Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Mazniku: Amendimi i ligjit për Teatrin e bën procesin më të hapur, Basha s’vuri asnjë tullë për qytetin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaron se amendimi i ligjit për ndërtimin e teatrit të ri do e bëjë procesin më të hapur. I ftuar në News 24, Mazniku theksoi se Komisioni Europian i hoqi opozitës çdo alibi për ta kundërshtuar projektin, ndërsa sugjeroi që të ftohen edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Ne kemi shrpehur gatishmërinë, e cila përgëzohet nga KE, që të shohim mundësinë për të dhënë opsionin nëse ekzistojnë persona të tjere në situatë të ngjashme, që të garojnë me një koncept tëe ngjashëm.

Do të kemi një amendim të ligjit, i cili te përmbajë mundësinë që kompani, persona, apo institucione të tjera që kanë mundësi të konkurrojnë t’ia propozojnë këtë komisionit të shqyrtimit.  

Komisioni nuk do shqyrtojë vetëm projektin ekzistues, por edhe propozime alternative. Parlamenti shqiptar ka caktuar që të ketë një komision, duke përfshirë edhe artistët brenda, dhe i gjithë ky komision do të shqyrtojë këtë ofertë apo oferta të tjera.  

Më pas, komisioni do të marrë një vendim dhe këtë vendim do t’ia çojë prapë Parlamentit për vendim”, bëri të ditur Manziku.

 Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës solli edhe një paralelizëm të akuzave të hedhura nga opozita për teatrin me ato të tre viteve më parë për parkun e lojërave të Liqeni, që sot është një nga vendet më të frekuentuara nga qytetarët e Tiranës. Mazniku nënvizoi se opozita dhe Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës nuk realizuan asnjë projekt, dhe ky është makthi i tyre sa herë që në qytet nis një vepër e re. 

Në qoftë se opozita do të kishte ardhur në komision, dhe në vend që të ngrinte karrige e tavolina, të bërtiste e të bllokonte komisionin, të vinte me një propozim specifik për mënyrën si ligji mund të bëhej më i mirë, ju siguroj që do ishim të gjithë të gatshëm.  

Opozita nuk do që ky qytet të zhvillohet e të bëhet me një Teatër të ri. 

Lulzim Basha nuk i dha qytetit një Teatër të ri, nuk vuri një tullë, nuk beri një rrugë, por ama sa më shumë punë të bëhet në këtë qytet, aq më e qartë bëhet që ai nuk ka bërë asnjë punë”, theksoi me tej Mazniku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *