Ish-të përndjekurit, Ahmetaj: Dëmshpërblyem pothuajse 5 herë më shumë se qeveria “Berisha”

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka publikuar shifrat e dëmshpërblimit të shpërndarë për kategorinë e ish-të përndjekurve.

Ahmetaj tha se likuidimi i këstit të nëntë do të mbyllë dëmshpërblimin e kategorisë së parë: ata që kanë vuajtur direkt nën regjimin komunist. Ahmetaj tha se nga qeveria e djathtë, dëmshpërblimi i kësaj kategorie është përdorur gjithmonë në funksion të fushatave elektorale.

“Po të vini re në vitet elektorale 2009 dhe 2013, ish-qeveria ka tentuar të përdorë buxhetin e shtetit me emocione elektorale ndaj këtij grupi. 

Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld. Sa i përket kategorisë parësore, në periudhën 2009-2013 kësaj kategorie i janë dhënë 1.5 mld lekë, ose 15 milionë dollarë në 4 vite.

 2014-2018 kategorisë parësore i janë dhënë 7.07 miliardë lekë, pra 70 milionë dollarë. Ky krahasim tregon kujdesin që kjo mazhorancë ka edhe ndaj kësaj ketegorie që ka vuajtur në regjimin komunist.

 Ata që dikur kanë mbajtur flamurin se i kanë mbështetur këtë kategori, atyre që kanë vuajtur drejtpërdrejt u kanë dhënë 15 milionë dollarë.

 Ndërsa deri më sot, brenda mandatit të parë të qeverisë kanë marrë 70 milionë dollarë”, tha ai.

Ahmetaj shtoi se një ndryshim i parashikuar në ligj synon t’i japë përparësi dëmshpërblimit të kategorisë parësore, në raport 70 me 30 me kategorinë e dytë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...