PD komenton reagimin e BE për teatrin: Është gropa që i bëhet “nënës” së korrupsionit, të gjithë thirrën urraaa

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka analizuar reagimin e Bashkimit Europian lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes deputetit Hekuran Hoxhalli, PD e konsideron deklaratën e BE si një thirrje për të ndaluar projektin aktual.

Deklarata e BE nuk është: “Bravo çuna! Vazhdoni kështu!”, por është: “Kujdes çuna! Kështu nuk bëhet!” thotëligjvënësi i djathtë.

Ndër të tjera ai thotë:

“Deklarata e BE është “gropa” që BE i ka bërë gati “nënës” së korrupsionit.

BE tha dje: zhvisheni projektin e Teatrit nga korrupsioni, dmth nga skema e zhvatjes së pasurisë publike për qëllime përfitimi privat. Të gjithë thirrën urraaa! A thua se për herë të parë dëgjonin fjalinë: Futeni projektin në garë?!

Të futësh projektin në garë do të thotë të shpronësosh privatët e parcelës ndërtimore, projektin e teatrit të mos e bëjë oligarku, por profesionistë të painteresuar për kullat pas tij, do të thotë lejën e ndërtimit për kullat t‘ia japësh ndërtuesit që kërkon numër sa më të vogël katesh e kullash, por që ve në dispozicion fond sa më të madh për ndërtimin e teatrit.

BE kërkon garë, sepse gara e mbron interesin publik dhe lufton korrupsionin. Gara është kundër Kryeministrit që e “polli” këtë aferë dhe kundër oligarkut që iu bë “djep” asaj.

Opozita ka të drejtë që t’i gëzohet fjalës së BE, sepse BE foli këtë herë me gjuhën e saj. Problemi është se pse gëzon “nëna” dhe pse gëzon “mamia”. Apo ia kanë gjetur anën edhe garës? Të kenë vënë kriter tenderi që firma fituese duhet ta ketë emrin me gërmën e parë “F” dhe të disponojë truall brenda parcelës ndërtimore?

Sic e njoh une “nënën” e korrupsionit, kjo do jetë gjëja e parë që i ka shkuar ndërmend.

Puna është se BE nuk e ka regjistruar tentativën e parë si “projekt zhvillimi”, por si aferë korruptive, e mbetur në tentativë.

Deklarata e BE nuk është: “Bravo çuna! Vazhdoni kështu!”, por është: “Kujdes çuna! Kështu nuk bëhet!”.

Deklarata e BE është “gropa” që BE i ka bërë gati “nënës” së korrupsionit.

Sfida nuk është për Kryeministrin. Sfida është për opozitën: do t’ia ndriçojë rrugën për në gropë kryeministrit, apo do ta tërheqë nga mënga që të mos bierë brenda?”, shprehet Hoxhalli. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “PD komenton reagimin e BE për teatrin: Është gropa që i bëhet “nënës” së korrupsionit, të gjithë thirrën urraaa”

  1. Mbas ndeshjes rezultati ka rendesi says:

    “Lufta “pse behej , gjithe ato protesta te ” medha” , bojkotet nuk e kuptoj perse i benit per tu krekosur e per te shitur dengla, per mos prishur teatrin e prishur e mos ndertuar kullat, apo per tu futur ne garen e ndertimit dhe firma te tjera se si perfundim teatri do rezohet e ndertohet tjeter dhe me ate projekt te artiktetit qe do mirte nga luli per hater te kelushit.bushati Person non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *