“Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, në librari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një libër i ri për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij, doli sot në shitje për publikun.

Libri me titull “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, tashmë në listën e më të shiturve, ka si autor gazetarin hulumtues Bob Woodward, i cili i hedh një vështrim tepër kritik presidencës kaotike 20-mujore të zotit Trump.

Woodward ka shkruar libra rreth shtatë administratave të mëparshme dhe ka fituar famë gati pesë dekada më parë si një nga gazetarët e Uashington Postit, raportimet e të cilëve për korrupsionin në Shtëpinë e Bardhë bënë që presidenti i atëhershëm Richard Nixon të jepte dorëheqjen.

Presidenti Trump e kritikoi librin përpara dales së tij në qarkullim, duke e quajtur një “shaka”.

Presidenti tha se libri përbën një tjetër sulm të zakonshëm kundër tij, në morinë e sulmeve të tjera.

Libri tashmë është tashmë numri 1 në listën më të shiturve në Amazon, por zoti Trump thotë se Woodward ka përdorur “burime anonime, të provuara si të pavërteta.”

Shumë njerëz, shkruan ai, tashmë kanë deklaruar se citimet e tyre, ashtu si edhe vetë libri, janë të sajuara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, në librari”

  1. USA citizen says:

    Per kete clown te gjitha jane te sajuara, te paverteta. Keshtu tha edhe per pornostaren Stormy Daniel qe ska asgje te vertet per 130 mije dollaret per ti mbyllur gojen gjate fushates elektorale. Kur doli video ne drite nga vete avokati I tij e ktheu gjuhen duke thene. Une e dija por ato para kane qene te miat dhe jo te fushates elektorale. Thjesh nje “delusional, pathological LIAR”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *