Vettingu i politikës si orvatje tinzare për të penguar drejtësinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mentor Kikia

Politika shqiptare po i drejtohet një tjetër “aksioni” ligjor; Vettingut. PD ka hartuar tashmë një draft, dhe mazhoranca e ka mirëpritur. Duan të krijojnë idenë se janë për ta pastruar politikën nga të inkriminuarit.

Por çfarë do ti bëjë Vettingu politikës? Do të largojë deputetët e korruptuar e të inkriminuar? Për këtë ka një ligj tashmë, që është “Dekriminalizimi”. Tek e fundit, kush i cakton kandidatët për deputetë? Kryetarët. Apo jo?

Do të largojë kryebashkiakët e korruptuar e të inkriminuar? Edhe për këtë ka një ligj: “Dekriminalizimi”. Tek e fundit, kush i cakton kandidatët për kryebashkiakë? Sërish kryetarët. Apo jo?

Vetingu do duhet të kalojë në sitë të gjithë njerëzit që merren me politike, drejtues të strukturave të partive në qendër, drejtues lokalë, etj. Por kush do ta bëjë vettingun e politikës? Kush do të jenë komisionerët e vettingut? A do ti zgjedhin ata po kryetarët e partive?

Tek e fundit, çfarë do të thotë vetting i politikës? Që politikanët e korruptuar të mos jenë më pjesë e strukturave partiake? Ne nuk i dimë klauzolat që mund të ketë një ligj ende i pamiratuar.

Por të gjitha këto janë lehtësisht të zgjidhshme. Politika mund të pastrohet, nëse zbatohet me korrektesë ligji për dekriminalizimin dhe nëse kryetarët e partive u mbyllin derën hajdutëve, kontrabandistëv e njerëzve të fortë, që ata vetë i afrojnë sepse garantojnë marrjen e votave.

Pra, vetingun e kanë në dorë vetë kryetarët dhe tashmë ata kërkojnë që për këtë të bëhet një ligj.

Por unë dyshoj fort, se përpjekja për të bërë një ligj, nuk është agjë tjetër veçse përpjekje për të penguar zbatimin e një ligji tjetër, siç është krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, agjensisë speciale të hetimit antikorrupsion. Sepse politikanët e korruptuar, nuk meritojnë vetëm të mos jenë më në politikë.

Ata meritojnë të jenë në burg, dhe tu seksurohen pronat që kanë vënë duke vjedhur taksat tona. Dhe këtë e garantojnë këto struktura që presin të ngrihen.

Atëherë, përse u dashka edhe një vetting tjetër tani? Që të na hedhë hi syve, apo të shërbejë si alibi, ku hajduti mjafton të largohet për të mos u penalizuar?

Doni të bëhet Vettingu në politikë? Zbatoni reformën në drejtësi dhe krijoni strukturat që parashikojnë ligjet e kësaj reforme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vettingu i politikës si orvatje tinzare për të penguar drejtësinë”

  1. Koço says:

    KOment dhe Argument shumë i sakëtë i zotit Mentor Kikia . vlen të permendet ajo anekdoda : ” Një i “djallëzuar” budalla hedh një gur në Det dhe kërkon që 100 të mënçur të shkojnë e mbyten pas atij guri ,e kështu me një gur të vrasë “100 zogj ” d . m . t h ta destabilizojë vëndin , e më pas këta Halabakë më Sahlinee Viçidolit shpëtojnë nga gjykimi i vërtetë nga Reformanë Drjejtesi e cila po troket dhe këta monstëra mendojnë se shpetojnë edhe nga Vetingu dhe se mundet të kërkojnë “Luftë civile ” me kusht që të mos marin pjesë Shkelzenet ,Lulushët e Monat e Vasillaqët , por tu jepet pushteti në tavolinë?! Se me zgjedhje të lira e të nderëshme Populli do ti flakë nga Pushteti dhe do ti çojë prapa hekurave e më pas do marin Drejtësinë e munguar .

  2. llaman says:

    Te hiqet e drejta kryetareve te partive per te caktuar listat e deputeteve ose te shtohen ne liste trefishi i numrit te deputeteve qe pritet te dalin dhe vetingun e ke gati nga populli

  3. Bureto says:

    Të gjitha janë përpëlitje. S’mund të ketë ndëshkim të politukanëve dhe adminustratës së lartë përveçse nga Drejtësia. Sado që ta vonojnë ngritjen e strukturave të parashikuara, në Kushtetutë, BH dhe SPAK, pikërisht për atë kastë të korruptuarish, ato do të ngrihen, sepse janë organe kushtetuese. Asnjë strukturë apo formacion tjetër nuk mund t’i zëvendësojë. Po, kjo mund të ndodhë, hipotetikisht, vetëm nëse bëhen përsëri bashkë mbi 94 deputetë dhe rrëzojnë paketën e Reformës në Drejtësi. A mund të ndodhë kjo kurrë?! Edhe sikur ta duan këta tanët këtë, nuk do t’i lënë amerikanët, ata që janë investuar kaq shumë për të arritur qëllimin e madh, pastrimin e politikës shqiptare nga Mafia. Të paktën kështu besojnë shumica dërmuese e shqiptarëve. Ndryshon puna në u çmendtë trupa e deputetëve atëhere, edhe mundet!! Por gjithsesi këto ngelen vetëm në kuadrin e asaj që thotë proverbi, që një budalla hedh një gur në lumë dhe mblidhen 100 të mençur ta nxjerrin. Që do të thotë vari hejbet Lul Bashës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *