INTERVISTA/ Monika Kryemadhi: Le të na kontrollojnë pasuritë e familjeve, po jo të huajt, se na u bënë si nënë e babë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Monika Kryemadhi është shprehur sot se Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet e Drejtësisë, që nuk janë kapur nga krimi i organizuar.

Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Kryemadhi u shpreh se Vettingu i politikës do të prekë edhe familjarët e tyre.

“Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. “, tha ajo.

Znj. Kryemadhi, dy pyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me nismën e opozitës. A do të prekë Vettingu i politikës të afërmit, familjarët e politikanëve, ashtu sikur ju si opozitë e keni konceptuar këtë nismë?

Absolutisht që Vetingu ndaj politikanëve është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse sot ne futëm gjithë Policinë e Shtetit në Veting, futëm gjithë Prokurorinë, Gjykatat, hetuam deri edhe etiketat e bluzave, por mendojmë që edhe politikanët duhet të futen në procesin e Vettingut. E kemi thënë me kohë që, në radhë të parë, duhet të vettohet klasa politike, sepse njerëzit janë mjaft të zhgënjyer nga klasa politike dhe ajo çka e bën akoma dhe më interesante, problemi qëndron tek fakti që qeveria duhet të thotë që është apo nuk është për Vettingun e politikanëve.

Pyetja që ngrihet është a do të përfshihen familjarët?

Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij. Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.

Sipas jush, cili është koncepti i Vettingut? Kush dhe cila trupë do të gjykojë, do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për pastërtinë tuaj dhe gjithë politikanëve?

Duhet të keni diçka të qartë që Vettingun e shqiptarëve vetëm Edi Rama nuk ka për ta bërë, siç po bën Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Amendamentet që ka paraqitur opozita janë shumë të qarta, janë parimore të cilat çojnë drejt një hapësire, ose një hapjeje të një krijimi dhe pastrimi të klasës politike, ku në këtë rast qeveria, mazhoranca apo rilindja duhet të thotë: Është pro apo kundër Vettingut dhe më pas kalojmë në fazën e dytë ku do të vijnë ndryshimet kushtetuese. Mos harrojmë që Partia Demokratike 7 ligjet e Reformës në Drejtësi nuk i ka votuar, por kemi parasysh që është votuar me konsensus të plotë Reforma në Drejtësi. Dhe kushtet për të vazhduar me etapat e tjera më mbrapa, janë shumë të qarta. Platforma që ka paraqitur opozita në Parlament është shumë e qartë, është shumë e thjeshtë dhe kuptohet nga të gjithë. Pavarësisht që ne shikojmë vetë Partinë Socialiste për të krijuar një tymnajë për të thënë se kush do të bëjë Vettingun. Po normal që Vettingun s’ka për ta bërë as Taulant Balla, as Engjëll Agaçi dhe as Edi Rama. Nuk ka për ta bërë as ONM-ja Vettingu i politikanëve do të bëhet nga ato institucione të Drejtësisë të cilat nuk janë të kapura nga krimi i organizuar.

Pyetja që kam për ju: Do të ishit kundër që Vettingun, pra kontrollin tuaj, të klasës politike, ta bënte një trup ndërkombëtar për shembull? Është e mundur?

Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi

Znj. Kryemadhi  me siguri e keni ndjekur situatën sot në Tiranë dhe në Durrës,  për radhët e gjata që u krijua përpara dyqaneve për të blerë dekodera për qytetarët. Cili është qëndrimi juaj për këtë zhvillim? U bllokua sinjali, u lirua pas presionit.

Për mua kjo jo vetëm është e turpshme dhe makabër, por për mua kjo tregon që makutëria nuk ka fund e Edi Ramës, sepse ka një vendim qeverie të qeverisë Berisha, që ka qenë z. Ridvan Bode, ministër i Financave, të cilët kanë marrë përsipër që të paguheshin dekoderat nga buxheti i shtetit. Ka qenë edhe një propozim, nuk e di a e ka realizuar apo jo qeveria Rama nga znj. Milena Harito, për plotësimin e këtyre dekoderave dhe ajo që është më e rëndësishmja, në çdo vend të botës dekoderat janë paguar nga buxheti i shtetit.  Sikur, një milionë familje shqiptare të ishin në Shqipëri, që nuk janë 1 milionë, qeveria shqiptarë do paguante 5 milionë euro për të blerë dekodera dhe për t`ia falur të gjithë shqiptarëve.  Por, është kaq i pangopur dhe kaq pervers, saqë makutëria e tij shkon edhe tek buka e fukarait. Këtu nuk po diksutohet për të blerë një dekoder që kushton 3 euro, apo 4-5 dollarë dhe tua shesësh 28 mijë lek apo 29 e 30 dollarë apo euro.

Pyetja e fundit për ju sonte është që opozita kishte paralajmëruar gjatë verës aksion të fortë politik në shtator, ku për shumë ishte përkthyer si aksion radikal, me protesta e revolucion. Çfarë e bëri opozitën të ndryshojë mendja po ende nuk i dihet?

Jo, nuk ka ndryshuar mendja opozita. Opozita çdo ditë e më shumë po përgatitet. Opozita çdo ditë e më shumë do fillojë të flasë me emra, çdo ditë e më shumë është e qartë. Nisma e opozitës me dorëzimin e Vettingut për politikanët është hapi i parë , ku në të gjithë ndërkombëtarët po shikohet çdo ditë e më shumë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar sepse ne qoftë se PS apo Rilindja, më falni se s`dua të them socialistët, se ata janë më të zhgënjyer se çdo të tjerët, është e gatshme për të bërë Vettingun dhe le të vijë e të thotë PO unë e bëj Vettingun, pastaj ecin procedurat e tjera. Aksioni i opozitës është një aksion që do ta shikoni shumë shpejt dhe nuk do të habiteni.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “INTERVISTA/ Monika Kryemadhi: Le të na kontrollojnë pasuritë e familjeve, po jo të huajt, se na u bënë si nënë e babë”

  1. Lloja says:

    Jo te huajt jo, vetem kur ju duhen per te ardhur ne pushtet PO. Vetem atehere jane te mire te huajt. sa per Shqipot ose i bleni ose i kercenoni me bandat qe ushqeni per keto dite te zeza,

    1. Kalec Dega says:

      Te zgjuarit populli pellazg Albezozo otoktonous, pse ti behet vetem Ilir Metes verifikimi i pasurise , sipas vetingut aktual edhe pse i manget dhe jo sipas mendimit ‘gjenial’ te propozuar nga Basha dhe disi te pranuar nga Rama dhe jo Edvin Rames, Lulzim Bashes , Bujar Nishanit e Gramoz Rucit njekohesisht?

      Monika , e di qe ja hodhi me ndihmen e burrit dhe mbeshtetjen e socialisteve dhe Rames ne vecanti, kur te huajt u menjanuan nga vendimmarrja dhe u degdisen ne thjesht rol monitorimi per gjyqtaret e prokuroret.Ajo qe po kerkon Monka eshte ajo qe duan vertet Meta, Basha dhe me kryesori, se ai ka akoma me shume, Edvin Rama.

    2. M A R K O says:

      Mona je bere per hallet tona….edhe Ver Llapa po kerkon nr. telefonit tend…

    3. Pal Melushi says:

      Po o na jeni bere ju ( ti me Likun) si nene e babe o s’na eshte bere njeri.

  2. Jimi says:

    Po ti gjithcka te vjedhur e ke i nvestuar tek te huajt, ne Londer e gjetke, si edhe gjithe parate e vjedhura, floririn, po ashtu e ke mbyllur ne bankat e huaja! Shqiptareve nuk i mbetet gje tjeter per te kontrolluar vetem nente halet e maceve qe ti ke deklaruar !?

  3. tori says:

    Zonjushe ti don Buding babale e jo veting te drejtuar nga specialistet europian e amerikan.Popolli do veting si per systemin ne drejtesi ashtu edhe per politiken e te njajte ligje.Boll e zvariset reformen ne drejtesi

  4. vali says:

    Familja meta ,,,,sinonim I korrupsionit,,,ishallah vetingu dhe spaku ia merr pasurine ketyre hajduteve te te dyja kraheve dhe t’ja jape fukarenjve,,,,sepse keto jane para qe I jane marre ketyre fukarenjve qe sot jetojne ne kushte mizerjeje,,,,jo per faj te tyre ,,,,por sepse jane vjedhur hapur nga berisha,,,meta,,,basha,,,rama,,,me te gjithe klanet e tyre antishqiptare,,,//

  5. Ilirfloriri do kontrolloj pasurine e saliut,monika pasurin e ilirflorit dhe tit bolsheviku do kontrolloj pasurine e te gjitheve.
    Te huajt nuk i duam se i nxjerin hajdut dhe jane kapitalista.

  6. katarakti says:

    Vettingu i politikaneve duhet te filloje se apri nga Like Floriri, yt shoq qe ben gjasme presidentin. Pra nga Iliri me bllok, siç njihet gjeresisht. Dhe duhet te vazhdoje me te gjithe ju me rradhe. Dhe per ate Vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve e pame shume mire se sa e penguat. Ishit gati per rrezimin e qeverise qe ai Vetting te mos behej. Por ishte kembengulja e Brukselit dhe Uashingtonit qe ua vuri te dy kembet ne nje kepuce. Prandaj tani nuk do qe te huajt te merren me vettingun e politikaneve. Se ata as i blen dot dhe as i frikeson dot. Vettingu qe po u behet sot gjyqtareve dhe prokuroreve eshte gjeja me e mire qe po ngjan. Se e kishit bere qenef. Mire te pakten qe gjysma e hajduteve ne drejtesi u eleminua. Por me kosto. Sot nuk kemi as gjykate te larte, as keshill drejtesie dhe asgje tjeter. Vettingu ne drejtesi ju ka djegur keq. Me Llallat dhe Dhallat tuaja. Jeni kanceri i ketij vendi, si parti dhe si persona. Ti personalisht je nje histerike dhe nevrastenike e pakontrollueshme. Te pame gjate zgjedhjes se Arta Markut. Fjalori yt prej kryetare partije dhe gruaje presidenti ia kalonte atyre te burgaxhinjve, me sharjet qe i drejtove kryeministrit si “bythqire” etj etj. Fjale qe edhe nje mashkull i edukuar ka turp t”i perdore. Lere pastaj ç!zmja e famshme qe do mbetet ne histori. Sa kaq kane perfunduar mediat qe te marrin mendime ty. Shpresoj qe t’i paguani me gjak dhe ilaçe si familje te gjitha te zezat qe i keni bere ketij populli. Se nga shtatlartgjatesia e tij e morem vesh qe nje gjemb nuk ju hyn ne kembe. Korbi korbit nuk ia nxjerr syte.

  7. Alda says:

    VETING, MOTRA.!
    VETING!!🙏🏻

  8. Roland says:

    Shurre muti … shurre muti … shurre muti …. e kaluan nga nj dore ne tjetren , nanua me shoke , e ja ngecen like koklopes …. shurre muti me gjithe te pjellet qe vijne era mut , fare e qire soj pas soj ,

  9. Roland says:

    Kjo ka vtem nje emer … Shurre muti …..

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Do investigohet “kollarja” e Rames dhe varsja e qafes per ditelindje mos kij merak..

  11. Jon says:

    O te qift derri ty dhe like hajdutin familje plerash

  12. h says:

    Keni pare ndonje politikant apo prokuror a gjykates te varfer ne shqiperi ?
    Jo. Perse ? Sepse jane te gjithe jahdute te korruptuar.Disa jane edhe buce si puna e ksaj.

  13. Bambi says:

    Po mi Mona po.
    Ty do te kontrolloje ai eksperti i videos se Likes. Mos e caj trapin fare.

  14. I hap varin vetes says:

    Pse kerkoni evropen ju te levizjes kur nuk keni besim te te huajt?
    Do beni vitting tek politikanet .cili nga ju ka kaluar me sukses qe te vendose per te tjeret?
    Ta beni pa te.huajt se nuk i kompromentoni dot.ndersa keta te vendit i shantazoni ose i kercenoni.ne te kundert e zvarisni qe as per 100 vjet te mos behet ashtu si me demokracine ngeli ne tranzicion per 30 vjet e kushedi sa akoma.qe kur tu.vije radha.edhe kockat tu jen tretur
    Sa per dekoderat vetem mashtrim dhe genjeshter na the .edhe ne vendet evropiane u mblen me cmim 49.9 € dhe jo nga bucheti i shtetit ,qeveria e n.q se e nxori nje vendim te till pas sa.vitesh.duhej te zbatohej se ka mbi 10 vjet te pakten apo me te ngecur .ku ishit juve 8 vjet ne qeveri.kur mundohesh ti besh gropen.tjetrit i hap varin.vetes..

  15. Jimi says:

    Monika dhe Samde Norodom Sihanuk, nuk na dashkan te huajt ne veting!?

  16. Ragipi says:

    Po cfar dreq vendi i pavarur jemi ne kur kemi si kjo hanumingje qe flet dokrra se nderkombetaret nuk duhet ta bejne vetingun por ata qe keta mujne ti blejne secilin anetar te vetingut po mos te ishin nderkombtaret asnje gjyqtar nuk do ta largontw asnje gjyqtar te korruptuar sepse ata peseri do ti korruptonin te tanet pra smund te flasim qe tanet ta ndjekin familjen Metaj we me bllok ka vjedh sa ka mujte popullin fukara dhe sot del se kishe po e mbron popullin lere more kryemadhi si ste vjen turp te dalesh te na tregosh moral qe je deri ne fyt e mbytur ne haram dhe nuk do tia shihnin hajrin ne fyt kan me ju mbete turp turp.

  17. Mirela hasani says:

    Cfare fycket eshte kjo ka vjedhur per 27 vjet dhe del e flet per varferi ….po ti je moj kulceder qe gerthet kapeni hajdutin …e hajduti je ti me tet shoq ….. me cfare e bere ti ate pasuri…..femer ordinere

  18. Ali babushi says:

    Po ju qe pellisni CDO dite ,do ti paguani me cmimin me te larte te jetes tuaj hajdutlleqet qe u keni bere shqiptareve qe I keni katandisur si lypsare Jo vetem ne ruget e Europe’s por dhe fukarenj ne vendin dhe pasurine e tyre,te gjitha dhe te gjithe duke filluar nga likja, sala, luli, EDI, bqja, gjiknuri, ruli majmuni shimpanze, medi pushti, imam bajalldiu, bode, mima, ndoke kokeboshi, idriz sy peshkaqeni, e co…..per te mos u kthyer kure me ne kete toke qe edhe per varr nuk e meritojne…mallkuar besimi I popullit ,hajdute dhe kriminele te vendit tuaj.

  19. Marku says:

    Vettingu I politikaneve shqipetare duhet te behet ne baze te verifikimit te pasurive. Komisioni I verifikimit duhet te jete shqipetare dhe nderkombetare. Pjesa nderkombetare e komisionit do te kishte aftesi me te medhaja verifikuese sepse Jane pikerisht depozitat ne bankat jashte shqiperise ato te cilat do te nxirrnin fytyren e vertete te ketyre gjakpiresve te kombit shqipetare. Eshte pikerisht ky fakt I cili I tremb politikanet e korruptuar te shqiperise.
    Ndersa persa I perket shqetesimit te zonjes per “sovranitetin” e shqiperise , kjo seshte asgje tjeter vecse nje farse e rradhes per ti ikur pergjesise.
    Sovranitetin e kombit shqipetare e rrezikojne me se shumti keta “politikane” sharlatane kriminele qe e kane rraskapitur ate popull , se sa disa gjykates dhe eksperte te huaj karriere ne drejtesi te cilet po ndihmojne me vetingun.
    Iliri,monika,saliu,lulzimi,edvini dhe e gjithe kjo klase politike milioneresh “pa biznese” duhen shporrur nje here e mire nga skena politike shqipetare. Uroj qe presioni te shtohet ndaj ketyre krimineleve qe per me se 28 vjet “demokraci” e kane lene vendin akoma ne ate “tranzicionin” e pafund .

  20. Franci says:

    Mona mos i dini gje budallenj njerezit.
    Keni rene ne ujdi qe yi drejtoheni mazhorances vetem me pyetjen a jeni dakord per komisionin e vetingut.Jo vetingun tuaj do ta beje vetem SPAK e BKH qe po krijohet me shpejtesi dhe mjo po ju tmerron ju.Sigurisht dhe nderkombetaret qe ti Mona kerkon ti shmangesh pasi ata kane materiale per pasurite tuaja te depozituars ne bankat e huaja.
    Lerini keto karagjozlleqe me komisione parlamentare vetingu gjoja te kontrolloni veteveten e pastaj te quheni te lare me vjedhjet dhe vrasjet qe i keni bere qytetareve shqiptare.

  21. Luan Hileqari says:

    Kaq e re moj Monikë dhe shumë e kërrusur? Vallë pse? Sigurisht rëndojnë hallet që ka populli?! Zoti të drejtoftë, por jo vetëm ty dhe shumë të tjerë si ty.
    Luan Hileqari

  22. ham ham ham bushtra e sinanit, ja koka si qeni i stanit dhe iliri ki ki ki as te leshon dhe as te qi. says:

    neveri

  23. mariusi says:

    I bashkohem Markos,kur thote se Mona familjarisht jeni bere si Ver Llapa. Ju nuk i doni te huajt qe eshte i vetmi institucion i pa kompromentushem,doni Shqiptare ku i kercenoni dhe i shantazhoni,harruat se cfare bete me Dritan Priftin. Keni vene pasuri ju familja,me rroga,kur Shqiptaret kane punuar nga pesedhjete vjet dhe nuk kane mundur te blejne nje dhome,e jo me vila brenda dhe jashte shtetit. Ju jeni kontigjenti Llalles e Argites,qe pasurite i vute me shantazhe,keshtu pervec se ndonjeri si puna e ketij qe ke dale ne foto qe te lepihet se ska ku shkon e sdi gje tjeter te beje,nuk te beson njeri moj ndrikull. Nuk di pse here here me dukesh si Linda qe beri botoks organet gjenetiale.

  24. ela says:

    jo ,mi do qe te gjykojne bashibozuket e tu .ik moj baxhell

  25. gloria says:

    Te familja FLORIRI duhet te kontrollohet me dedektor sepse jane futur ne qypa…..

Lini një Përgjigje te mariusi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *