Kroacia turpërohet nga Spanja, Islanda “kafshatë e lehtë” për Belgjikën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Spanja turpëron Kroacinë në përballjen e parë zyrtare të nënkampionëve të Botës që pas humbjes me Francën në finalen e “Rusi 2018”. Suksesi i “La Rojas” ishte i pritshëm, por kurrsesi me shifrat e thella 6-0.

Një start i jashtëzakonshëm për trajnerin Luis Enrique, që pas fitores 1-2 me Anglinë, merr tri pikët e dyta me Spanjën në Grupin 4 të Ligës A në Nations League.

Saul i hapi rrugë fitores së thellë të iberikëve në minutën e 24-t, ndërsa Asensio brenda pak minutash tregoi klasin e tij duke shënuar dy gola nga jashtë zonës (në golin e dytë u ndihmua edhe nga fati, pasi topi përfundoi në rrjetë pasi goditi traversën dhe shpinën e portierit Kalinic). 3-0 përfundoi pjesë e parë, por që ishte vetëm fillimi i makthit për kroatët. Në fraksionin e dytë realizuan njëri pas tjetrit Rodrigo, Ramos dhe Isco. Spanja kryeson Grupin 4 me 6 pikë, ndërsa Anglia dhe Kroacia janë me zero pikë.

Në Grupin 2, Belgjika iu imponua 3-0 Islandës, për të cilën kjo disfatë është e pranueshme para turpërimit 6-0 nga Zvicra pak ditë më parë. Eden Hazard zhbllokoi takimin me penallti në pjesën e parë, ndërsa Lukaku dyfishoi shifrat para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Sulmuesi i Manchester United realizoi të dytin personal dhe të tretin për Belgjikën në minutën e 81-të.

Në takimin e vetëm të Grupit 3 të Ligës B Bosnjë Hercegovina mposhti 1-0 Austrinë me gol të Edin Dzekos.

Në Ligën C, pikërisht në Grupin 2, Finlanda kaloi 1-0 Estoninë, ndërsa Hungaria 2-1 Greqinë.

Dhe në Ligën C, në Grupin 2, Moldavi – Bjellorusi përfundoi 0-0 dhe San Marino – Luksemburg 0-3.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *