Mediat britanike masakrojnë Shqipërinë e Panuçit: Me fanellat si Italia, ekip nën nivel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mediat britanike kanë kritikuar lojën e Shqipërisë së Panuçit përballë Skocisë, duke e konfirmuar si një skuadër jo në nivelin e trumbetuar kohët e fundit.

E përditshmja britanike “The Guardian”, e ka cilësuar në shkrimin e saj Shqipërinë si një “kundërshtar të limituar”. Sipas saj “nuk i përket atyre që e kanë kthyer ‘Hampden Park’ një vend për t’u pasur frikë nga ekipet kundërshtare pasi nuk entuziazmoi tifozerinë. Skocia e meritoi plotësisht fitoren. Pas golit të dytë, Shqipëria nuk dukej asnjëherë ë aftë të kthehej në lojë”.

Ndërkohë, “Daily Mail” thekson më shumë faktin që Balaj nuk do të harrojë lehtë këtë natë. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan e përditshmja britanike.

“The Herald” kujton golin e famshëm të Panuçit ndaj Skocisë dhe e cilëson “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.

Sa i përket “The Sun”, ai thekson se fitoja e Skocisë ishte “bindëse” ndërsa në pjesën e parë i mungoi “cilësia para portës e si rrjedhojë edhe goli që erdhi në të dytën”. Ndërkohë, pas 2-0,  e përditshmja britanike thekson se golin e tretë e evitoi vetëm ndërhyrja në momentet e fundit e mbrojtësve shqiptarë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Mediat britanike masakrojnë Shqipërinë e Panuçit: Me fanellat si Italia, ekip nën nivel”

  1. Kalec Dega says:

    Pashe vetem pjesen e dyte.Filluan jo keq me dy raste te bukura por pa sukses. Skocezet po luanin aq bukur sa po habiteshin dhe vete.Lojtaret shqiptare, si gjithmone, nuk mbajne dot topin, pasime te gabuara , mbi peshe mu duken nja dy dhe aspak te shpejte ose me mire qe nuk vrapojne dot.
    Pas golit te pare, pesuar lehte, shqiptaret po luanin ne rremuje , pa stil dhe te dobet fizikisht. Nje ekip shume i dobet por me pune ndoshta permiresohen.

  2. ÇAKMAKU says:

    Nje trajner qe ben “leçon”per 90′ nuk eshte trajner per kombetare,por per tv show.

  3. orient says:

    ..Panuçi nuk ka faj pasi kjo eshte lartesia futbollistike’ per te cilen nuk po shpenzohet,.. dhe ne vend te talentit perfaqesohemi nga lojtare te paafte,miku fisi,opinga etj..

  4. says:

    Me territorin dhe shtetasit tanë s’bëjm tolerime si në futboll dhe hyrje ilegalisht.

  5. Injoranti sportiv jep mendim says:

    Kombetarja Shqiptare eshte ne te njejtin livel qartesie si vete Shqiperia ne moment, vetem ne mund ta sqarojm gjendjen tone te pasqarueshme te kombetares tone…

Lini një Përgjigje te Injoranti sportiv jep mendim Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *