Ledian Memushaj: Nuk kemi Mesi apo Hazard, për taktikën pyesni trajnerin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesfushori i kombëtares sonë, Ledian Memushaj, foli pas humbjes në Skoci, duke marrë përgjegjësi dhe duke bërë autokritikë, ndërkohë që nuk kërkoi asnjë justifikim para gazetarëve të Supersport e RTSH në Gllasgou.

“E dinim që në fillim që do ishte një ndeshje e vështirë dhe gabuam totalisht në të dy golat, edhe pse goli i parë ishte pozicion jashtë loje. Nuk luajtëm mirë, edhe pse patëm raste për të shënuar dhe duhej t’i shfrytëzonim më mirë”.

“Mungesa e Bashës, a na penalizoi? Nuk më pëlqen të flas për aspektin taktik dhe zgjedhjet që bën trajneri. Jemi 25 lojtarë, të gjithë mund të luajnë, nuk kemi Mesi apo Hazard, kemi të gjithë të njëjtin nivel”.

“Ndryshimet e taktikës? Për këto gjëra duhet të flasë trajneri, ne zbatojmë atë që na kërkon ai. Janë pyetje që i takojnë atij, nuk më pëlqen të flas për çështje taktike”.

“Bëmë një lojë ndryshe dhe nga ana taktike. Nuk është problemi të luash me 2 apo tre sulmues, por problemi i gjithë ekipit. Mund të luash mirë dhe pa sulmues. Kemi luajtur pak si të trembur në fillim. Në pjesën e dytë e nismë me gol, edhe pse ishte pozicion. Më pas reaguam dhe duhet të shfrytëzonim raste që kishim. Pas 2-0 ranë shpresat. Ishim pak të lodhur, pasi ishim luajtur me Izraelin para 3 ditësh, por nuk ishte ana fizike.  Nuk është problemi i pozicionit, por i gjithë ekipit si e interpreton ndeshjen”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Ledian Memushaj: Nuk kemi Mesi apo Hazard, për taktikën pyesni trajnerin”

  1. Peza says:

    Memushaj ke qene lojtari me i mire i kombetares dhe pervec nervozizmit ne disa raste ke shkelqyer i vetem se asnje nuk te mbeshteti!
    Panuci nuk vlen si trainer,ndersa lojtaret e tjere jane larg te qenit te nivelit te kombetares!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *