Çfarë është projekti UET- polivalent: 5 fakultete, 15 departamente dhe qendra kërkimore, 35 grup-lëndë, 75 programe studimi, 125 profile, 750 lëndë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas dymbëdhjetë vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, UET vjen i reformuar, me një ristrukturim dhe “zgjerim” të ofertës së tij akademike. Tashmë fakultetet e UET janë 5, ku tri fakulteteve të mëparshme u janë shtuar dhe dy të tjera, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Universiteti Europian i Tiranës vjen në dekadën e dytë me një gamë më të gjerë disiplinash dhe programe studimi. Në datë 4 shtator ministria e arsimit me anë të urdhrave 526, 527; 528; 529; 530 ka licencuar dy fakultetet e reja, atë të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, si dhe fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Ndërkohë më anët të tre urdhrave të tjerë Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka licencuar 3 fakultetet ekzistuese në bazë të riorganizimit dhe zgjerimit që ky universitet ka bërë. Gjithashtu, për t’u theksuar në vazhdën e riorganizimit dhe zgjerimit të UET janë edhe diplomat profesionale 2-vjeçare që ky universitet tashmë ofron për maturantët që duan të ndjekin profesione, si kontabilitet, turizëm, komunikim dizajn etj.

Ditën e premte Universiteti Europian i Tiranës, ka organizuar ceremoninë e promovimit të riorganizimit dhe licencimit të fakulteteve të reja. Eventi ndodhi në po të njëjtën sallë ku në vitin 2006, katër themeluesit komunikuan krijimin e një universiteti më të ri privat në Shqipëri.

Në dekadën e tij të dytë, UET, vjen jo vetëm si një institucion i afirmuar i arsimit të lartë por edhe si një simbol i mirëfilltë i asaj çfarë një universitet duhet të jetë në një shoqëri të lirë demokratike; një hapësirë mundësish dhe mendimi në të cilën gjithkush mund të gjejë veten.

Pas dymbëdhjetë vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, UET vjen i reformuar, me një ristrukturim dhe “zgjerim” të ofertës së tij akademike. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është pikërisht dëshira për të qenë gjithnjë në rrokje të zhvillimit dhe cilësisë. Rikonceptimi i programeve aktuale të studimit si dhe shtimi i dy fakulteteve të reja është hapi i radhës që ky universitet ndërmerr për të sjellë pranë studentit të tij më tepër cilësi.

Tashmë fakultetet e UET janë 5, ku tri fakulteteve të mëparshme u janë shtuar dhe dy të tjera, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Në këtë mënyrë, me një plotësim kuadri thuajse të plotë të fushave dhe disiplinave, Universiteti Europian i Tiranës, mund të quhet ‘polivalent’. Krijimi i një hapësire të tillë, e shndërron atë në universitetin e të gjithëve, ku mundësitë janë të shumta për shumëkënd.
Iniciativa e guximshme e cila në fillimet e saj u shoqërua nga skepticizmi i masës, dymbëdhjetë vjet më pas rikthehet në sallën ku nisi rrugëtimin tanimë si një shembull suksesi.

“Ndjehem sot i emocionuar nga prezenca e kaq shumë profesorëve senjorë të klasës, ose korporatës akademike shqiptare të krijuar në vite, sidomos në fushat e reja në të cilat ne po hapemi, inxhinieritë, mjekësitë, artet dhe gjithë elementët e tjerë. Dua ta nis pikërisht këtu, me idenë se si, si universitet jemi përpjekur që përvojën e krijuar së brendshmi dhe në mjedisin akademik shqiptar ta shfrytëzojmë më së miri. Prandaj kjo ardhje ose kjo dekadë e dytë e UET në këtë format më polivalent më bën të besoj se aventura që nisëm 12 vjet më parë në këtë sallë, nuk do të jetë më me termat e aventurës për dekadën e dytë por ofron një garanci shumë të fortë, për prindërit, për studentët, për aktorët shoqërorë”-tha Henri Çili, themelues i UET.

Për një nga dekanët e parë të Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Tonin Gjuraj, ai moment i vitit 2006 me shumë të panjohura, por me ide të qarta nuk shqitet nga kujtesa, kur suksesi në vetëm 12 vitet e ka emrin UET. “12 vjet më parë unë kam qenë në këtë sallë kur është themeluar Universiteti Europian i Tiranës bashkë me 4 ish-themeluesit. Ne ishim të vegjël në atë kohë, se kishim vetëm dy fakultete, Fakultetit i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë. Një vit më vonë hapëm Fakultetin e Ekonomisë. Sot jemi këtu për të ndarë me ju kënaqësinë e veçantë, finalizimin e një procesi rreth tre vitesh diskutimesh, të nxehta, të gjata, brenda institucionit, jashtë institucionit, me Ministrinë, ku në fund ne do kemi 5 fakultete”-tha Gjuraj.

Ndërkohë që edhe Presidenti I UET, prof. dr. Adrian Civici po ashtu është shprehur se ky moment, është një moment kyç në historinë e Universitetit Europian të Tiranës.

“Një dije komplekse i përgjigjet një ofertë universitare komplekse. Dije që plotësojnë njëra-tjetrën dhe studentë që gjejnë gjithçka në mënyrë cilësore. UET i dekadës së dytë do jetë pikërisht UET i kësaj dije cilësore, i kësaj dije polivalente ku studenti shqiptar i cili në shumë raste është i shqetësuar për standardin e universitetit, për mundësinë për t’u shkolluar në Shqipëri, do gjejë në UET një cilësi tjetër, një pritje tjetër, një dashamirësi tjetër, mbi të gjitha një përgjegjshmëri tjetër, të një universiteti të ngjashëm me kolegët e tij më të mirë perëndimorë apo dhe të vendeve të tjera të botës”.

Universiteti Europian i Tiranës, i cili me shtimin e dy fakulteteve të reja merr trajtën e një universiteti polivalent, ofron mundësi të shumta për maturantët të cilët duan të ndjekin një shkollim cilësor.

Të bëhesh pjesë e fakulteteve të reja të UET, është shumë e thjeshtë. Aplikimi është i mundur që në raundin e dytë i cili nis në datën 15 shtator. Mjafton që dega e dëshiruar të vendoset në listën e preferencave dhe procedurat për pranim janë të njëjta me ato të fakulteteve ekzistuese.

Tri fakultetet ekzistuese si dhe dy fakultetet e reja, ofrojnë një sërë mundësi zgjedhjesh. Vlen të përmendet fakti se për herë të parë një universitet privat në Shqipëri ofron degë të tilla si filozofia, linguistika, letërsia etj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *