“Panuçi fluturon me presh… nën sqetull”

Nga Fatjon Baze

Pas largimit te Xhani De Biasit, u deshen disa muaj mendimesh e negociatash per te gjetur pasuesin e tij qe do ta zevendesonte dhe te vijonte rrugen qe ai kishte nisur.

Padroni i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, e ktheu ne nje “show” emrin e trajnerit te ri – derisa vendosi me pas qe t’ia besonte kete detyre nje tjeter italiani, Kristian Panuçit, qe edhe pse nuk kishte ndonje eksperience si trajner, u shit si nje njeri qe do te bente gjera te medha me ekipin Kombetar.

Dhe ja ku jemi – ku pas shume vitesh po shohim serish nje ekip qe po na sjell ne memorie rezultate zhgenjyese dhe ndeshje qe nuk te ngjallin asnje emocion per ta ndjekur pasi loja eshte katastrof dhe shume shqetesuese.

Kristian Panuçi na ka kthyer serish mos deshiren per ta ndjekur ekipin Kombetar, pasi kemi ndjenjen e hidhur te humbjes qe perpara nisjes se ndeshjes – por fakti se e duam fanellen kuqezi na detyron ta ndjekim ne te mire e ne te keq. Panuçi po kryen eksperimente te dhimbshme dhe aspak shpresedhense me Kombetaren dhe te gjithe ndjenjat e tifozerise “Kuq e Zi” duke tradhetuar besimin e dhjetera spektatoreve.

U desh nje fitore me fat kunder Izraelit fal nje goli individual te bere nga Xhaka- dhe atij ju desh te nxirrte kthetrat duke sulmuar kritiket, nderkohe qe fsheh koken si “struci” gjithnje kur humbet duke gjetur justifikimin e rradhes. Panuçi eshte nje trajner qe ka zhdukur lojen e bukur; nuk do t’i te beje asnje skeme; ka krijuar nje ekip qe po çalon ne çdo repart- nderkohe qe fton lojtare qe nuk kane treguar akoma qe e meritojne ta veshin fanellen e Komebtares kuqezi.

Eshte nje trajner qe aq di dhe aq ben dhe pergjegjesit qe na kane kthyer serish vite pas per te pare te tilla sfida te turpshme jane dhe kupola e Federates Shqiptare te Futbollit.

Te udhehequr nga nje president qe me shume e ka mendjen tek pazaret se sa tek ndjenjat e tifozave – edhe ata duhet te kene te njejtin fat si te Kristian Panuccit.

Jane njerez qe pasi po shkaterrojne futbollin shqiptar duke i zbrazur stadiumet, tashme po fundosin dhe ekipin Kombetar qe perveç rezultateve negative qe nuk japin shprese per te ardhmen – jane duke larguar dhe tifozet nga shkallet e stadiumit me vjedhjet qe bejne me çmimet e biletave.

Jane njerez qe po vrasin çdo dite deshiren per te luajtur dhe ndjekur futbollin – pasi synimi i tyre eshte vetem se si te marrin sa me shume para nga te rinjte dhe nga sportdashesit.

Kristian Panuçi do mbahet mend si nje trajner qe futi ne “mendime” te thella padronin e FSHF-se Armando Duken per ta emeruar – dhe te vetmen gje qe po bejn jehone jane se po kerkojne 100 mije euro nga nje ish president i semure si Bujar Nishani. Do mbahen mend tamam sharlatane!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...