Buzëqeshin klubet e Superiores, presidenti i Juventusit konfirmon kompeticionin e tretë europian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas thashethemeve, ja ku vjen dhe konfirmimi i parë. Presidenti i ECA, Andrea Agnelli, ka njoftuar idenë e krijimit të një kompeticioni të tretë evropian që do të veprojë krahas Champions dhe Europa LEague.

Çdo gjë është në pritje të aprovimit nga UEFA, ndërsa numri 1 i Juventus-it ka zyrtarizuar hapjen e rrugës për këtë risi që mund të nisë nga sezoni 2021/2022 dhe që do ta çojë në 96 numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në turnetë evropian.

Agnelli gjithashtu ka njoftuar se nga viti 2024 do të jetë ndryshuar kalendari i garave evropiane që do të jetë i “modernizuar”.

Që do të thotë se presidenti i Juventus-it po mendon edhe për kampionatit që mund të quhen të dobët në Evropë, përpos atyre pesë që kanë ekipet më në zë të momentit.

Pra, edhe Shqipërisë do t’i jepet mundësia që të përfitojë më tepër të ardhura nga ky eveniment.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *