Bushati përkujton sulmin e 11 Shtatorit: Lufta ndaj terrorizmit s’është e lehtë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ditmir Bushati, ka kujtuarsulmet terroriste të 11 shtatorit, që goditën SHBA 17 vite më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, tha se kjo tragjedi ndryshoi botën.

“Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën ndryshuan botën ashtu siç e njihnim. 

Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale.

 Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku. #NeverAgain”, shkruan ministri Bushati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *