“Zotërinj aktorë, ja kush është Lulzimi juaj, bërtet fitore për t’u bërë pjesë e tenderit për Teatrin”

10 Shtator 2018, 17:09Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike, në lidhje me mendimin e BE-së se si duhet vepruar për ndërtimin e Teatrit të ri.

Braçe thotë se PD thërret fitore, pasi do të bëhet pjesë e tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri.

“Po lexoj se Partia Demokratike, po bertet: Fituam ne për Teatrin, BE na dha të drejtë.

Tani, nje pyetje kam;

Keta, Lulzim Basha me shoke, luftuan per te mos u prishur godina me tallash e Teatrit apo luftuan per tu bere pjese ne tender?

Nga gjithe cfare po thone, kuptoj se e gjithe kauza paska qene pjesmarrja ne biznes! Kaq!

Po aktoret?!

Ja ky eshte Lylzimi juaj, ai qe ju doli zot!

Tani, per cdokend ne kete vend, BE vlereson perpjekjen per te ndertuar teatrin e ri dhe kerkon gare per oferten me te mire!

Shqip;

Teatri i ri do te ndertohet”, shkruan deputeti socialist.

BE në përgjigjen e saj për Teatrin, thotë se nuk sheh shkelje për ndërtimin e tij, vetëm se duhet të ketë më shumë se një ofertë.

Pra, duhet të ketë garë për ndërtimin e Teatrit të ri.(TemA)

11 komente në ““Zotërinj aktorë, ja kush është Lulzimi juaj, bërtet fitore për t’u bërë pjesë e tenderit për Teatrin””

  1. Kombi says:

    POLITIKANET E SHQIPERISE , LANE NAM ME BABEZINE E TYRE .

  2. florence says:

    pra Erion Brace pohon qe Edi Rama eshte pjese e tenderit dhe do qe te behet edhe Luli, jeni te gjithe hajdute, te kalamojt ja u dhont zoti, siç po ja u jep avash avash atyre qe ishin ne qeveri.

  3. albi says:

    Do te piekin ne zjarrin qe po ndez po e prishe or Erion.
    Sa per Lulin, e dime, stadiumi ne heshtje mori miratimin e tije.
    Do veni dem me kete procke. Eshte fitili teatri.

  4. shqipe says:

    Teatri do vertetoje nese shqiptaret jane dele apo njerez Ne jane dele do lejojne prishjen. ne jane njerez do revoltohen spontanisht pa pritur Lulken.

  5. nuk mban me says:

    Ka dhe nje lojtar tjeter, populli.
    Mos e prishni degjoni rrahjet e zemres se tije. Bejeni diku tjeter te riun dhe restauroni aktualin. Shqiperia nuk eshte vetem juaja. Vidhni ne nje projekt tjeter,ka plot, mbajne gjunjte e shqiptareve,jo te teatri.

    1. Samiu says:

      E pse duhet ta percaktoje prishja apo jo e teatrit kete gje ..se kush jane shqiptaret…. kaq me rendesi paska qene prishja e nje karakatine dhe ndertimi i nje teatri modern?…. populli dhe vendi ka probleme te tjera shume me te rendesishme …

  6. Labi says:

    Jemi bere komb absurdesh.
    BE, gjithe sa ka ne dore dhe ben sens qe te jape per shqiptaret ,eshte zbatimi i ligjit.
    Nuk pritet nga BE te vendose apo propozoje prishjen apo jo te teatrit. Ky eshte problem shqiptaresh.
    Procedurat e prokurimit, po. Dhe e dha pergjigjen.
    Problemi i pare, ai ku eshte absurde te mendohet nderhyrja e BE eshte: Te prishet apo jo teatri.
    Ketu duken barbaret nga qytetaret.
    Ne cdo vend te botes(DC per shembull), ne krah te shesheve,shetitoreve te medha nuk ka gradaciela(molli DC).
    Lartesia e museumeve ne krah te Mall DC eshte e paperfilleshme me gjeresine e Mallit..
    Rruga e kombit ne propocion do te kerkonte nje lartesi maximale sa ajo e teatrit dhe ministrive.
    Oazet ne skajet e shesheve, shetitoreve jane nje karakteristike e Mall ne DC. Pikerisht, ky oaz me hapesiren rreth teatrit e ben te jashtezakonshem te nevojshem dhe te bukur godinen aktuale.
    Kuptohet, ky aresyetim nuk perfsin shijet e shtrenjta dhe babezine e Ajoles dhe te Linda Rames.

  7. agim says:

    Perseri tenderin do ta marrin Lulushi,por paret do shkojne tek paret pra tek Edi.

  8. Populli po thote:
    1.Teatri do restaurim.
    2.Zona nuk do asnje kulle.
    3. Qepalloria Edvin& lul, 99ç
    djeg veten po guxoi te poshteroje popullin.
    Ka beg, po ka dhe hendek!!!
    Teatri eshte Hendeku i dy koheve…
    V.o
    BE edhe njehere ne krah te Tiranise.
    Dihet.
    -Pohon BE qe ka Tirani,
    – Per zgjidhje urdhnon Qepallore.
    Prandaj them une o bo me e qa me llahinga…
    Pervec shkaterrimit te nji vlere historike etj
    Aty ka pastrim parash, aty ka shkaterrim te Qendres se Tr duke hap rruge per mbushje me Mostra betoni, aty ka pra Kupole Mafioze qe tiranizon
    Kurse BE nuk shef gjo….
    Perdridhet Laperia lypsqare, i thote Kupoles: ju veproni me dredhi, Jo kaq brutalisht!!!
    Ti popull dele kaq I zgjebur je…FATI jone!!!

    Mirepo …
    Ka Beg ka ene Hendek!!

  9. Mero, ti a moderatori yt censuron?.
    Ca fiton?, yhida

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje