17-vjeçarja shqiptare triumfon në Rumani, merr çmimin e madh në Festivalin Ndërkombëtar

11 Shtator 2018, 17:36Kulturë TEMA

Ajo është momentalisht adoleshentja më e famshme në Ballkan. Inis Neziri, 17-vjeçarja nga Shqipëria, është fituese e çmimit të madh në Festivalin Ndërkombëtar “Dreri i Artë” në Rumani.

Nuk i është dashur aspak të mësojë gjuhën për të hyrë në zemrat e rumunëve, sepse kënga e saj “Piedestal”, edhe pse është kënduar në gjuhën shqipe, ka triumfuar mes këngëve konkurruese.

“Ky çmim është tepër i rëndësishëm për mua, sepse është një nga hapat më të mëdha që kam bërë në jetë për shkak se ‘Dreri i Artë’ është një festival ndërkombëtar dhe shumë prestigjioz.

Kishte rreth 9 vite që nuk bëhej për shkak të fondeve që Rumania nuk i kishte, por ishte edhe 50-vjetori i Festivalit dhe 100-vjetori i Rumanisë. Duke fituar këtë çmim, besoj se bëra një hap të madh në karrierën time. Jam shumë krenare dhe ende më duket sikur po e ëndërroj këtë pjesë”, tha Inis Neziri, këngëtare.

Inisi nisi të këndonte kur ishte vetëm 2 vjeç, për t’u afirmuar zyrtarisht në skena të vërteta muzikore 5 vite më parë, kur ishte 12 vjeç. “Dreri i Artë” për të është vetëm fillimi i të ardhmes që dëshiron ta projektojë larg Shqipërisë.

“Tani pres dhe shpresoj që të iki jashtë e të bëj një karrierë andej. Pse jo në Shqipëri? Sepse mundësitë janë shumë të vogla dhe jashtë kemi më shumë hapësirë”, tha ajo.(tch)

4 komente në “17-vjeçarja shqiptare triumfon në Rumani, merr çmimin e madh në Festivalin Ndërkombëtar”

  1. says:

    Sander Prosi do ishte krenar.

  2. Pajdhany Me čibuk says:

    Dreri art me bririn e k
    argjent

  3. KORÇARI says:

    Një BRAVO TË MADHE, TË LUMTË VAJZË SEPSE KE BËRË KRENAR NJË KOMB TË TËRË ,NJERËZ SI TY VAJZË JANË KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR.
    TË LUMTË !
    PËRGËZIME DHE PRINDËRVE TË TU ,SEPSE KANË RRITUR DHE EDUKUAR NJË VAJZË TË TALENTUAR.
    BRAVO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje