“Panuçi fluturon me presh… nën sqetull”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Fatjon Baze

Pas largimit te Xhani De Biasit, u deshen disa muaj mendimesh e negociatash per te gjetur pasuesin e tij qe do ta zevendesonte dhe te vijonte rrugen qe ai kishte nisur.

Padroni i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, e ktheu ne nje “show” emrin e trajnerit te ri – derisa vendosi me pas qe t’ia besonte kete detyre nje tjeter italiani, Kristian Panuçit, qe edhe pse nuk kishte ndonje eksperience si trajner, u shit si nje njeri qe do te bente gjera te medha me ekipin Kombetar.

Dhe ja ku jemi – ku pas shume vitesh po shohim serish nje ekip qe po na sjell ne memorie rezultate zhgenjyese dhe ndeshje qe nuk te ngjallin asnje emocion per ta ndjekur pasi loja eshte katastrof dhe shume shqetesuese.

Kristian Panuçi na ka kthyer serish mos deshiren per ta ndjekur ekipin Kombetar, pasi kemi ndjenjen e hidhur te humbjes qe perpara nisjes se ndeshjes – por fakti se e duam fanellen kuqezi na detyron ta ndjekim ne te mire e ne te keq. Panuçi po kryen eksperimente te dhimbshme dhe aspak shpresedhense me Kombetaren dhe te gjithe ndjenjat e tifozerise “Kuq e Zi” duke tradhetuar besimin e dhjetera spektatoreve.

U desh nje fitore me fat kunder Izraelit fal nje goli individual te bere nga Xhaka- dhe atij ju desh te nxirrte kthetrat duke sulmuar kritiket, nderkohe qe fsheh koken si “struci” gjithnje kur humbet duke gjetur justifikimin e rradhes. Panuçi eshte nje trajner qe ka zhdukur lojen e bukur; nuk do t’i te beje asnje skeme; ka krijuar nje ekip qe po çalon ne çdo repart- nderkohe qe fton lojtare qe nuk kane treguar akoma qe e meritojne ta veshin fanellen e Komebtares kuqezi.

Eshte nje trajner qe aq di dhe aq ben dhe pergjegjesit qe na kane kthyer serish vite pas per te pare te tilla sfida te turpshme jane dhe kupola e Federates Shqiptare te Futbollit.

Te udhehequr nga nje president qe me shume e ka mendjen tek pazaret se sa tek ndjenjat e tifozave – edhe ata duhet te kene te njejtin fat si te Kristian Panuccit.

Jane njerez qe pasi po shkaterrojne futbollin shqiptar duke i zbrazur stadiumet, tashme po fundosin dhe ekipin Kombetar qe perveç rezultateve negative qe nuk japin shprese per te ardhmen – jane duke larguar dhe tifozet nga shkallet e stadiumit me vjedhjet qe bejne me çmimet e biletave.

Jane njerez qe po vrasin çdo dite deshiren per te luajtur dhe ndjekur futbollin – pasi synimi i tyre eshte vetem se si te marrin sa me shume para nga te rinjte dhe nga sportdashesit.

Kristian Panuçi do mbahet mend si nje trajner qe futi ne “mendime” te thella padronin e FSHF-se Armando Duken per ta emeruar – dhe te vetmen gje qe po bejn jehone jane se po kerkojne 100 mije euro nga nje ish president i semure si Bujar Nishani. Do mbahen mend tamam sharlatane!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në ““Panuçi fluturon me presh… nën sqetull””

  1. Panuci ZHDUKU says:

    Te lumt fatjon

  2. Kellira says:

    Fiks si kane shkrujt per De Biazin kur mori postin. E bon mut de Biazin derisa i bojkotuan ndeshjet pas kampionatit europian. Dhe ai ia dhiu me nje fitore 3-0 me Izraelin.
    Shqiptaret presin dhe komentojne per Kombetaren si ato grate e kqija qe presin te mbese nusja shtatzene menjehere pas marteses.
    Pas tentativash te deshtuara e gjejne kollaj: e ka fajin nusja qe s’ngel shtatzene. Nuk pyesin ne i ngrefet apo jo dhendrit.
    Neve nuk na ngrefet per asgje por fajin dihet qe na e ka “nusja”.

  3. Adri says:

    E ke qare stilin e Meros, sidomos me fjaline e fundit!

  4. gloria says:

    Sa te jete Duka i droges ne krye te futbollit Shqipetar keq e me keq do shkoje kombetarja jone…..

  5. Alban Dega says:

    BEM BABA TE TE NGJAJ !

    Jam i sigurte qe do ia kalosh edhe babait !
    Po aq i sigurte se atij nuk do ti mbetet hatri !
    Perkundrazi do te jete edhe me krenar per ty se sa per vetveten!
    Keep going !

  6. Iliri says:

    Fitorja me Izraelin ishte e rastesishme pasi nuk pame futboll dhe skema loje.Fati e deshi qe pjesen e pare nuk morem 3 gola.Ne skoci asgje nuk ndryshoi loje amatoresh shto dhe euforine se kemi ardhur per fitore dhe e gjith permblidhet ne nje deshtim total.Mos tu genjeje mendja se mundet te marin qofte edhe nje pike ne ndeshjet e mbetura.Kombetarja eshte nje nivel qe nuk te jep asnje shprese si lojtaret ashtu dhe drejtuesit .

  7. Igli says:

    Duhet nderruar trajneri.Duka po e po.

  8. Roland says:

    Jane shqiptaret popull sunit .. qe durojne ti qijne ne bythe keta kerma

  9. Viro says:

    Fatjon, ti ke shkruar keq, me mungese te theksuar kulture. Nga e di ti se Panuci nuk di te bej asnje skeme? A ke statistika, se sa kohe duhet per te kaluar nga nje ekip ne nje tjeter, si ne rastin tone? Pak te duket te futesh dy lojtar te rinj ne mbrojtje, si Gjimshiti dhe Luniku? To nuk jep asnje mendim konkret per lojtar te ri ne mesfushe, po vetem sharje. Degjova Vaten dje ne koment direkt qe dhe ai vetem shante. Te gjithe hiqemi specialist me llafe po te ndertosh ekip nuk eshte e lehte. Lus zotin qe lojtaret e kombetares Jane djem qe punojne jashte. Fat eshte dhe qe Panuci eshte italian DHE Jo i rendomt si ti e te tjere. Ata djem nuk I komandon dot asnje trajner shqiptar, asnje. Lereni Panucin te punoje.

  10. Verejtie jo te shash says:

    Kaq e ka bishtin lepuri , c’ fare kerkoni e komentoni me Duken , Bazen,”Sharlatanin “e kapterit dhe manget ishte komentatori me “gjithsesiii….gjithsesiii…” me shume te neveritet ndeshja se sa te emocionohesh ta ndjekesh e te kesh deshire per te

  11. S S says:

    Cristian, diventi uomo (età non ti manca), levati dalle palle, non capisci proprio nulla come allenatore!!!!!

  12. MUTI PO MBYT DUKEN says:

    DUHET NDERUAR DUKA SE QELBI BARKEN E FSHF…..E CILA PO FUT ERA MUT NGADO ….??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. mikojani says:

    I pse i bini ne qafe Panucit.Ate brume ka,ate buke gatoje.Me dy lojtare doni fitore ju,me Strakoshen dheHysaj.Jo more zoterinj,nuk shkohet ne Europian,me lojtare kategoria trete.Do bythe futbolli,nuk do pallavra.Sa harxhojme ne ne vite per futbollin,i harxhon nje shkolle e mesme ne Zvicer.Lereni Panucin rehate,cfare te beje,ti rruaj trapin,ne jemi me keqe se ne vitin 1980,te pakten ato vite kishte shpirt gare,tani kane pordhe lojtaret.

  14. Patrioti says:

    Me miell misri nuk mundte besh buke gruri.sado te jete furrxhiu i zoti

  15. Nipi-uk says:

    Nuk e kuptoj perse sulmohet Panuci ?
    Duka eshte nje moster e korruptuar, mafjoz dhe i pabese. Ai eshte fajtor per gjithcka.

Lini një Përgjigje te Igli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *