AMA rikthen transmetimet analoge, kalimi në dixhital shtyhet për në 15 janar

Autoriteti Mediave Audiovizive ka shtyrë me katër muaj fikja e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Një ditë pas kalimit në transmetim dixhital, AMA ka vendosur rikthimin e transmetimeve analoge, pas problemeve që qytetarët hasën dhe raportuan në rrjetet sociale ditën e djeshme.

AMA deklaron se do të rikthehen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekodera dixhitalë tokësore të tipit DVB-T2- Universal ose duhet të kenë aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Kemi vendosur ridezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për t’u pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. 

Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. Përpara se të vij data 15 janar 2019, kini parasysh se dekoderi DVB-T2 kushton 2990. 

Ndërsa ata persona, të cilët kanë televizor të ri të tipit DVB-T2, e kanë të inkorporuar dekoderin që do të thotë nuk kanë nevojë të blejnë një të tillë të ri”, u shpreh Kreu i AMA-s, Gentian Sala. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...