Monika Kryemadhi: Ndërkombëtarët na quajnë shpellarë, po LSI ua ka treguar vendin se nuk tallen dot me ne

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, që drejtohet nga Lutfi Dervishi, ka sulmuar ndërkombëtarët.

Ajo tha se ata janë përgjegjës për situatën e krijuar në Shqipëri.

Sipas saj, shqiptarët për ndërkombëtarët janë shpellarë.

“Ndërkombëtarët po ndihmojnë në instalimin e diktaturës në Shqipëri. Ka shumë fajtorë, duke filluar nga lobistët që paguhen me taksat e shqiptarëve.

Nuk jemi kalamaj që ndërkombëtarët të tallen me ne, qoftë ambasadorët, qoftë zyrtarët.

Ata i quajnë shqiptarët shpellarë. Por nuk mund të tallen me ne, të pakten me LSI”, tha Kryemadhi.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...