Vasili sulmon qeverinë: Është lakuriq përball krimit, ve përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vijuar edhe sot sulmin ndaj qeverisë “Rama”. 

Në një status në facebook Vasilli thotë se qeveria përball krimit është lakuriq dhe ve përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur. 

“Qeveria lakuriq perpara krimit ve përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur. 

Çlirimi i vendit nga krimi, qe ka kapur për fyti kryeministrin dhe qeverinë është sfide pa kthim dhe pa ndalim. 

E gjendur lakuriq ne ekspozimin ndaj krimit rilindja po ve përpara, për t’u mbrojtur, drejtësinë e kapur si gjethe fiku. 

Rilindja tani po përdor gërmadhën e drejtësisë së mbetur për t’u futur ne brekushet e saj. 

Pasi kapen kryeprokuroren, vetingun, pasi futen si anetare te KLGJ dhe KLP lloj e soj personazh pa integritet te refuzuar edhe nga ONM,pasi shkaterruan kushtetuten e 21-22 korrikut, pasi shkrine Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte, pasi lane vendin pa KLGJ dhe KLP rilindja dhe te sajet menduan se ja hodhen. 

Lufta pa asnje kompromis me krimin dhe me ata qe e perfaqesojne ste ne krye te qeverise eshte vija ndarese per cdo qytetar, analist e politikan me integritet dhe qe e do vendin. 

Kushdo qe do te rrekej te bente alibine e krimit per shkak te mëditjes erekeqe te qeverise do te ishte as me shume dhe as me pak se sa nje me shume pas gjethes se fikut te qeverise”, shkruan Vasili. (TemA) 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...