Jari zbulon komplotin e Ramës me dekoderat: E dija që donte të testonte njerëzit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas radhëve të gjata për blerje dekoderash dhe paralajmërimit të Jarit, se Rama është duke testuar njerëzit, a duan të shohin më TV, apo jo, Jari u gëzua  nga rezultati:

“Njerëzit që kanë televizor analog, janë më shumë se ata që shikojnë TV digital.

Kjo është fitore e opozitës”.

Dhe poshtë vazhdoi:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Radha e madhe e njerëzve në dyqanet e Digitalb-it për të blerë dekodera tregon se shumica e njerëzve kanë ende TV analog dhe jo digital.

Investimi i Edi Ramës për ERTV deri tani, rezulton një dështim, pasi nga një anë ai investon në teknologjinë e së ardhmes, dhe nga ana tjetër lë njerëzit në varfëri.

Kjo tregoi se ai ka shumicën e njerëzve ende pa TV digital.

Testi që u bë dje, siç ju paralajmërova dhe një ditë më pare, është vetëm për të parë me kë janë mbështetësit e opozitës, dhe më kë janë të vetët.

Nga ana tjetër, nga informacionet e mija të sigurta, Sandri ka porositur një anije me dekodera në Kinë dhe e shiti atë brenda një dite.

Duke u gjendur i papërgatitur për sasinë e madhe që nevojitet, ai kërkoi dje dhe një anije të dytë, por kinezët bënë llogaritë dhe i thanë që nuk ta sjellim dot deri më 13 janar.

Atëhere Sandri e shtyu fikjen deri më 15 janar.

Kjo është e sigurtë, se e kam nga disa miq të mi kinezë.

Pra, e gjitha kjo është një test që është bërë për të parë a ka njerëz që kanë akoma TV të vjetër dhe sa duhen akoma.

Kam dyshimin se në dekoderat që po shiten janë futur aparate spiunë, që duan të testojnë dhe nga pikëpamja elektorale qytetarët, të cilat do përdoren në një mënyrë të sofistifikuar.

Mbetet të shikojmë se cili do jetë hapi i radhës.

Jam i sigurt se Edi Rama  e humbi betejën e parë.

Ai pranoi se shumica e shqiptarëve nuk shikojnë ERTV, por telenovela turke.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *