“Big Brother” mbërrin në Kuvend, deputetët e shqetësuar: Transmetohemi 24 orë në zyrën qendrore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sesioni i ri parlamentar i ka gjetur sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve me një pamje të re, ku përveç lyerjes, është instaluar dhe vënë në funksionim sistemi i ri elektronik i kamerave dhe mikrofonëve.

Por, kjo duket se ka sjellë shqetësimin e deputetëve, të cilët ndihen nën presionin e përgjimit ’24 orë në 24’.

Deputeti Ilir Beqaj e krahasoi funksionimi e tyre me një Big Brother, çka sjell transmetimin në zyrat qendrore edhe të bisedave që nuk janë në funksion të punës së Kuvendit.

I shqetësuar dukej edhe deputeti Robert Bitri, i cili kërkoi fikjen e kamerës së TV SCAN në momentin që kjo çështje po diskutohej mes anëtarëve të komisionit.

Insistimi i tij u ndal vetëm pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, i cili kërkoi regjistrimin e diskutimit.

Ndërkaq, Shalsi tha se nuk kishte informacion për mënyrën e funksionimit të sistemit, por pasi të njiheshin dhe trajnoheshin nga ekspertët, deputetëve do u jepet mundësia të paraqesin edhe shqetësimet e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Big Brother” mbërrin në Kuvend, deputetët e shqetësuar: Transmetohemi 24 orë në zyrën qendrore”

  1. ukujot says:

    Zoterinjte e kuvendit kur jane ne zyra jane ne pune, per te cilen qytetaret paguajne qimet e kokes, per ti trajtuar keta d…. Prandaj regjistrimi eshte i ligjshem, bile edhe te transmetohet ne TV Kuvendi. Per seanca sekrete te fiken kamerat. Keto filmime do te nxjerrin zbuluar keta deputete hajdute e drogaxhinj. Kamerat ju nxjerrin horlleqet dhe bisedat e gallatat qe bejne, per te cilat ne i paguajme. Prandaj nuk i duan kamerat. Kamerat te funksionojne 24 ore e te mos fiken asnjehere, pasi kuvendi eshte institucion ne sherbim te qytetareve te vendit e jo te deputeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *