Krudot, vrasës të heshtur?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

A e dini se nëse e vendosni peshkun të pa pastruar, pra me të brendshmet e tij, në frigorifer mund të jetë fatale për shëndetin? Sipas shefit të kuzhinës, Gëzim Musliaka, ky është një hap që nuk duhet neglizhuar pasi te të brendshmet e peshkut gjenden të gjitha ngarkesat mikrobike dhe bakteriale, që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Në një intervistë për emisionin “Në shtëpinë tonë” Musliaka shton se jo vetëm mishi nuk duhet konsumuar i sapo therur, por edhe peshku para se të shërbehet duhet të kalojë në një proces ftohjeje, si në kushtet e shtëpisë ashtu edhe në restorant. Këta të fundit duhet të jenë më të kujdesshëm pasi janë edhe më të ekspozuar ndaj një tjetër toksikacioni që vjen nga prania e istaminës, e cila vjen si pasojë nga mos trajtimi i duhur i produkteve të peshkut .

Peshku krudo, i pagatuar, apo i përdorur në sushi , mund të jetë i shijshëm por edhe i rrezikshëm. Sipas një rasti të publikuar në ‘CNN’, një shtatëdhjetë vjeçar nga Koreja e Jugut, u diagnostikua me një infeksion pasi kishte konsumuar produkte deti krudo. Burri në fjalë  ishte mbartës o diabetit të tipit 2 dhe presionit të lartë të gjakut. Sëmundja u shfaq 12 orë pas vaktit të tij me produkte deti krudo, me ethe  dhe dhimbje të padurueshme në dorën e majtë.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, ata vunë re Vibrio Vulnificus, një bakter që gjendet në ujërat e bregdetit oqeanik, si shkaktarin kryesor të infeksionit.

Por çfarë është Vibrio Vulnificus ?

Sipas qendrës amerikane të parandalimit dhe diagnostikimit të sëmundjeve, ky bakter shkakton rreth 205 të infektuar çdo cit, ku ndonëse 15  deri në 30% të këtyre rasteve janë fatale.

Por ky nuk është i vetmi rast. Konsumimi i produkteve krudo e bën organizmin të jetë më i ekspozuar ndaj baktereve të tjera siç janë parazitët apo edhe Salmonela. Duke qenë se sushi po kthehet në një ushqim popullor në mbarë botën, apo edhe recetat me produkte peshku krudo, kjo ka rritur gjithashtu numrin e personave të prekur nga parazitë si anisaki. Ky parazit mund të merret gjatë ushqimeve krudo. Kur parazitët mbërrijnë në stomak, ata shkaktojnë dhimbje gastrointestinal, të përziera dhe të vjella.

Salmonela është një nga bakteret helmuese që ndodhen te ushqimet krudo dhe  shkakton 1.2 mln të prekur në vit.

Për të reduktuar riskun, mjekët këshillojnë të minimizohen ose eliminohen totalisht nga dieta produktet e mishit dhe peshkut krudo dhe të respektohet rregulli i gatimit prej 63 gradë në mënyrë që bakteret të eliminohen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Krudot, vrasës të heshtur?”

  1. vlonjati says:

    krudot ne shqiperi duhen konsumuar vetem gjate dimrit kur ka peshk te fresket me shumice.gjate veres une konsumoj krudo vetem kur gjuaj vet.beni mire qe i ndergjegjsoni njerezit por mos I trembni.jeta eshte me e bukur me fruta deti krudo dhe vere te bardhe.😍😍😍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *