Lufta dhe klima po shkaktojnë urinë, shqiptarët dhe serbët rekord në Europë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria në botë është rritur në 2017, për të tretin vit radhazi.

Fenomeni është nxitur nga luftrat dhe ndryshimet klimatike, duke rrezikuar objektivat globale për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar sot. Shkalla e obezitetit është rritur gjithashtu.

Normat e urisë duket se po rriten pothuajse në të gjithë Afrikën dhe Amerikën e Jugut, me 821 milionë njerëz, ose e thënë ndryshe: Një në nëntë persona vuajntën nga uria në vitin 2017.

Por në të njëjtën kohë, 672 milionë të rritur, më shumë se një në tetë persona, aktualisht vuajnë nga mbipesha, nga 600 milionë që ishin në 2014.

“Nëse nuk rrisim përpjekjet, ekziston rreziku që të jemi shumë larg përmbushjes së qëllimit të eliminimit të urisë në 2030 “, thuhet në raport duke iu referuar Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të miratuara nga Shtetet Anëtare në 2015.

Ky ishte viti i tretë radhazi në të cilin pati një rritje globale të niveleve të urisë pas një dekade.

Shefi i hulumtimit, Sinti Holman, tha se rritja e luhatjeve të temperaturës, reshjet intensive dhe të paparashikueshme dhe variacionet sezonale ndikojnë në disponueshmërinë dhe cilësinë e ushqimit.

“Kjo është arsyeja pse ne themi se duhet të veprojmë sot,” shton Hölmann, i cili është një ekonomist për sigurimin e ushqimit dhe të ushqyerit në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).

“Për shkak se shqetësohemi se nuk do të përmirësohet, ajo do të përkeqësohet”.

Vitin e kaluar, gati 124 milion njerëz në 51 vende u përballën me nivele të larta urie për shkak të luftërave dhe ndryshimeve klimatike, sipas OKB.

Shumë vende të rrënuara nga konfliktet e vazhdueshme, përfshirë Jemenin, Somalinë, Sudanin e Jugut dhe Afganistanin, u përballën gjithashtu me një ose më shumë ekstreme klimatike, si thatësirat dhe përmbytjet, thuhet në raport.

Të hënën, Save the Children paralajmëroi gjithashtu se 600,000 fëmijë në zonat e luftës mund të vdesin nga uria ekstreme deri në fund të vitit, pasi ka mungesa financimi dhe palët ndërluftuese po pengojnë dërgimin e ndihmave tek që kanë nevojë.

Por edhe rritja e temperaturave dhe fatkeqësi të tilla si përmbytjet ose thatësirat janë një nga “shkaqet rrënjësore të krizave serioze të ushqimit”, thotë raporti, i cili u publikua sot nga pesë agjenci të OKB-së.

“Në total, 821 milionë njerëz ishin të uritur në vitin 2017 – më shumë se 804 milionë në vitin 2016 – dhe “Afrika është kontinenti më i dëmtuar”, sipas  Dominique Bourzon, drejtor i Emergjencës së Shërbimit Emergjent dhe rehabilitimit në FAO.

Sipas të njëjtit kriter, 11.4% e popullsisë është kequshqyer në Azi, 6.1 në Amerikën Latine dhe Karaibe, 7% në Oqeani dhe më pak se 2.5% në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, sipas raportit që u përgatit nga FAO, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Rural (FIDA), UNICEF, Programi Botëror i Ushqimit (PAM) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)

Në Europë, në dy vende njerëzit janë më të uritur sesa të tjerët: pikërisht në Shqipëri (5.5% e popullsisë) dhe në Serbi (5.6%).(Ora News)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Lufta dhe klima po shkaktojnë urinë, shqiptarët dhe serbët rekord në Europë”

  1. ti eshte normale te jesh i uritur........allah uakbar! says:

    hahaha,dhe keta barkthare kerkojne te ngopen ne BE!!!!!?? O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee…………!!!!!

    1. Shqiptareve mos ja qaj hallin se vijn e ju plackisin ne mes te Greqise ja u a nxjerrin nga hundet “grekeve” lekat qyl qe ju jep lemoshe Europa hahahahahaha breket nga qafa ju a heqin prandaj kujdes me shqiptaret se te rrasin “te gjatin” me keq se cju ja kan rras deri tani jevgjit qe qelbesh era djerse e hurdha

  2. says:

    Po të kaloj për të jetuar në Beograd 600 000 migrantë BE., atëher politika Sërbe do kupton që ne jemi të urtë me ta.

Lini një Përgjigje te ti eshte normale te jesh i uritur........allah uakbar! Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *