FOTOT: Këngëtarja e njohur, natë pasioni me aktorin 13 vjet më të ri, pas ndarjes nga bashkëshorti

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mjaftoi një njohje virtuale përmes një aplikacioni njohjesh që këngëtarja Mel B të kalonte një natë pasioni me aktorin, Zac Efron.

Ish-ylli i grupit Spice Girl, 43 vjeçe, thuhet se e takoi aktorin 30-vjeçar, menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti Stephen Belafonte.

Ishte Zac ai i cili i bëri një vizitë gjatë natës në shtëpinë e saj në Los Angeles.

“The Sun” shkruan se çifti u njohën pasi biseduan në një aplikacion lidhjesh dhe se palët shkëmbyen një sërë mesazhesh flirtuese para se të takoheshin më në fund.

Ai më pas nxitoi drejt shtëpisë së saj, ku kaluan disa orë të mira nën shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan Icon Style.

Megjithatë, pavarësisht kimisë që pati mes tyre, raportohet se asnjë nga palët nuk e shohin këtë eksperiencë si diçka që mund të zgjasë më shumë sesa një natë.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Mel B ka rrëfyer se krijoi varësi ndaj alkoolit dhe seksit dhe kishte raste që shkonte dhe me dy- tre meshkuj brenda një nate.

Ajo tha se është duke u kuruar për t’u shëruar nga këto varësi.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

1 komente në “FOTOT: Këngëtarja e njohur, natë pasioni me aktorin 13 vjet më të ri, pas ndarjes nga bashkëshorti”

  1. aliu says:

    .. ci keni keto more ..! po po ..! perse ndihmojne keto ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *