VIDEO: Panik në aeroportin e Lionit, makina kalon perimetrin e sigurisë dhe futet në pistë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fluturimet në aeroportin më të madh francez u ndalën të hënën, pasi një person me makinë shkatërroi gardhin rethues duke kaluar perimetrin e sigurisë dhe arriti pistën.

Më pas policia franceze e arrestoi shoferin që u fut me makinë në pistën e aeroportit të Lionit, në juglindje të Francës, ndërsa zyrtarët thanë se askush nuk u plagos në incident dhe se detajet rreth personit të arrestuar dhe motiveve të tij nuk janë ende të qarta.

Paraprakisht ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një autostradë të afërt, duke lëvizur në drejtim të kundërt, thanë autoritetet vendase të sigurisë.

Videot e incidentit, të postuara në mediat sociale, treguan disa automjete të policisë duke ndjekur makinën dhe më vonë ngasësin e saj duke dalë nga makina dhe duke bërë përpjekje për të ikur në këmbë.

Zyrtarët deklaruan se qëlluan një Mercedes ngjyrë gri që kishte hyrë me shpejtësi disa kilometra në rrugën e gabuar të një autostrade aty pranë, duke shkaktuar disa aksidente. 

Një dëshmitar e filmoi makinën duke ecur mbi mbi një argjinaturë para se të ndalohej tha se shoferi u largua, dhe më pas është ndjekur nga automjetet e policisë.

Pas shkeljes së sigurisë të hënën, aeroporti u mbyll menjëherë dhe fluturimet ndaluan.

Rreth 20 makina të policisë dhe xhandarmërisë, motoçiklistët dhe një helikopteri u bashkuan në ndjekjen kur automjeti hyri në aeroport dhe u nis për në pistë.

Policia në vendngjarje tha se situata ishte “e komplikuar” ndërsa dëshmitarët raportuan skena të kaosit në aeroport.

Një zëdhënës i prefekturës Rhône tha se: “Rreth orës 10.30 në mëngjes një individ që udhëtonte në drejtimin e gabuar në autostradën A43 u ndoq nga anëtarë të autostradës CRS (policia) dhe një helikopter nga xhandarmëria kombëtare. Duke arritur në aeroportin Lyon-Bron, ai e detyroi rrugën e tij përmes pengesave të sigurisë përpara se të shkonte drejt aeroportit të Lyon Saint-Exupéry ku përsëri, ai shkatërroi barierat e sigurisë me automjetin e tij“.

Pasuar nga forcat e rendit dhe ligjit, ai u fut në Terminalin 1 me makinën e tij para se të arrinte në pistë, ku ai u pushtua nga këto forca dhe u arrestua“, vazhdoi ai më tej.

Policia tha se një hetim ishte hapur dhe askush nuk u plagos në incident.

Mediat franceze raportuan se makina kishte targa të huaja, por kjo nuk është konfirmuar nga policia. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *