FOTOT: Si do të duket “Unaza e Madhe”, nga “Shqiponja” tek “Pallati me Shigjeta”

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli hapjen e tre tenderëve me vlerë të përbashkët prej 40 milionë eurosh për ndërtimin e mbikalimeve në segmentin e Unazës së Re të Tiranës nga Pallati me Shigjeta deri te rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Tre tenderët u hapën të martën në faqen zyrtare të prokurimeve publike APP.gov.al dhe sipas dokumenteve shoqëruese, punimet do të zgjasin për 24 muaj për ndërtimin e tre mbikalimeve me shumë nivele, ku më i madhi pritet të jetë mbikalimi te vendi i njohur si “Shqiponja”.

Të tre projektet synojnë lehtësimin e trafikut në këtë segment të Unazës së Madhe si dhe shpejtësinë e daljes dhe hyrjes në Tiranë nga autostrada Tiranë-Durrës.

                 Loading...