky injoranti kerkon te paguhet nga PD per.te bere.sondazhin .Se pari eshte injorant te krahasosh zgjedhjet me luften .Por edhe kete e ka bere te gabuar.BS kishte potencial shume te.madh se Gjermania dhe eshte ky potencial material njerezor dhe hapsinor qe i dha fitoren plus aleanca.me SHBA dhe Britanine.Pra paralelja eshte e gabuar.Nderkohe perse per PD LSI llogariten edhe ata qe nuk votuan dhe per PS nuk llogariten..Po faktorin Veliaj ,punen e Bashkise per transformimin e.Tiranes a e llogarit ..,?
    Veliaj do te votohet ne menyre plebishitare pavaresisht kandidatin qe do te paraqese PD …LSI..Nderkohe elektorati i partive te vogla eshte.nje rezerve me shume per Velian sepse per lundershtarin.Sepse zgjedhjt lokale nuk.jane si politiket…kandidati luan rol te rendesishem ..Sa per saktesi Stalingradi nuk eshte thjesht ne jug te Moskes
    …eshte mbi 1000 km larg dhe synimi ishin fushat e naftes dhe rezervat bujqesore.

    1. e verteta sade says:

      Sa për informacion.
      Kur zhvillohej beteja e Stalingradit,SHBA dhe Anglia nuk kishin hyrë në luftë.
      Ata hapën Frontin e II në Normandi të Francës,pas fitores së Stalingradit,e cila u quajt fillimi i perëndimit të ushtrisë gjermane!

      1. Çika says:

        Për saktësim :
        Beteja e Stalingradit përfundoi më 2 shkurt 1943 , ndërsa Fronti Anglo- amerikan u hap në Francë ( në Normadi ) në qershor 1944 . Beteja eStalingradid zgjati 6 muaj !

  6. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Zhdukja e shushunjave pd lsi esht e sigurt. Nuk do jet befasi qe PS merr 80 ose 90% te votave. Pjesa tjeter jan hajdutet, parazitet, dembelet dhe fundrrinat e kombit.

  7. "BOHOTINA" says:

    Z. Zaloshnja! Më degjo me vemendje.
    PD e ka fituar 3 here Tiranen. Ata ishin ne vazhdim te njeri tjetrit. Sali Kelmendi, Albert Brojka, dhe pas Edit, ishte ne mes Luli. Te tre te PD bene keto pune:
    -Tirana, kryeqyteti i vendit, u zhyt ne terr, pa drita.
    -Tirana, çuditerisht mbeti pa peme, pa hije, sikur i perpiu dreqi brenda nje kohe te shkurter.
    -Tirana u mbush me gropa ne tere rruget dhe sheshet. Nga qendra deri ne Kombinat duheshin 30 minuta.
    -Tirana u mbush me karroca me kuaj si ne mesjete.
    -Tirana vuajti per drita dhe uje. U mbushen tere pallatet me rezervuare dhe pompa uji…
    -Tirana u mbush me kioska pa leje. U ndertuan dhe ne ato vende, qe dhe mendja me mbrapsht, nuk do ta konceptonte dot. U rrethuan deri institucione qendrore si Banka Kombetare(!), Muzeu Kombetar(!), para Galerise se arteve(!), tek Korpusi qendror i Universitetit(!), pergjate Lanes(!), Parku Rinia(!), e kudo duke e kthyer ne nje fshat- qytet…
    -Tirana, ne diten e fitores te ketyre birbove, ç’ ka me ka bere shume pershtypje, u ndertuan dy kjoska qe jane edhe sot, mbi trotuar, njera ne krah, e tjetra perballe shkolles 9 vjecare “Vasil Shanto”(!). Pikerisht diten e fitores, sa doli rezultati.
    -Tirana mbushi xhepat e ketyre te babeziturve. Dikush beri nje pallat 12 katesh ne qender, dikush nje vile perrallore ne fshatin Vishnje te Tiranes, dikushtoi jashte rregullave nje kat pallati, dhe i shoqeroi nje papergjegjshmeri totale dhe gjume nen kete katrahure.
    -Tirana nen hyqmin e tyre u mbush me pislleqe, me tym dhe cilesia e ajrit mizerabel, me premtime te pa mbajtura, etj, etj…
    Keto i dine shqiptaret dhe kryeqytetasit,
    Dy here e kapatur Tiranen PS. Te dy heret eshte bere bum. Ka ndryshuar faqe. Me drita, peme, pa karroca, me rruge te pastra e pa gropa. Nuk jam me asnjeren pale, por e verteta kjo eshte. Jane bere dhe gabime. Keto te fundit e kane burimin tek fitimi. Kush eshte i paster di te godase. Kur je i zhyer nuk ke takat se kundershtari te nxjerr bemat e tua. Gjithsesi krahasimi mes te dy koheve te mreterimit ne Tirane, nuk ka te krahasuar.
    -Dil naten ne kodren Kamez. Zoloshnja ke per te dalluar menjehere boten e Velise, me boten e Mziut.

  8. Vaslilesheli says:

    Me vjen keq por me perjashtim te Shkodres PD do t’i humbe te gjitha bashkite e medha.Bile edhe Pogradecin,Gjirokastren po e po.Mbetet Kukesi,Kamza e Vau Dejes.

  9. Just me says:

    Opozita e di qe nuk i fiton zgjedhjet ne Tirane ushtu dhe si radhen e pare ata jane ne dileme se nuk po gjejne dot kandidat dhe kur gjejne kandidat nuk do kandidati te kandidoje sepse konsumohet kot duke humbur

  10. Tajari says:

    Nqse ai popull do te votoje per PD+LSI do te jete I gjithe KARR ME ZILE.

    1. Like says:

      Ajde na ruaj tajaren o tajar

  11. K9 says:

    Sa per Stalingradin, ja ke keputur kot. Qellimi gjerman ishte strategjik, pasi synonte qe me zonen e Baku-se ne detin Kaspik, rruge qe kalote nga Stalingradi, ti nderpriste ushtrise se kuqe furnizimin me nafte dhe keshtu pergatitjet e nje kundersulmi nga brendesia e territorio sovjetik.
    Qellimi i Stalinit, ishte se rezistenca e qytetit i jepte kohe ushtise se tij te mobilizohej dhe ndalonte daljen gjermane ne Baku, duke lejuar furnizimin e ushtrine me nafte dhe pergatitjen e kundersulmit.
    Ja pse ne mijera kilometra front, ai qytet kishte prioritet absolut.

  12. Mersin says:

    Krahasim idiot. Sa per sondazhet vazhdo botoja Mero, se i qan ky.

  13. shqip says:

    Ka nje ndryshim per sa i perket perberesve ne krahasim . Puna eshte se ne Stalingrad luftonin ushtare me bindje ideologjike e patriotike deri ne vetemohim . Tek Pd , e sidomos tek Lesh e Lija ka vetem mercenare . Qe nga 91 e ketej , vetem ps e ka te pa levizur elektoratin e saj . Renien nen 40% , e kane provuar kur Saliu çonte togat e te forteve per te mbjell panik . Ne asnje pale zgjedhje qe nga koha e pluralizmit , pd nuk ka marre me shume elektorat . I ka manipuluar zgjedhjet si ka dashur . Kjo edhe me ndihmen e faktorit nderkombtar . Qe te mundesh Veliajn pikerisht ne kulmin e punimeve ne Tirane , ose duhet nje lajthitje kolektive , ose vete Veliaj te terhiqet vullnetarisht nga gara . Sa per feta e nenfeta , kot lodhesh o Zaloshnja . Puna fiton gjithmone kundrejt gjumit .

  14. Emigranti SHBA. says:

    z0ti zaloshnja, esht e vertet qe beteja per ta mar bashkin e tiranes, , jo vetem dote jet e njgjashme me betejen e stalingradit, por dote jet akoma me e madhe midis dy aoo tra kandidateve, te vetem , te parbashket, apo te pamvarur.
    le te mblidhen bashk, dera dhe dosa, kuce e mace, ajo qe dote percaktoi fitoren si ushtria ruse mbi ate hitlerjane e gjermane, dote jet fitorja e rizgjedhjes te zotit velia, sepse, jo vetem cdo qytetar i tiranes dhe rethinave, por gjith qytetaret e shqiperis qe vizitojn kryeqytetin, per pun , qef, apo hall, shikojn me kenaqesi se si vizjonari, intelektuali, punedashesi, i prkushtuari per ndryshim, zoti velia, beri per tre vjet e tre muaj, ate, ndryshim sasior e cilesor, qe se ben dot kryebashkiaket e zgjedhur per 25 vjet rjesht.
    te gjitheve na kujtohet se si e katandisen tiranen, kryetaret e zgjedhur nga pd, dhe lsi, shkaterim i cdo gjeje te mir qe kishte, vjedhje , abuzime fondesh, kooorupsjon ne dhenjen e lejeve te ndertimit, shum ore e dit pa dreta dhe uje, ndersa sot tirana dhe rrethinat, kan pesuar ndryshime te medha. po keshtu dhe disa ish kom,una, ke qef te vesh ne preze, peze, ndroq e kudo.
    ndryshimet e bera keto vite qe drejton bashkin zoti velia, kan ber qe turistet e huaj , nga qindra qe kan qen me par te behen me dhjetra e qindra mijra, esht kjo aresyeja qe kryeqyteti yne ka mar disa cmime prestigjoze nga organizmat nderkombetare
    jan keto ndryshime te medha , qe na kan ber ne emigranteve te vim cdo vit famijarisht, jo vetem ne ver, qe ska te paguar , por edhe ne dimer, te vizitojm vendlindjen dhe te shijojm bukurit dhe ndryshimet pozitive qe kan ndodhur ane e mban shqiperis, e ne vecanti ne kryeqytetin ton , tirane.
    nese zoti velia cdo dit e me teper po punon, qe tua bej jeten qytetareve, akome me te mir, per te patur me shum pun, uje , drit, kushte shkollimi , kopshte e cerdhe, infrastruktur bashkekohore, synimi i keti vizjonari esht ; qe ato pune qe jan ber deri me sot, jan te pakta me ato objektiva madhore qe zoti velia ka per te ber ne mandatin e dyt, mbas zgjedhjeve te qershorit 2019.
    esht kjo aresyja qe ne emigrantet kudo qe jemi neper bot, duhjet . jo vetem ta mbeshtesim me fjal, por te presim biletat, porsa te dekretohet dita e zgjejeve lokale, qe bashke me qyetaret e tiranes dhe fshatrave ti japim mundesin zotit velia, per nje fitore te pa par deri me sot. sepse zoti velia deshmoi me fjal dhe me vepra. se esht i afte , ta bej tiranen kryeqytetin me te bukur te ballkanit, nje qytet, ku te punohet me shum, te argetohet me shum, duke plotesuar edhe ato pak mangesi qe vrehen ne sigurmin e ujit te pishem, drites, infrastruktures ne fshat e qytet.

  15. Sherifi says:

    Po mire more Zaloshnja, po qe i kane ikur gjysmat e antareve te keshillave bashkiak nga LSI dhe po vazhfoin te ikin, kte a e ke parasysh ti qe e nxier rezervuarin e opozites 185000? Kame mendimin qe diferenca e fitores se Veliajt me kandidatin e opozites, do te jete edhe me e thell se zgjadhjet e kaluara.

Lini një Përgjigje te Bayern Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *