VIDEO: Glasgow “flet shqip”, tifozët kuqezinj e “djegin” para ndeshjes

10 Shtator 2018, 17:21Sport TEMA

Kombëtarja nuk do të jetë vetëm në transfertën e mbrëmjes së sotme me Skocinë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci do të ndiejnë mbështetjen dhe entuziasmin e tifozëve shqiptarë, që kanë udhëtuar nga Shqipëria e Kosova, por nuk mungojnë edhe emigrantët tanë në Angli e vende përreth.

Natyrisht, do të jetë e vështirë për ta të dëgjohen në “vullkanin” e pritshëm të “Hampeden Park”, ku pritet të dominojnë tifozët e zjarrtë skocezë, por ngjyrat kuqezi do të kenë, sidoqoftë, pjesën e tyre në këtë stadium. Pasi janë rikthyer në mbështetje të kombëtares që në fitoren 1-0 ndaj Izraelit, “Tifozët Kuq e Zi” kanë filluar ta ndezin atmosferën në Glasgow disa orë para fillimit të ndeshjes.

Këngët, brohoritjet, tundja e shajeve kuqezi, “tam-tamet” e tupanit janë “menuja” e shpalosur nga tifozët shqiptarë nga mesdita e në vazhdim. Njëri nga udhëheqësit e “TKZ”, që nuk lë stadium të botës pa shkuar, kur luan kombëtarja shqiptare, Ramadan Tërstena, ka hedhur një video në faqen e tij në Facebook, ku tregon më së miri atmosferën para ndeshjes, me ngjyrat kuqezi.

Glasgow, qyteti-port në lumin Clyde, në ultësirën perëndimore të Skocisë, një qendër kombëtare kulturore, duke përfshirë Operën Skoceze, Baletin Skocez dhe Teatrin Kombëtar të Skocisë, si dhe muzetë e mirënjohur, flet edhe shqip ditën e sotme. Urojmë që “shqip” të flasë edhe ballafaqimi i mbrëmjes për Ligën e Kombeve, pas 90 minutave Skoci-Shqipëri!

6 komente në “VIDEO: Glasgow “flet shqip”, tifozët kuqezinj e “djegin” para ndeshjes”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    mbajini arabet te rrethuar se jane rrezik per shendetin publik,masandej te shoqeruar me police drejt e ne….. ”[email protected] Park”!

  2. Sara says:

    Plataq Sumaqi e hengre dozen e “mjaltit” edhe ketu? ha, ha se te ben mire…

  3. Shqiptari says:

    Nuk e kuptoj se pse qeleshja qe mbajne tani me koke eshte e njejte me qeleshen qe mbanin sikur ballistey. Qeleshja nuk ka shqiponje ne te ….

  4. tjetri says:

    shqiptareve tua hash “[email protected]… sot e gjith diten, po dil bej nje xhiro andej nga Janulla, se patjeter te mungon shoqeria e pederave, dhe do qetsohesh pastaj

  5. Toronto 123 says:

    Prova GJENERALE ??

  6. Kozmai says:

    Digjeni pas ndeshjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje