“Lojërat e fatit”, Braçe sulmon Metën: Dekreti i rremë në përmbajtje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dekreti i Presidentit për ‘lojërat e fatit’ ka shkaktuar debate në distancë mes këtij institucioni dhe kreu të komisionit të ekonomisë.

Një ditë pasi institucioni i presidëncës justifikoi mungesën e tij në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ku diskutohej dekretin për “Lojërat e Fatit”, me argumentin se nuk kishin ftesë zyrtare nga Kuvendi, ka reaguar sot kreu i këtij komisioni Erion Brace.

Kreu i komisioniet te Ekonomise dhe Financave ne Parlament u shpreh se kush kërkon të dijë më shumë mbi rregulloren e kuvendit duhet t’i drejtohet administratës, ndërsa sqaroi edhe një herë arsyen e rrëzmit të dekretit në komision.

Dekreti i Presidentit materialisht ishte i vërtetë por në përrmbajtje ishte i rremë.

Dua të sqaroj se ligji për tatimin mbi të ardhurat ka në thelb uljen e tatim fitimit për biznesin e vogël, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor e blegtoral dhe uljen e tatim fitimit për të gjithë sektorin e agroturizmit”- u shpreh Brace.

Gjithashtu Braçe i ka kujtuar Metës edhe votimin e vitit 2015, ku sipas tij, Meta dhe LSI asokohe në koalicion në qeverinë ‘Rama 1’ votuan pro këtij ligji, ndërsa tashmë kreu i shtetit e kthen.

Braçe u shpreh se “Pjesa tjetër e ligjit është e vjetër kur presidenti i Republikës përfshi dhe grupin parlamentar të LSI me Petrit Vasilin në krye kanë votuar pro këtij ligji”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Lojërat e fatit”, Braçe sulmon Metën: Dekreti i rremë në përmbajtje”

  1. Kalec Dega says:

    hajde mafjoze hajde..caheni kur diskutoni per pislliqet qe fshihen pas lojrave te fatit te Rahmutit a Xenit…..
    ky Brace pullet per futbollin, per lojrat e fatit..ku e ka hallin thua..se Floriri Meta ska nevoje ti numerojme intereset…..

Lini një Përgjigje te Kalec Dega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *