FOTOT e rralla: Momenti kur presidenti Bush mëson për sulmet e 11 shtatorit (dhe disa përqafime të ngrohta me familjarët e viktimave)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dita e sotme shënon 17-vjetorin e sulmit shkatërrues të 11 shtatorit në SHBA, që la pas 2,996 njerëz të vdekur dhe më shumë se 6 mijë të plagosur. 

Dita e tmerrshme nisi pas përplasjes së një avioni me katin 93-99 të Kullës Veriore në orën 8:46 të mëngjesit, në World Trade Center. 

Pak minuta më vonë, në orën 9:03, një tjetër avion pasagjerësh u përplas me katin 75-85 të Kullës Jugore. 

Të gjithë pasagjerët në bordin e dy avionëve, mbetën të vdekur në vend pas përplasjes. 

Brenda një ore nga sulmet në Kullat Binjake, një avion i tretë u përplas në Pentagon, në Uashington. 

Në kohën e sulmit të parë në Kullën e Veriut, atëherë Presidenti George W. Bush po merrte pjesë në një aktivitet me të rinj. 

Diskutimi i tij me studentët e rinj përfundoi shpejt, ndërsa ai shkoi në një klasë bosh për të marrë përditësime mbi situatën. 

Mediat amerikane kanë sjellë disa foto të rralla të presidentit George W. Bush ditën e sulmit terrorist.  (TemA) 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

4 komente në “FOTOT e rralla: Momenti kur presidenti Bush mëson për sulmet e 11 shtatorit (dhe disa përqafime të ngrohta me familjarët e viktimave)”

  1. The End says:

    Hajt se fitut lek pa hesap. Vrasja e njerezve per ju nuk ishte problem.Th

  2. Tutu says:

    Mire qe jeni injorant por as nuk lexoni ato qe te tjeret shkruajne… shikoni dokumentarin qe mori Oskar te Michael Moore per 11 shtatorin qe te mesoni se ku ishte Bushi ate moment dhe cfare beri … eshte me ze dhe figure..

  3. vlora.vlora says:

    Bete tre luftra dhe sollet vetem gjak ne linjen e mesme maskarenj ,vetem per nje 11 shtator qe thuajse e sajuat vete

  4. degelisi says:

    Nuk jane foto te rralla per publikun por vetem per shkruesin qe besoj ka qene jo me shme se 10 vjec ne ate kohe ose eshte akoma me nivel medioker
    Keto fota jane pare nga milona njerez nga e gjitye bota

Lini një Përgjigje te degelisi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *