Armët kimike, Kalimashi, dekoderat…

11 Shtator 2018, 19:52Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Nëse ka tre fjalë të largëta nga njëra-tjetra, në të gjitha kuptimet, janë pikërisht këto të mësipërmet. Askush nuk arrin të gjejë një paralelizëm mes tyre. E megjithatë një i tillë egziston, sa i kamufluar aq edhe i fortë. Që të treja këto fjalë i bashkon e njëjta gjendje amullie dhe kaosi që është krijuar në ambjentin shqiptar rreth tyre, në një moment të caktuar.

Të jemi më të qartë. Ju kujtohet sesi në vjeshtën e vitit 2013, masa të mëdha protestuesish (në fakt ka qenë protesta më e paqtë që është parë në Tiranë prej dekadash), bënë që kryeministri Rama të anullonte planet për të sjellë në Shqipëri për demantim, një pjesë të stokut të armëve kimike siriane. “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”, deklaronte Rama në një dalje publike që ngjalli interes masiv tek shqiptarët. Ishte një operacion me risk të lartë imazhi, të cilin kryeministri që sapo kishte fituar zgjedhjet, e menaxhoi në minutën e fundit, por me pak kosto dhe me oratorinë e njohur.

Sot ndodhemi pesë vjet larg atij momenti pasionant për opinionin publik, ku shumëkush besoi se një e keqe e madhe po trokiste në derë. Ngjarjet e mëvonshme fatmirësisht nuk kanë pasur atë lloj përjetimi popullor, e nga ajo dallgë paqësore ka mbetur vetëm iluzioni naiv i opozitës që një ditë të mund të nxjerrë po aq njerëz në shesh. Për të rrëzuar Edi Ramën!

Gjithsesi ka një linjë logjike, një element bazë, një simptomë, që i lidh armët kimike, djegien e vend-pagesave të Kalimashit dhe çeshtjen e orëve të fundit me dekoderat dixhitalë. Dhe kjo është qasja kryekëput e gabuar e shtetit me opinionin publik, shpërfillja për të shpjeguar, njoftuar e paralajmëruar, gatishmëria e ulët dhe pandjeshmëria për të sqaruar e gjetur zgjidhje praktike, për të zbërthyer thelbin e situatave e problemeve, pasojat e tyre dhe rrugëdaljet prej tyre. Shihni çfarë ndodhi në të treja rastet: publiku u vu praktikisht para faktit të kryer, u llogarit keq (ose fare) impakti dhe reagimi popullor dhe ja fundi. Qeveria dhe institucionet futën kokën në rërë si struci dhe bënë prapakthehu!

Normativa europiane për kalimin në trasmetimet dixhitale është një realitet i konsoliduar prej disa vitesh në hapësirën e BE. Por kalimi nga sistemi analog në atë dixhital ka pasur kudo kosto. Për operatorët e tregut, por edhe për publikun. Kolapsi që krijoi në Tiranë dhe Durrës kalimi kaotik drejt sistemit dixhital, solli një situatë që përmbyti dyqanet e dekoderave me klientë të xhindosur (sa të kënaqur do kenë qenë dje operatorët që shesin aparate), dhe thuajse ndezi një tjetër zjarr politik në kryeqytet. Dalja e opozitës në orët e fundit me kërkesën për shtyrjen e kalimit në valë dixhitale, si dhe deklarata e Ramës për distancim nga vendimi i AMA-s e ktheu menjëherë në politike krizën e antenave, e kjo është mëse e kuptueshme për një ambjent si Shqipëria.

Problemi që shtrohet me rastet e përsëritura të kthimit pas të vendimeve të marra në nivel qeveritar apo institucional, përbën një epikrizë të vjetër të sëmundjes shqiptare: atë të keqinformimit të publikut për reformat, legjislacionin e ri, rregulloret dhe vendimmarrjet që prekin xhepat dhe jetesën e shqiptarit të rrugës. Kur shteti nuk i flet qytetarit te vet në mënyrë të përsëritur, tregon se s’ka kuptuar alfën e transparencës dhe të komunikimit me opinionin publik. Reagime masive si ai i armëve kimike, apo impulse agresive si ai tunelit të Kalimashit shënojnë më shumë dështimin e aftësisë për të komunikuar, sesa atë të vetë vendimeve konkrete të marra në të dyja rastet. Vazhdojmë të mbetemi një vend ku qeverisësit flasin shumë, por thonë pak. Me pasojat që të gjithë i kemi çdo ditë nëpër këmbë.

3 komente në “Armët kimike, Kalimashi, dekoderat…”

  1. Flutura says:

    O Skender djali,
    Ka te pakten 6 muaj qe po thuaj cdo dite une kam degjuar per kalimin e transmetimeve nga analog ne digital dhe aparatet tv i kam marre pak me shtrenjte, por me sistem DVB-T 2 ose DVB-T te inegruar. A mos duhet, sipas jush, qe qeveria te shkoje ne cdo shtepi e te sqaroje njerzit se cfare duhet te bejne? Edhe per kete ka daj qeveria? Kam degjuar pothuaj ne gjithe tv
    Kombetare njoftime per kete, bile edhe per nderprerjen e sinjaleve kabllore. Juve te shtypit gjithmone do te jeni ne opozite me qeverine, edhe kur s’keni te drejte.

  2. Flutura says:

    O Skender djali,
    Ka te pakten 6 muaj qe po thuaj cdo dite une kam degjuar per kalimin e transmetimeve nga analog ne digital dhe aparatet tv i kam marre pak me shtrenjte, por me sistem DVB-T 2 ose DVB-T te inegruar. A mos duhet, sipas jush, qe qeveria te shkoje ne cdo shtepi e te sqaroje njerzit se cfare duhet te bejne? Edhe per kete ka faj qeveria? Kam degjuar pothuaj ne gjithe tv
    Kombetare njoftime per kete, bile edhe per nderprerjen e sinjaleve kabllore. Juve te shtypit gjithmone do te jeni ne opozite me qeverine, edhe kur s’keni te drejte.

  3. Pioli says:

    Pa llogaritur Berishen,Rama eshte kryeminister pa asnje lidhje me idealizmin,qe e konsideron hipjen ne pushtet si aftesine,zgjuarsine dhe meriten e tij,se askush tjeter nuk kishte dhe as ka inteligjencen e tij si pushtetar!
    Por Rama as ka qene e as eshte burre shteti,se ai mbi shtetin ligjor ka vene unin e tij mashtrues,reklamen e imazhit te tij se pa ate Shqiperia kurre nuk do shpetonte nga kthetrat e Berishes!
    Rames i pelqen te ideoje,vendose dhe te marre i vetem meritat kur ka sukses qofte edhe minimal,kurre nuk pranon kritika ne kushte normale,por eshte treguar frikacak si ne rastin e .mbetjeve kimike siriane ashtu edhe ne taksen e rruges se kombit!
    Rames kurre nuk i pelqen te konsultohet me specialistet me te afte te cdo fushe,se keshilltaret qe ka mbledhur rreth vetes jane vetem per t’i bere fresk kryeministrit,se ministrat i ka vene vete si ne pronen private ashtu sic ka caktuar edhe deputetet apo edhe te tjeret afer tyre!
    Cilet pyeti Rama kur vendosi te prishe stadiumin me te madh e me te mire ne vend e jo te prishte me pare nje germadhe si ai “Dinamo”?
    Cilet pyeti Rama kur vendosi t’i heqe emrin e Qemal Stafes ketij stadiumi mitik per Shqiperine?
    Cilet pyeti Rama kur vendosi te ndertoje nje pallat gjigand biznesi mbi stadium,kur nuk ka precedent te tille ne asnje stadium te botes?
    Cilet pyeti Rama kur vendosi te shpenzoje miliona leke per pedonalet e qyteteve kur te gjithe keto qytete ne brendesi,atje ku banojne qytetaret u shkel kemba ne balte?
    Cilet pyeti Rama kur vendosi te shpenzoje miliona leke per 100 fshatrat turistike kur banoret e tyre kane marre arratine neper qytete apo neper bote nga politikat shkombetarizuese te te gjitha qeverive post komuniste?
    Kemi 28 vjet qe vajtojme tranzicionin,qe na ka lene ne nivelin e bukes se gojes,por te pakten Rama qe mori dy here mbeshtetje kolosale popullore,pse nuk uli hunden e tij duke marre persiper hartimin,miratimin dhe zbatimin e “Strategjise Kombetare te Zhvillimit”,qe jo vetem do te ndalte investimet korruptive dhe per qellime vetem populiste elektorale,por do te caktonte drejtimet,perparesite dhe rruget e zhvillimit te vendit ne te gjitha fushat e jetes,duke i dhene fund investimeve mashtruese vetem atje ku u behet reklame me shume!
    Edhe turizmi eshte perdorur si qellim ne vetvete duke lene popullin atje ku banon ne kushte mizerjeje me pretekstin kriminal mashtrues se gjoja paska radhe apo se kaq jane mundesite e shtetit!
    Por pikerisht nje shtet qe ka buxhet te kufizuar duhet te mendoje me pare me detaje se kush jane nevojat me emergjente ne vend per cdo fushe e zone jo te investoje shumicen e buxhetit per Tiranen,per qendrat e qyteteve ,ndersa ish komunat rreth Tiranes qe iu bashkuan bashkise se Tiranes,jane ne gjendje getoje,sepse Veliaj nuk do t’ia dije se mbi 5 mije femije te Yzberishtit (KMY) nuk kane adnje cetfhe,asnje kopesht,asnje shkolle,asnje kend lojrash,asnje lulishte dhe kur te kujtohet Velisj pet t’i ndertuar keta femije do jene bere pet t’ u martuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje